Komisioni Zgjedhor në Serbi rrëzon opozitën/ Nuk pranon anulimin e zgjedhjeve
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhje...

Në Kosovë 46% presin që viti i ardhshëm do të jetë vit me prosperitet ekonomik, 31% presin që do të jetë vit me vështirësi ekonomike.
Në Shqipëri, qytetarët janë shumë më optimistë për ekonominë, ku 54% presin prosperitet, vetëm 12% presin vështirësi.
Raporti i fundit i Gallup International shpalos një pamje alarmuese për frikën globale nga konfliktet ushtarake dhe vështirësitë ekonomike, gjersa në këtë kontekst të ndërlikuar të zhvillimeve globale, Kosova dhe Shqipëria shkëlqejnë si ndër vendet më optimiste në botë duke treguar një frymë pozitive dhe shpresë për një të ardhme më të ndritshme nën kushtet e vështira të kohës së sotme.
Gallup International, në vazhdën e studimit më të gjatë në botë, i cili filloi në vitin 1979, ka vazhduar dhe këtë vit me matjen e indeksit të Shpresës, Lumturisë dhe pritjet për situatën ekonomike.
Përmes Kantar (Index Kosova), Kosova është pjesë e studimit të Gallup International që nga viti 2000. Studimi zhvillohet çdo fund-vit.
Këto janë disa nga gjetjet e studimit global nga Asociacioni Gallup International.
Rreth 26% të qytetarëve anembanë globit presin vit më paqësor në vitin 2024, por 39% presin të kundërtën – vit më të trazuar.
Para disa vitesh, Indeksi i optimizmit global të paqes zbuloi përqindje të njëjta të optimistëve dhe pesimistëve. Tani, si duket lufta e Ukrainës ka zgjuar frikën anembanë globit.
Përderisa në Kosovë 33% presin vit më paqësor dhe 42% vit më të trazuar, në Shqipëri qytetarët duken më pak të brengosur – 45% presin vit më paqësor dhe vetëm 20% vit më të trazuar.
Në Ukrainë 26% presin vit më paqësor dhe 33% vit më të trazuar, ndërsa në Rusi vetëm 12% presin vit më paqësor dhe 35% vit më të trazuar.
Perëndimi në tërësi duket i brengosur. Në anën tjetër të globit ka vende të jugut dhe të lindjes me shembuj si Afganistani dhe Indonezia, ku deri në 68% kanë pritje pozitive për paqen.
Fatkeqësisht, nuk ka rënie domethënëse sa i përket frikës nga lufta bërthamore në krahasim me vitin e kaluar.
Rreth 40% e qytetarëve të botës shohin rrezik të lartë nga lufta bërthamore, rreth 37% shohin rrezik mesatar dhe vetëm 14% nuk shohin fare rrezik nga një luftë e tillë.
Në Kosovë, 53% shohin rrezik të lartë dhe 19% rrezik mesatar, ndërsa në Shqipëri 42% shohin rrezik të lartë dhe 40% rrezik mesatar nga lufta bërthamore.
Shumica e qytetarëve në SHBA e shohin rrezikun mesatar, ndërsa në Rusi 20% shohin rrezik të lartë dhe 40% rrezik mesatar.
Rreth 39% e të intervistuarve në botë presin që viti 2024 do të jetë më i mirë sesa viti 2023 dhe 26% presin që viti i ardhshëm do të jetë më i keq.
Afër 30% presin që viti i ardhshëm do të jetë i njëjtë sikur viti 2023. Rezultatet duken pak më optimiste sesa ato të vitit të kaluar.
Vendet si Gjermania, SHBA-ja dhe Rusia tregojnë përmirësim në pritjet për vitin e ardhshëm në krahasim me fundin e vitit 2022, por megjithatë mbesin të brengosura.
Vendet si Irani, për shembull, nuk janë pesimiste, ndërsa India është pozitive dhe vendet e jugut janë tradicionalisht optimiste.
Përkundrazi, Evropa mbetet jo aq pozitive, me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë.
Arabia Saudite është vendi më optimist në botë, ndërsa pas saj radhiten Indonezia, Kosova, Afganistani, India dhe Shqipëria.
Pritjet për ekonominë duken pak më të mira sesa vitin e kaluar, por jo edhe aq shumë.
Rreth 39% presin vit me vështirësi ekonomike – rreth 9% më pak se vitin e kaluar. Pritjet për prosperitet ekonomik ose së paku vit pa ndryshime tregojnë rritje të lehtë, megjithatë pritjet negative mbizotërojnë. Bashkimi Evropian mbetet ndër vendet më pesimiste.
Në Kosovë 46% presin që viti i ardhshëm do të jetë vit me prosperitet ekonomik, 31% presin që do të jetë vit me vështirësi ekonomike dhe 18% presin vit të njëjtë me vitin 2023.
Në Shqipëri qytetarët janë shumë më optimistë për ekonominë, ku 54% presin prosperitet, vetëm 12% presin vështirësi dhe 34% presin një vit të njëjtë ekonomikisht sikur viti 2023./ Revista Monitor
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhje...
Një delegacion i lartë i zyrtarëve të Hamasit pritej të sh...
Një objekt i paidentifikuar ajror ka hyrë në hapësirën...
Tre personat që akuzohen si autorë të vrasjes së Lirid...
Policia e Kosovës ka ndarë disa foto ku ka kërkuar ndi...
Ligjet liberale për larjen e parave, marrja e lehtë e ...
Rusia ka nisur një valë sulmesh në disa qytete anembanë Uk...
Të dhënat e lëshuara nga Byroja e Regjistrimit të SHBA...
Kandidatja republikane për presidente, Nikki Haley, u ...
Sistemi i furnizimit të barnave në Shtetet e Bashkuara, du...
Ukraina dhe Hungaria po përgatisin mbajtjen e një takimi m...
Pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të për...
Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë p...
Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë ranë dakord për të mbajtu...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma për Ukrainën që k...
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, policia nisi heqjen...
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inform...
Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka ndër...
Një aeroplan me 34 pasagjerë ka ateruar në një liqen të ng...
Qeveria gjermane miratoi eksportin e armëve dhe pajisj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...