Mijëra veta protestojnë në Beograd/ Kërkojnë anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit
Mijëra veta protestuan të shtunën në Beograd me kërkesën p...

Tetë persona mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në qendër Kharkivit të shtunën, të cilat goditën një qendër mjekësore, blloqe banimi dhe ndërtesa të tjera civile, njoftoi guvernatori i këtij rajoni.
Numri i personave që humbën jetën si pasojë e sulmit më të madh ajror të Rusisë ndaj Ukrainës shkoi në 39 të shtunën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të pastrojnë rrënojat që lanë pas goditjet, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy.
Rusia goditi me 158 raketa dhe dronë disa qytete dhe fshatrea anembanë Ukrainës të premten, në atë që zyrtarët ukrainas e cilësuan si sulmin më të rëndë ajror që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.
"Pothuajse 120 qytete dhe fshatra, qindra objekte civile kanë pësuar dëme", tha zoti Zelenskiy në aplikacionin Telegram.

Presidenti ukrainas tha se 39 persona u vranë dhe 159 të tjerë u plagosën në sulmet që përfshinin lloje të ndryshme të raketave balistike dhe dronë të prodhuar nga Irani. Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se arriti të rrëzonte 87 raketa ruse dhe mbi 30 dronë.
Në kryeqytetin Kiev u vranë të paktën 16 njerëz, numri më i madh i të vdekurve civilë në qytet gjatë gati 22 muajve luftimesh, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko. Qyteti shpalli 1 janarin ditë zie për të nderuar viktimat.
Kryebashkiaku Klitschko tha se ekipet e shpëtimit po vazhdonin kërkimet në rrënojat në Kiev, ku u goditën një magazinë dhe disa ndërtesa banimi dhe tregtare.
Operacionet e ekipeve të shpëtimit vazhduan në qytete dhe fshatra të tjera në qendër, jug dhe perëndim të vendit, thanë zyrtarët lokalë.
Autoritetet lokale nxituan të bëjnë të mundur riparimin e mijëra xhamave të thyer në ndërtesat e banimit dhe rivendosjen e ngrohjes.
Moti është i ngrohtë në pjesën më të madhe të Ukrainës me temperatura që lëvizin rreth 4 Celsius, diçka jo e zakontë në këtë stinë për Ukrainën.
Megjithatë, sinoptikanët presin një ulje të temperaturave në zero gjatë javës së ardhshme./ VOA
Mijëra veta protestuan të shtunën në Beograd me kërkesën p...
Izraeli vazhdoi edhe këtë të shtunë sulmet ajrore dhe me a...
Dhjetë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 45 të...
Organi zgjedhor i Pakistanit nuk e ka lejuar kandidimi...
Buldozerët ndërtuan pengesa gjigante rëre të premten për t...
Pasditen e sotme, në fshatin Bube të Zubin Potokut ka pasur ...
Që nga sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin më 7 tet...
Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut ka...
Qendrim Kryeziu është drejtori ekzekutiv dhe pronari i...
Estonia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, ve...
Në Tiranë, Gjykata e Lartë bëri sot të ditur se ka dhënë g...
Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e Kolorados që vendosi se...
Me 24 shtator, Kosova u gdhi me lajmin se një pjesëtar i p...
Në Spitalin Universitar të Janinës po trajtohet në gje...
Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se do të ketë ...
Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë,...
Në Kosovë 46% presin që viti i ardhshëm do të jetë vit...
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhje...
Një delegacion i lartë i zyrtarëve të Hamasit pritej të sh...
Një objekt i paidentifikuar ajror ka hyrë në hapësirën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...