"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Presidenti amerikan, Joe Biden, njihet për gafat e shumta që bën gjatë daljeve të tij publike, por edhe takimeve diplomatike.
Kjo ka vënë në pikëpyetje edhe figurën e tij si president i SHBA-së nga analistët.
Në Britani, gafa e Biden-it ka shkaktuar polemika dhe debate, duke prekur inatet politike të vendeve.
Teksa ishte në Irlandë, ai u ndal në një pijetore dhe tentoi të nderonte kushëririn e tij, Rob Kearney, i cili është një lojtar ragbi, skuadra irlandeze e të cilit mundi ekipin dominues “All Blacks” të Zelandës së Re në vitin 2016.
Por në vend që të thoshte se kushëriri i tij fitoi ndaj ekipit “All Blacks”, Presidenti amerikan tha se fitoi ndaj “Black and Tans”.
“Black and Tans” është një emër poshtërues që i është vënë rekrutëve të policisë britanike të caktuar për të luftuar Ushtrinë Republikane Irlandeze në vitet 1920.
“Ai ishte një lojtar i fortë (eg.hell) ragbi dhe ai mundi Black and Tans”, tha Biden në prill të këtij viti.
Në qershor, Biden priti kryeministrin britanik, Rishi Sunak, në Shtëpinë e Bardhë dhe iu drejtua si “president”.

81-vjeçari shpejtoi të korrigjonte gabimin e tij, duke bërë shaka se i dha Sunak-ut një promovim.
“Epo zoti President… Sapo ju promovova… Zoti Kryeministër, është mirë që ju mirëpres përsëri”, tha Biden në fillim të takimit me kryeministrin britanik, i cili qeshi.
Pak ditë më pas, ai bëri një tjetër gafë, konkretisht ndodhi në Connecticut.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë përmbylli fjalimin me frazën: “Zot ruajt mbretëreshën!”, çka ngjalli hutim te të pranishmit, të cilët pyesnin për kuptimin e asaj fjalie.
Ky mister zgjati derisa Shtëpia e Bardhë shpjegoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte “bërë një koment me dikë në turmë”.
Përla e radhës ndodhi gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, ku ai ngatërroi himnet kombëtare.
Sapo filloi himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngriti dorën e djathtë dhe e vendosi në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.
Biden mbajti dorën në të njëjtin vend për 15 sekonda përpara se të kuptonte gabimin e tij dhe e hoqi me një lëvizje të ngadaltë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një konferencë me gazetarët në fund të qershorit, u pyet për dobësimin e presidentit rus, Vladimir Putin pasi i doli kundër ish-shefi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.
Presidenti i SHBA deklaroi se Rusia po e humbet luftën në Irak, ndërkohë që lufta e Putin-it është shtrirë në Ukrainë.
“Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak”, u shpreh ai, duke ngatërruar kështu Ukrainën me Irakun.
Biden e quajti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky-n ‘Vladimir’. Këtë gafë ai e bëri në korrik gjatë një deklarate të përbashkët të G7-ës në mbështetje të Ukrainës.
Ai u drejtua Zelensky-t duke e quajtur Vladimir, megjithëse ky emër është pa dyshim shumë i ngjashëm me Volodymyr.

“Unë dhe Vladimir…,unë dhe Zelensky folëm për llojin e garancive që mund të kishim humbur ndërkohë që isha në Ukrainë dhe kur u takuam në vende të tjera”, deklaroi Biden.
Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë ceremonisë vjetore të Shtëpisë së Bardhë para Festës së Falënderimeve në nëntor, ngatërroi dy këngëtaret Britney Spears me Taylor Swift.
Ai përdori emrin Britney teksa i referohej turneut që Taylor Swift po mbante në Brazil.
"Vetëm për të arritur këtu, Liberty dhe Bell duhej të mposhtnin disa shanse të vështira dhe konkurrencën. Ata duhej të punonin shumë, të tregonin durim dhe të ishin të gatshëm të udhëtonin mbi 1000 milje. Mund të thuash se është edhe më e vështirë sesa të marrësh një biletë për turneun e Rilindjes ose, ose turneun e Britney-t. Ajo është poshtë, është disi ngrohtë në Brazil tani", tha Biden.
Britney Spears nuk ishte në turne dhe as Beyonce, e cila e ka përfunduar turneun e saj të Rilindjes në tetor. Megjithatë, Sëift ishte në mes të një turi ndërkombëtar dhe iu desh ta shtynte koncertin në Rio de Janeiro për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Këto janë vetëm disa nga gafat që presidenti amerikan ka bërë gjatë daljeve të tij publike në vitin 2023, pasi janë të shumta rastet kur 81-vjeçari është ngatërruar./ CNA
Izraeli ka vijuar me bombardimet ajrore në Gaza duke s...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Japoni ësh...
Lideri i opozitës në Korenë e Jugut është goditur me t...
"Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja d...
Presidenti Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të...
Agjencia hapësinore e Indisë ka lëshuar me sukses një ...
Etiopia ka ndërmarrë hapat e parë ligjorë në një rrugë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofr...
Në këto kohë konfliktesh jashtë vendit, më shumë amerikanë...
Mijëra njerëz në Japoni po kalojnë natën në qendrat e ...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts kërkoi vetpërmb...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të ...
Presidenti Vladimir Putin është zotuar të "intensifiko...
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosov...
Pamje të bukura me fishekzjarre mbuluan qiellin e një pjes...
Më shumë se 80 tërmete janë regjistruar sot në Japoni,...
Josie Gibson u shndërrua në një oficere policie seksi ...
Më 24 shkurt 2022, Rusia pushtoi Ukrainën në një përshkall...
Ushtria ukrainase pretendoi se Rusia ka lëshuar 90 dro...
Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar me gjashtë muaj bu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...