Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në rajonin Kursk
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat...

Pas raportimeve për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj dhe lidhjen e bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani me viktimën, ka reaguar kjo e fundit.
Në një postim në rrjetin social, Osmani shkruan se “Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online "Nacionale", e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera”.
Sipas saj, “Buzhala me "Nacionalen", dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë”.
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj propagandës
Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online "Nacionale", e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera.
I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.
Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me "Nacionalen", dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.
Kjo lidhje e rrejshme dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.
Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t'i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë./CNA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat...
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë ...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdoru...
Zjarrfikësit po përballen me zjarre pyjore në Izmir të Tur...
Bisedimet në Doha të Katarit për arritjen e një armëpushim...
Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është ...
Edhe pse marrëveshja përfundimtare për armëpushim në R...
Një zyrtar policie është arrestuar, pasi dyshohet se vrau ...
Një burrë është vrarë në oborrin e një salle dasmash në Fe...
Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha përmes një raporti ...
Ndërmjetësuesit për armëpushim në Gazë njoftuan të premten...
Policia e Kosovës sërish ka gjetur armatime në Banjksë të ...
Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet ...
Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj U...
Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zg...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë G...
Shumë gjermano-lindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për ...
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin lindor të T...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të enjten u duk se mbështe...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...