"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts kërkoi vetpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në përdorimin e Inteligjencës Artificiale përmes raportit të fundvitit prej 13 faqesh. Raporti po vlerësohet nga mediat amerikane si me qëndrime të dyfishta pasi zoti Roberts nuk u shpreh në tërësi as pro e as kundër përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ai tha se kjo teknologji ka potencialin për shembull të ndihmojë gjykatat në zgjidhjen e rasteve më shpejt dhe me më pak kosto. Por, zoti Roberts vuri në dukje gjithashtu shqetësimet rreth privatësisë dhe faktin që kjo teknologji e re ende nuk e ka nivel e gjykimit njerëzor.
Ai parashikon që gjyqtarët njerëzorë nuk do të zëvendësohen së shpejti nga teknologjia, por, shton se, “me të njëjtin besim parashikoj se puna, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore, do të ndikohen ndjeshëm nga Inteligjenca Artificiale. Për këtë ai thekson se “çdo përdorim kërkon kujdes dhe vetëpërmbajtje”.
Komenti i Kryetarit të Gjykatës së Lartë vlerësohet si diskutimi më domethënës deri më sot për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në ligj dhe përkon me një numër gjykatash më të ulëta që po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyrën më të mirë për t'u përshtatur me një teknologji të re të me aftësi të jashtëzakonshme, por që gjithashtu ka treguar prirje për të gjeneruar përmbajtje fiktive që këtu quhen “halucinacione”.
Zoti Roberts përmendi një rast ku të ashtuquajturat halucinacionet e Inteligjencës Artificiale kishin nxitur avokatët të citonin raste që nuk kanë ndodhur asnjëherë në dokumentet e gjykatës.
Ai nuk e përmendi se për cilin rast bëhet fjalë, por mediat me shpejtësi kujtuan rastin e javës së kaluar kur Michael Cohen, ish avokati i Donald Trumpit, ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, e kishte pranuar se ai gabimisht iu kishte dhënë avokatëve citate false që kishin arritur të bëhen pjesë e dokumentacionit që ishte pranuar nga Gjykata.
Një rregull i ri i propozuar nga një gjykatë federale në Nju Orlins do t'u kërkonte avokatëve të vërtetojnë se ata nuk janë mbështetur tek programet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT apo OpenAI, për të hartuar përmbledhjet apo se njerëzit kanë rishikuar saktësinë e një teksti të krijuar nga kjo teknologji në dosjet e tyre gjyqësore./ VOA
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të ...
Presidenti Vladimir Putin është zotuar të "intensifiko...
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosov...
Pamje të bukura me fishekzjarre mbuluan qiellin e një pjes...
Më shumë se 80 tërmete janë regjistruar sot në Japoni,...
Josie Gibson u shndërrua në një oficere policie seksi ...
Më 24 shkurt 2022, Rusia pushtoi Ukrainën në një përshkall...
Ushtria ukrainase pretendoi se Rusia ka lëshuar 90 dro...
Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar me gjashtë muaj bu...
Me fillimin e vitit 2024 do të hyjnë në fuqi shumë reforma...
Japonia lëshoi alarme për cunami dhe urdhëroi evakuime pas...
Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në v...
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund t...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë të hënë Japoninë. T...
Në fjalën e tij tradicionale me rastin e vitit të ri, ...
Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II ka njoftuar dor...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të sh...
Hong Kongu ka mirëpritur vitin e ri 2024. Dhjetëra mijëra...
Spektakël fishekzjarrësh në portin e Sydneit në Australi. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...