Nga “ethet” e garës, te misioni politik/ Flasin 3 nënkryetarët e sapozgjedhur të PD-së
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...

Një komandant i lartë i Hezbollahut u vra të mërkurën nga një sulm ajror izraelit në jug të Libanit, në një kohë kur tensionet mes dy palëve po vazhdojnë të rriten, tha për Associated Press një zyrtar i Hezbollahut.
Sulmi ndodhi në afërsi të qytetit bregdetar Tire, pavarësisht se përpjekjet globale janë rritur në javët e fundit për ta parandaluar përshkallëzimin e luftimeve mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite.
Druhet se luftimet e kohëpaskohshme mes tyre mund të shpërthejnë në një luftë të plotë rajonale dhe mund të cojnë drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.
Hezbollahu e identifikoi komandantin e vrarë si Mohammad Naamheh Nasser, i cili njihej me nofkën guerile “Abu Naameh”.
Një zyrtar i Hezbollahut tha në kushte anonime se ai ishte shef i Njësitit Aziz, njërit prej tre divizioneve rajonale në jug të Libanit.
Naameh është zyrtari më i lartë i grupit të mbështetur nga Irani që vritet prej Taleb Sami Abdullah, i cili u vra në një sulm ajror më 11 qershor.
Ushtria izraelite nuk e ka komentuar deri tani sulmin e së mërkurës.
Hezbollahu nisi sulme raketore në veri të Izraelit një ditë pasi Hamasi e kreu një sulm befasues në jug të Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftime të kufizuare përgjatë kufirit të tensionuar.
Por, prej atëherë, sulmet janë përshkallëzuar dalëngadalë, me Hezbollahun që vuri në përdorin armë të reja për të kryer sulme dhe me Izraelin që goditi më thellë Libanit.
Hezbollahu ngul këmbë se nuk do t’i ndalë sulmet derisa të arrihet marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.
Zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar se do të kryejnë operacion më të madh ushtarak, nëse Hezbollahu nuk i ndal sulmet.
Aleatët, përfshirë mijëra pjesëtarë të milicive të mbështetura nga Irani në Irak, kanë thënë se do t’i bashkohen Hezbollahut në vijën e frontit.
Mbi 450 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban prej tetorit, shumica e të cilëve luftëtarë të Hezbollahut, por aty përfshihen edhe më shumë se 80 civilë dhe joluftëtarë.
Nga pala izraelite, 16 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë prej se nisi lufta në Gazë. Dhjetëra mijëra njerëz nga të dyja anët e kufirit të tensionuar janë shpërngulur si pasojë e luftimeve./ REL
Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin...
Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kry...
Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emis...
Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se ...
Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve t...
Miliona votues në Britani do t’u drejtohen qendrave të...
Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje sërish Serbis...
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gja...
2 tërmete janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Gr...
Rudolph Giuliani-t, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jor...
Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mb...
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán vizitoi Kievin të ...
Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore iz...
Dy persona humbën jetën nga stuhia e fuqishme që goditi të...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasado...
Kosova e ka shpallur të mërkurën ditë zie për ndarjen ...
Ndërmjet 7 qershorit dhe 28 qershorit 2024, Policia Fe...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...