web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjidhet sot kryeministri i Britanisë/ Moska: Kandidatët kanë përdorur retorikë antiruse

5 Shtator 2022, 13:20, Kosova & Bota CNA

Zgjidhet sot kryeministri i Britanisë/ Moska: Kandidatët kanë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pasardhësit e mundshëm të Boris Johnson konkurruan me njëri-tjetrin në retorikën antiruse.
Rusia e konsideron të mundshëm përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të tensionuara me Britaninë pas zgjedhjes së një kryeministri të ri në Londër.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, mendohet të mundë Rishi Sunak dhe të pasojë Boris Johnson. Rezultatet priten së shpejti. "Nuk do të doja të them se gjërat mund të ndryshojnë për keq, sepse është e vështirë të imagjinohet diçka më e keqe", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nëse Moska pret ndonjë ndryshim në marrëdhëniet me Britaninë.

Por fatkeqësisht kjo nuk mund të përjashtohet, pasi kandidatët për postin e kryeministrit britanik konkurruan me njëri-tjetrin në retorikë antiruse, në kërcënime për masa të mëtejshme ndaj vendit tonë etj. Prandaj, nuk mendoj se mund të shpresoj për ndonjë gjë pozitive”.

I pyetur nëse presidenti Vladimir Putin do të dërgonte një telegram urimi, ai tha: "Le të presim dhe të shohim se kush do të bëhet kryeministër"./CNA.al

Marrë nga Protothema.gr





Lajmet e fundit nga