Përkeqësohet gjendja e opozitarit të burgosur rus, Alexei Navalny
Përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënon shëndetin...

Ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për në Shtetet e Bashkuara, votuesit po bombardohen me reklama politike në platformat televizive, ato kabllore dhe në internet. Fondet për reklama pritet të arrijnë një rekord historik krahasuar me të gjitha zgjedhjet e mbajtura ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Një votuese në një zonë kyçe elektorale në shtetin Arizona thotë se këto fonde mund të ishin përdorur për të ndihmuar kategori në nevojë të shoqërisë dhe jo për sulme politike të kandidatëve ndaj njëri-tjetrit.
Maria Jones i pëlqente të ndiqte emisionet televizive deri kur reklamat për zgjedhjet e nëntorit i “hynë” në dhomën e ndenjes.
Prej muajsh, zonja Jones po bombardohet me reklama elektorale.
“Duke qenë pensioniste, shikoj shumë televizion, ndoshta 6 deri në 8 orë në ditë. Shoh shumë reklama politike rishtazi, ndoshta rreth 25% në ditë. Zakonisht janë në kanalet lokale dhe jepen përpara lajmeve, gjatë lajmeve dhe programeve të ditës”, thotë zonja Jones.
Ajo është veterane e Forcave Ajrore dhe votuese demokrate në moshën 53-vjeçare në bashkinë më të populluar të Arizonas, në Maricopa të qytetit Phoenix, ku shpesh përcaktohet fati i zgjedhjeve për poste në nivel shteti dhe në nivel kombëtar.
Arizona do të votojë për guvernatorin dhe përfaqësuesit në Senat në zgjedhjet e nëntorit që do të vendosin jo vetëm se cila forcë politike kontrollon Kongresin, por do të përcaktohet edhe e ardhmja e demokracisë amerikane.
Ajo thotë se reklamat janë të tepruara.
“Jam e abonuar në shumë platforma dhe kam vënë re shumë reklama politike edhe në to. U befasova kur i pashë, por besoj se i përqëndrojnë në varësi të zonës ku ndodhesh. Për shembull, kam parë reklama në platformat Hulu dhe Tubi”, thotë ajo.
Shpenzimet për reklama elektorale pritet të arrijnë në 10 miliardë dollarë deri në ditën e votimit, më 8 nëntor – një rekord i ri ky për historikun e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Kjo është sa dyfishi i fondeve të harxhuara për zgjedhjet e vitit 2018, dhe madje ia kalon edhe rekordit prej 9 miliardë dollarësh të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, sipas të dhënave të kompanisë studimore AdImpact.
“Paratë që po shpenzojnë për këto reklama mund të ishin përdorur për sistemin tonë, për të ndihmuar njerëzit, për problemin e të pastrehëve. Mund të orientoheshin diku tjetër për të ndihmuar njerëzit dhe kur bën diçka të tillë mund ta përfshish edhe në reklamën tënde. Është një plus dhe sigurisht jo diçka negative”, thotë zonja Jones.
Ajo thotë se shumë prej reklamave janë sulme nga republikanë kundër kandidatëve demokratë për çështjen e inflacionit dhe rezultatet e punës së Presidentit Biden, apo nga demokratë që sulmojnë republikanët për masat për ndalimin e abortit pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Zonja Jones thotë se reklamat që sulmojnë kandidatët nuk e ndikojnë, pasi ajo e di se për çdo gjë ka shumë më tepër se ç’thuhet. Megjithatë, ajo thotë se disa prej reklamave politike i kanë “çelur” sytë për të hulumtuar pak më shumë historikun e kandidatëve në zgjedhje./ VOA
Përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënon shëndetin...
Qeveria federale gjermane ka nënshkruar një paketë t...
Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha s...
Një lajm i trishtë raportohet në Afganistan, ku si pasojë ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Resht...
Boris Johnson është larguar nga Downing Street për her...
Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në famil...
Ka shkuar në 65 numri i viktimave nga tërmeti i fuqish...
Në Nisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 8 personave, pë...
Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të inve...
Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në ...
Policia e Kanadasë tha se një prej dy të dyshuarve për...
Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump...
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë...
Vaksina e parë nga hundët për COVID-19 është miratuar ...
Një 19-vjeçar është bërë viral në rrjet gjatë një përp...
Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul ishin mes gjash...
Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfr...
Rishi Sunak pak më parë ka reaguar pas fitores së Liz ...
Me thirrjet “Shkarkoni gjyqtarët dhe prokurorët patriarkal...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...