web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA, BE akuzojnë Rusinë se po përdor furnizimin me energji si armë

5 Shtator 2022, 19:44, Kosova & Bota CNA
SHBA, BE akuzojnë Rusinë se po përdor furnizimin me energji si
Tubacionet e gazit në Lubmin, Gjermani

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë se po përdor energjinë si armë pasi ndaloi rrjedhën e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 dhe tha se sanksionet amerikane ndaj Moskës nuk e pengojnë funksionimin e këtij gazjellësi, që është furnizuesi kryesor i Europës.

"Rusia po përdor energjinë si armë dhe po zgjedh të mbyllë tubacionin," tha zyrtari. Rusia fajësoi sanksionet perëndimore për problemet e furnizimit me gaz.

"SHBA dhe Europa kanë bashkëpunuar për të siguruar sasi të mjaftueshme gazi. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, Europa do të ketë furnizim të plotë deri në sezonin kritik të ngrohjes dimërore. Kemi më shumë punë për të bërë", tha zyrtari.

Edhe Europa e ka akuzuar Rusinë se po përdor furnizimin me energji si armë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës.

Çmimet e gazit në Europë u rritën, çmimet e aksioneve ranë ashtu si edhe vlera e euros të hënën pasi Rusia ndaloi pompimin e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1./ VOA





Lajmet e fundit nga