Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botërore të çerek shekullit në vazhdim?
Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botër...

Luftime të ashpra janë raportuar në qytetin jugor të Gazës, Han Junis, më 2 janar, një ditë pasi Izraeli tha se do të tërheqë mijëra trupa nga zona të tjera të këtij territori.
Palestinezët raportuan për sulme ajrore dhe me artileri gjatë natës dhe në mëngjesin e 2 janarit në Han Junis dhe në zonat afër kufirit me Izraelin. Luftime po ashtu janë raportuar në dhe përreth kampit të refugjatëve Burej, në Gazën qendrore.
Edhe në Qytetin e Gazës, prej ku shumica e banorëve kanë ikur dhe ku trupat izraelite po luftojnë me luftëtarët e Hamasit për më shumë se dy muaj, banorët kanë raportuar për luftime në lagje të ndryshme, por edhe në kampin e refugjatëve Xhabalia, që gjendet afër.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – të shkatërrohet dhe të lirohen mbi 100 pengje që mbahen nga ky grup radikal. Lideri izraelit ka thënë se lufta mund të vazhdojë edhe për disa muaj.
Por, më 1 janar Izraeli njoftoi se do të tërheqë mijëra trupa nga Gaza. Ky njoftim erdhi pak para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përderisa Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar për të ndalur ofensivën e tij që ka vrarë pothuajse 22.000 palestinezë. Blinken i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë.
Hamasi ka vrarë 1.200 persona dhe ka zënë rob afër 240 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit që nxiti luftën.
Izraeli është shumë afër marrjes së kontrollit operacional në pjesën veriore të Gazës dhe ka thënë se do të reduktojë numrin e forcave në atë pjesë. Megjithatë, luftime të ashpra po zhvillohen në territorin palestinez, veçmas në jug, ku gjenden shumë forca të Hamasit dhe shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës që ka ikur nga luftimet në veri.
Pavarësisht se ka njoftuar për tërheqjen e mijëra trupave në javët në vijim për pushim dhe trajnime, ushtria izraelite nuk ka thënë nëse ky vendim paraqet një fazë të re të luftës./ REL
Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botër...
Gjykata më e lartë eIzraelit ka rrëzuar një pjesë kyçe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar thirrj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një dekl...
Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit...
Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin i...
Në orët e para të 24 shtatorit 2023, dy kamionë pa targa i...
BE-ja ashpërson më tej sanksionet për importimin e mal...
Një avion i Japan Airlines është përfshirë nga flakët pasi...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njihet për gafat e shu...
Izraeli ka vijuar me bombardimet ajrore në Gaza duke s...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Japoni ësh...
Lideri i opozitës në Korenë e Jugut është goditur me t...
"Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja d...
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të...
Agjencia hapësinore e Indisë ka lëshuar me sukses një ...
Etiopia ka ndërmarrë hapat e parë ligjorë në një rrugë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofr...
Në këto kohë konfliktesh jashtë vendit, më shumë amerikanë...
Mijëra njerëz në Japoni po kalojnë natën në qendrat e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...