Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, qëndron të hënën në Kosovë - vizita e parë e saj në vend prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.
Gjatë vizitës së saj njëditëshe, ajo do të qëndrojë në komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq - ku popullata shumicë është serbe.
Më 2 shtator, autoritetet e Kosovës lejuan vizitën e saj, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.
Në delegacionin e Bërnabiqit është edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për Teknologji informative dhe e-Qeverisje, Mihaillo Jovanoviq.
Pritet që Bërnabiq të mbajë një fjalim para Qendrës Multimediale në Mitrovicën e Veriut.
Më herët, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë tha se kjo vizitë është “domethënëse dhe e rëndësishme” dhe se qëllim i saj është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.
Vizita e Bërnabiqit në komunat veriore të Kosovës vjen pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës qysh në vitin 2011.
Kur Qeveria e Kosovës ndërmori masa reciproke nga 1 gushti, disa serbë lokalë në veri ngritën barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre.
Për shkak të rritjes së tensioneve, Prishtina zyrtare e shtyu zbatimin e atij vendimi për 30 ditë.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndërhynë, duke biseduar me palët si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd.
Dy vendet arritën marrëveshjen për heqjen e dokumenteve hyrëse-dalëse më 27 gusht.
Megjithatë, Kosova nuk hoqi dorë nga vendimi i dytë, i cili ka të bëjë me riregjistrimin e veturave me targa serbe në targa RKS - Republika e Kosovës.
Ky proces filloi më 1 shtator dhe do të zgjasë dy muaj.
Beogradi pret negociata edhe për këtë çështje, përkatësisht propozon targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por këtë gjë Prishtina e refuzon.
Vlerësohet se 10.000 vetura me targa si: KM (Mitrovicë e Kosovës), PZ (Prizren), UR (Ferizaj) e të ngjashme, të lëshuara nga Serbia, qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Ato targa u hoqën në komunat në jug të Ibrit rreth 10 vjet më parë, në bazë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.
Një tërmet 6.6 shkallë të Rihterit ka goditur të hënën pje...
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plago...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi Europë...
Ambasada amerikane në Rusi, njoftoi largimin nga Moska...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të premten se do ...
Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të g...
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjer...
Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë d...
Sulmet me artileri nga ana e forcave ruse goditën gjat...
Islamistët e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan pesë...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme n...
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, bëri thirrje ...
Një zjarr i madh në një zonë rurale në Kaliforninë ver...
Me një "Apel të Mynihut" që kërkon organizimin më të mirë ...
Në mesazhin e përditshëm përmes videos, presidenti ukraina...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me k...
Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, ...
Zyrtarë lokalë ukrainas që mbështeten nga Moska bën...
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi së fundmi k...
Një shpërthim ka ndodhur mesditën e së premtes në “Ach...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...