Nga qershori 2024 rregulla të reja për turistët në Venecia
Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turisti...

Festa e Krishtlindjes është familjare dhe e qetë, ndërsa në natën e Vitit të Ri kudo në Gjermani festohet: vetëm në Berlin priten pranë Portës së Brandenburgut deri në 65.000 vetë. Prej ditësh ndërtohen skena për koncertet. Festa do të zhvillohet nën moton "Festoni në Portë". Muzikantë të shumtë do të performojnë, mjaft stacione televizive do t'i trasmetojnë koncertet, ndërsa në mesnatë priten fishekzjarre.
Kjo tingëllon si një festë e bukur, por për shkak të frikës prej sulmesh të mundshme terroriste, askush nuk mund të relaksohet. Koncepti i sigurisë është kompleks. Në zonën e festës mund të hysh vetëm nëse ke biletë, dhe në hyrje ka kontrolle. Nuk lejohen as çantat, as fishekzjarret, as ushqimet, pijet apo gjëra të tjera. Agjitacioni politik është i padëshirueshëm në festën e Vitit të Ri. Sidomos në kohët kurIzraeli po bën luftë kundër Hamasit.
Frikë nga incidentet
Policia e Berlinit pret që në natën e Vitit të Ri të ketë një rrezik të shtuar trazirash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Shefja e policisë së Berlinit, Barbara Slowik, flet për një "nevojë të madhe për mbrojtje për popullin hebre dhe izraelit". Javët e fundit kanë treguar se sa shpejt mund të ndryshojë gjendja, me demonstratat e shumta pro-palestineze në qytetet kryesore gjermane.
Slowik u shpreh për një "emocionalizim të shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme". Ndërsa sa i përket natës së Vitit të Ri, thotë: "Ne sigurisht supozojmë se këto emocione do të përjetohen edhe në rrugë." Sidomos në të ashtuquajturat zona problematike me një popullsi të madhe myslimane.
Dhunë kundër forcave të sigurisë
Policia e Berlinit, por edhe zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore janë vënë në alarm. Punonjësit e urgjencës përjetojnë vazhdimisht sulme të dhunshme edhe në ditët normale. Në një studim mbarëkombëtar nga Shoqata Gjermane e Brigadës së Zjarrfikësve (DFV), rreth gjysma e zjarrfikësve të anketuar deklaruan se ishin fyer, sharë dhe kërcënuar ose kishin përjetuar dhunë të drejtpërdrejtë gjatë detyrës në dy vitet e fundit.
Në natën e Vitit të Ri 2022/2023, shërbimet e shpëtimit dhe emergjencave në disa qytete të Gjermanisë u sulmuan masivisht me fishekzjarre dhe raketa. Në Berlin, shefi i policisë Slowik tha se punëtorët e shpëtimit janë futur edhe në prita të dyshuara. Askush nuk pret që gjërat të jenë më pak agresive këtë vit. Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser (SPD) është e shqetësuar se natën e Vitit të Ri mund të ketë sërish "dhunë të pakuptimtë" në disa qytete.
Edhe policët janë njerëz
Sindikata e policisë bën thirrje për veprime më të ashpra kundër sulmuesve. "Që nga ekseset e dhunshme vitin e kaluar në Berlin, por edhe në shumë vende në zonën e Ruhrit dhe madje edhe në Bonn, të gjithë e dinë se diçka është prishur në shoqërinë tonë," paralajmëron kryetari i GdP Jochen Kopelke në një intervistë për Rheinische Post. "Më në fund duhet të reagojmë ndaj kësaj.”
