SHBA, në rrezik mbijetesa e farmacive të vogla
Sistemi i furnizimit të barnave në Shtetet e Bashkuara, du...

Kandidatja republikane për presidente, Nikki Haley, u pyet gjatë një takimi elektoral në Nju Hempshër, se cila ishte arsyeja që vendi u përfshi në Luftë Civile, por në përgjigjen e saj ajo nuk përmendi skllavërinë. Disa orë më vonë ajo ndryshoi qëndrim.
E pyetur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa ndodhej në një takim në qytetin e Berlinit, se çfarë besonte ajo, se çfarë e kishte shkaktuar luftën, zonja Haley foli mbi rolin e qeverisë, duke u përgjigjur se kishte të bënte me “liritë e njerëzve, rreth asaj çka mund dhe nuk mund të bënin”.
Më pas ajo iu kthye me një kundërpyetje personit që pyeti, i cili u përgjigj se nuk ishte ai që po kandidonte për president dhe se dëshironte të dinte përgjigjen e saj.
Me pas zonja Haley vazhdoi me një shpjegim më të gjatë, rreth rolit të qeverisë, lirive individuale dhe kapitalizmit. Në vazhdim personi që e pyeti i tha zonjës Haley se: “Në vitin 2023, është e habitshme për mua që ju i përgjigjeni kësaj pyetjeje pa përmendur fjalën skllavëri”.
"Çfarë doni të them mbi skllavërinë?", u përgjigj zonja Haley përpara se të kalonte papritur te përgjigjja e një tjetër pyetjeje.
Ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara dhe guvernatorja e Karolinës së Jugut, po punon për t'u shndërruar në sfiduesen kryesore të Donald Trump-it në garën brenda partisë për emërimin si kandidate për presidente në vitin 2024. Është e paqartë nëse komentet e saj, mbi atë se çfarë u bë shkak për Luftën Civile, do të kenë një ndikim politik afatgjatë, veçanërisht në mesin e votuesve të pavarur që janë vendimtarë për fushatën e saj.
Ajo u tërhoq nga qëndrimet e saj mbi Luftën Civile 12 orë më vonë. Zyrtarët e fushatës së saj shpërndanë një intervistë radiofonike të dhënë të enjten herët në mëngjes, gjatë së cilës ajo shprehej: "Sigurisht që Lufta Civile kishte të bënte me skllavërinë", diçka që ajo e quajti "një njollë për Amerikën". Më tej ajo vazhdonte duke përsëritur se “liria ka rëndësi dhe se të drejtat dhe liritë individuale kanë rëndësi për të gjithë njerëzit”.
Rivalët e saj republikanë i kujtuan me shpejtësi komentet e saj fillestare mbi këtë çështje, edhe pse shumica e tyre janë akuzuar se kanë minimizuar ndikimin e skllavërisë në vend.
Zyrtarët e fushatës së Guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, riqarkulluan në mediat sociale videon e shkëmbimit origjinal mes zonjës Haley dhe qytetarit që e pyeti, shoqëruar me një koment me sarkazëm ndaj saj. Gjatë fushatës në Ajoua të enjten, zoti DeSantis tha se zonja Haley "ka pasur disa probleme me të kuptuarit e historisë bazë amerikane" dhe se "nuk është aq e vështirë të identifikohet dhe të pranohet roli që skllavëria luajti në Luftën Civile".
Në fillim të vitit zoti DeSantis është përballur me kritika lidhur me skllavërinë, kur Florida miratoi standarde të reja arsimore, që u kërkonin mësuesve të udhëzonin nxënësit e shkollave të mesme, se skllavëria ishte dhe një formë aftësimi, pasi skllevërit përfitonin zanate.
Senatori amerikan i Karolinës së Jugut, Tim Scott, i vetmi republikan afrikano-amerikan në Senat e hodhi poshtë atë karakterizim, duke thënë se skllavëria kishte të bënte me “ndarjen e familjeve, me gjymtimin e njerëzve dhe madje edhe me përdhunimin e grave të tyre”.
‘Make America Great Again’, një grup politik konservator që mbështet fushatën e zotit Trump, nxori një deklaratë duke thënë se përgjigjja e zonjës Haley tregon se ajo "qartësisht nuk është gati për zënë një vend në krye të garës". Grupi nxori gjithashtu një postim të republikanit të Floridës, Byron Donalds, një afrikano-amerikan që mbështet zotin Trump, i cili shkruante në rrjetin "X": “Përgjigjja është skllavëria dhe pikë, Haley. Por kjo realisht nuk ka rëndësi sepse Trump-i do të jetë kandidati për 2024!”
Zoti Trump nuk përmendi dy shekujt e skllavërisë në Amerikë në një aktivitet në vitin 2020 me rastin e 223-vjetorit të nënshkrimit të Kushtetutës. Ai u përqendrua në themelimin e Amerikës që kishte "vënë në lëvizje zinxhirin e pandalshëm të ngjarjeve që i dhanë fund skllavërisë, siguruan të drejtat civile, mundën komunizmin dhe fashizmin, si dhe ndërtuan kombin më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë në historinë njerëzore".
Zonja Haley ka qenë nën trysni edhe më parë mbi çështjen e origjinës së Luftës Civile. Teksa kandidoi për guvernatore në vitin 2010, në një intervistë me një grup aktivistësh, zonja Haley e cilësoi luftën si një luftë mes dy palëve të ndryshme për "traditë" dhe "ndryshim" dhe tha se flamuri i Konfederatës ishte "jo diçka raciste".
Gjatë së njëjtës fushatë, ajo hodhi poshtë nevojën që flamuri të hiqej nga njëra prej godinave zyrtare të këtij shteti duke e portretizuar nxitjen që rivali i saj demokrat i bënte për këtë çështje, një marifet të dëshpëruar politik.
Pesë vite më vonë, zonja Haley u kërkoi ligjvënësve ta hiqnin flamurin, që ndodhej pranë një monumenti të një ushtari të Konfederatës, pas një sulmi në masë në Charleston të Karolinës së Jugut, gjatë të cilit një person i armatosur i bardhë, vrau nëntë anëtarë të një kishe afrikano-amerikane./ VOA
Sistemi i furnizimit të barnave në Shtetet e Bashkuara, du...
Ukraina dhe Hungaria po përgatisin mbajtjen e një takimi m...
Pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të për...
Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë p...
Zyrtarët meksikanë dhe amerikanë ranë dakord për të mbajtu...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma për Ukrainën që k...
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, policia nisi heqjen...
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inform...
Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka ndër...
Një aeroplan me 34 pasagjerë ka ateruar në një liqen të ng...
Qeveria gjermane miratoi eksportin e armëve dhe pajisj...
Gaston Glock, inxhinieri austriak që krijoi pistoletën Glo...
Shtëpia e Bardhë e ka miratuar një tjetër ndihmë ushta...
Gjermania aktualisht po përballet me një mungesë në se...
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka fol...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani,...
Një djalë është bërë pjesë e një momenti shumë të sikl...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi mëngjesin e s...
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, ka bërë thirrje pë...
Ish-miss Bolivia, njëherësh dhe modele, Alondra Mercad...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...