Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Në fjalën e tij tradicionale me rastin e vitit të ri, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga qytetarët gatishmëri për ndryshim. Bota po ndryshon, edhe ne duhet të ndryshojmë, tha kancelari. Ai kujtoi krizat e kohëve të fundit: "Pa përfunduar tërësisht Corona, Rusia nisi një luftë të pamëshirshme në Evropë. Menjëherë pas kësaj, presidenti rus e mbylli rubinetin e gazit. Dhe në vjeshtë ndodhi edhe sulmi brutal terrorist i Hamasit kundër Izraelit. Kaq shumë vuajtje, aq shumë gjakderdhje. Bota jonë është bërë më e trazuar dhe më e ashpër."
Pavarësisht këtyre sfidave, kancelari gjerman kujtoi se treguesit ekonomikë në fund të vitit nuk rezultojnë ashtu siç ishte parashikuar: Inflacioni ka rënë, pagat dhe pensionet janë rritur dhe depozitat e gazit janë plot. "Gjërat dolën ndryshe sepse ne i rezistuam rënies ekonomike. Sepse kursyem energji dhe morëm masa paraprake në kohën e duhur. Të gjithë ne - së bashku", tha kancelari. Viti 2024: Investime rekord dhe lehtësime tatimore
Ai kujtoi se numri i të punësuarve në Gjermani është në një nivel të lartë si kurrë më parë, dhe se vitin e ardhshëm qeveria do të kryejë "investime në shuma rekord", edhe për të kompensuar mungesën e investimeve të bëra në vitet e fundit: "Vendi ynë ka konsumuar për një kohë të gjatë deri në amortizim. Kjo është arsyeja pse ne po investojmë tani: në rrugë dhe hekurudha më të mira, në një furnizim me energji të pastër dhe në mbrojtje më të mirë të klimës. Në vende pune të mira - në sektorë të ekonomisë në të cilët Gjermania ka qenë gjithmonë lidere botërore. Por edhe në sektorë ku kemi pasur boshllëqe në të kaluarën, si për shembull, në prodhimin e çipave kompjuterikë ose baterive."
Scholz kujtoi se nuk do të jetë e mundur të realizohen të gjitha investimet e dëshiruara, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në mes të nëntorit që i hoqi qeverisë gjermane 60 miliardë euro nga buxheti. Por ai kujtoi se megjithatë, barra tatimore do të jetë më e ulët: "Nga nesër të punësuarit në Gjermani do të paguajnë 15 miliardë euro më pak tatime”, tha ai. Së bashku me rritjen e parave për fëmijët, një familje katëranëtarëshe, do të ketë 1600 euro më shumë vitin e ardhshëm.
Scholz bën thirrje për një BE të bashkuar
Kancelari gjerman theksoi edhe nevojën e forcimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së vitin e ardhshëm. Ai theksoi nevojën për një BE të bashkuar dhe të fortë duke pasur parasysh konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. "Bashkimi Evropian na bën të fortë. Kur vepron, BE-ja flet në emër të mbi 400 milionë qytetarëve”, argumentoi ai.
Scholz i inkurajoi gjermanët të thonë fjalën e tyre nëpërmjet votës, një gjë që nuk ka qenë e vetëkuptueshme për një pjesë të Gjermanisë deri para disa dekadave: „Jo shumë kohë më parë gra dhe burra të guximshëm luftonin ende për zgjedhje të lira këtu në Gjermani. 35 vjet më parë filloi revolucioni paqësor në RDGJ. Të kesh të drejtën e fjalës dhe të drejtën e pjesëmarrjes në vendimmarrje – kjo është një e mirë e paçmuar."
Thirrje për solidaritet dhe kohezion social
Kancelari gjerman theksoi edhe rëndësinë e solidaritetit dhe përpjekjeve të përbashkëta për të kapërcyer sfidat e së ardhmes. "Ashtu si në shumë pjesë të Gjermanisë që aktualisht po vuajnë nga përmbytjet e tmerrshme dhe pasojat e tyre. Mendoj për të gjithë të prekurit, të cilët sigurisht do t'i ndihmojmë dhe që nuk do t'i lëmë vetëm në këto momente të vështira”. Ai u falënderua për te të gjitha gratë dhe burrat që po luftojnë me të gjitha forcat e tyre me përmbytjet.
Scholz theksoi rëndësinë e secilit individ për suksesin dhe prosperitetin e vendit. "Ne jemi të fortë edhe sepse e dimë që çdo individ është i nevojshëm, që nga studiuesi i nivelit më të lartë, deri te infermierja e gjeriatrisë, polici dhe postieri”.
Ai ftoi për një vështrim optimist për të ardhmen: "Nëse e kuptojmë këtë, nëse e trajtojmë njëri-tjetrin me këtë respekt, atëherë nuk ka pse të kemi frikë nga e ardhmja! Atëherë viti 2024 mund të jetë një vit i mirë për vendin tonë. DW
Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II ka njoftuar dor...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të sh...
Hong Kongu ka mirëpritur vitin e ri 2024. Dhjetëra mijëra...
Spektakël fishekzjarrësh në portin e Sydneit në Australi. ...
Festa e Krishtlindjes është familjare dhe e qetë, ndër...
Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turisti...
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Ozkan Ulutas ka ...
Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukr...
Viti i ri 2024 ka mbërritur në Zelandën e Re. Ashtu si ësh...
Vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë COVID-19 dhe bll...
Rreth 90,000 oficerë policie do të mobilizohen në të g...
E hëna, 1 janari 2024, është një ditë historike për qy...
Udhëtimet nga Londra dhe drejt saj u anuluan të shtunë...
Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në...
Zona kufitare midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit duhet të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një komunik...
Tetë persona mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore...
Mijëra veta protestuan të shtunën në Beograd me kërkesën p...
Izraeli vazhdoi edhe këtë të shtunë sulmet ajrore dhe me a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...