Në Berlin po vazhdojnë përpjekjet në disa fusha që gjërat të mos përsëriten. Policia ka muaj që është në lëvizje në të ashtuquajturat zona problematike si masë parandaluese. Ka organizuar takime nëpër shkolla dhe klube të rinjsh për t'u sqaruar të rinjve se do të ketë shumë njerëz me uniforma dhe me helmeta. Prindërit janë kontaktuar përmes shkollave dhe u është kërkuar ndihmë. Njerëzit punojnë natën e Vitit të Ri për të ndihmuar të tjerët. "Ju lutemi flisni me fëmijët tuaj paraprakisht në mënyrë që edhe ne të trajtohemi me respekt dhe tolerancë, në mënyrë që ta nisim Vitin e Ri pa dëme”, thuhet në letër.
Prani masive
Në të njëjtën kohë, policia e Berlinit ka përgatitur operacionin e saj më të madh për Vitin e Ri në disa dekadat e fundit. 2500 policë shtesë nga Berlini dhe landet e tjera do të jenë me shërbim në rrugë. Po ashtu në stacionet e trenit dhe në stacionet e tramvajeve dhe metrove do të jenë në gatishmëri edhe 500 oficerë të policisë federale. 1000 policë të tjerë janë në detyrë në rajonet e policisë dhe me makina patrullimi. Në disa raste brigadat e zjarrfikësve duhet të shoqërohet me mbrojtje policore. Policia me rroba civile po monitoron prej ditësh situatën në pikat e nxehta, ndërsa protestuesit do të arrestohen menjëherë.
Edhe prokuroria planifikon të punojë me trune speciale. Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner (CDU), njofton për veprime vendimtare. "Kushdo që sulmon policinë dhe zjarrfikëset duhet të presë një përgjigje shumë të qëndrueshme nga shteti ligjor”. Si masë parandaluese në tri lagje problematike të Berlinit është ndaluar hedhja e fishekzjarrëve nga persona privatë .
180 milionë euro për fishekzjarrë
Ambientalistët dhe sindikata e policisë janë të mendimit se fishekzjarret duhet të ndalohen në tërësi në Berlin. Por këtë vit po shënohen rekorde të reja shitjesh, pas ndalimeve në vitet e virusit Corona 2020 dhe 2021. Vitin e kaluar u shitën prodhime piroteknike në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh. Këtë vit kjo shumë nuk do të jetë më pak.
Përveç fishekzjarreve të ligjshme, që janë në shitje që nga data 28 dhjetori, në qarkullim ka edhe mjaft mjete shpërthyese ilegale, veçanërisht në Berlin. Kufiri me Poloninë është afër dhe aty shiten fishekzjarre të pacertifikuara që kanë një efekt shumë më të madh shpërthyes.
Në vend të pluhurit të zi, përdoret një substancë më e fortë që mund të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar. Disa përmbajnë madje edhe pjesë të vogla të forta të cilat mund të shkaktojnë plagisje serioze, sikurse plumbat e pushkës, përfshirë edhe prerje të gjymtyrëve ose goditje që mund të çojnë deri në vdekje. Në Berlin spitalet po përgatiten për një natë të ngarkuar./DW
Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turisti...
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Ozkan Ulutas ka ...
Rusia e ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukr...
Viti i ri 2024 ka mbërritur në Zelandën e Re. Ashtu si ësh...
Vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë COVID-19 dhe bll...
Rreth 90,000 oficerë policie do të mobilizohen në të g...
E hëna, 1 janari 2024, është një ditë historike për qy...
Udhëtimet nga Londra dhe drejt saj u anuluan të shtunë...
Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në...
Zona kufitare midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit duhet të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një komunik...
Tetë persona mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore...
Mijëra veta protestuan të shtunën në Beograd me kërkesën p...
Izraeli vazhdoi edhe këtë të shtunë sulmet ajrore dhe me a...
Dhjetë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 45 të...
Organi zgjedhor i Pakistanit nuk e ka lejuar kandidimi...
Buldozerët ndërtuan pengesa gjigante rëre të premten për t...
Pasditen e sotme, në fshatin Bube të Zubin Potokut ka pasur ...
Që nga sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin më 7 tet...
Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...