Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ujë të pastër. Pas përmbytjeve të mëdha në Xhekson të Misisipit, impianti kryesor i trajtimit të ujit të qytetit pushoi së funksionuari. Kritikët thonë se çështja është më e thellë në qytetin kryesisht me ngjyrë, i cili siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi historikisht ka vuajtur nga racizmi dhe tani po përballet me krizën për ujë.
Anëtarët e Gardës Kombëtare shpërndajnë ujë të pijshëm, shumë të nevojshëm për banorët e Xheksonit në Misisipi.
Shiu i dendur dhe përmbytjet e fundit zhytën nën ujë pjesë të tëra në këtë shtet jugor.
Sistemi i ujit të qytetit dështoi pjesërisht dhe më shumë se 160 mijë banorëve të Xheksonit - shumica e tyre afrikano-amerikanë - u është dashur të marrin vetë masa, duke zier ujin që del nga rubinetet e tyre. Javën e kaluar, guvernatori i Misisipit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa banorët zunë radhën për ujë të pijshëm.
“Dua të falënderoj personalisht anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë aty për të plotësuar personelin e këtyre vendeve dhe duke bërë të mundur këtë operacion. Shërbimi i këtyre individëve është vërtet kritik për suksesin e kësaj përpjekjeje”, tha guvernatori republikan Tate Reeves.
Guvernatori Reeves tha gjatë konferencës së tij për shtyp se në Xhekson ishin shpërndarë gati tre milionë shishe ujë. Banorët ishin këshilluar tashmë të "zienin ujin" që nga korriku në një qytet me infrastrukturë të paqëndrueshme ujore dhe kërcënime në rritje për stabilitetin e tij.
“Ne po shohim jo vetëm vjetërsinë dhe konsumimin e sistemit tonë, por po shohim efektet e ndryshimit të klimës. Kemi dimër më të ftohtë, verë më të nxehtë dhe më shumë reshje. E gjithë kjo po dëmton infrastrukturën tonë ujore”, tha kryebashkiaku Chokwe Antar Lumumba.
Zyrtarët thonë se presioni i ujit vazhdon të përmirësohet në Xhekson, por kryebashkiaku i qytetit paralajmëron se tubat e vjetëruar mund të shpërthejnë. Guvernatori dhe kryetari i bashkisë vizituan impiantin e trajtimit të ujit javën e kaluar të shoqëruar nga administratori i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA.
“Agjencia jonë po përqëndrohet të sigurojë që ne mund të ofrojmë dhe mbështesim Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit me sjelljen e ujit të pijshëm të sigurt – ujë në shishe – ((dhe)) duke mbështetur operacionet e tyre, por më e rëndësishmja duke sjellë partnerët tanë federalë që mund të kuptojnë vërtet se çfarë do të duhet për ta rikthyer këtë impiant në kapacitetin e plotë operacional”, tha administratori i FEMA-s, Deanne Criswell.
Ndërsa banorët që mund të përballojnë dhe të gjejnë ujë në shishe vazhdojnë të ngarkojnë makinat e tyre, zyrtarët lokalë thonë se impianti i dëmtuar i trajtimit të ujit ka nevojë për një zgjidhje më të përhershme, më të drejtë dhe të shpejtë./ VOA
Rishi Sunak pak më parë ka reaguar pas fitores së Liz ...
Me thirrjet “Shkarkoni gjyqtarët dhe prokurorët patriarkal...
Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë s...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pasardhësit e...
Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët jashtë am...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka mbërritur në Mit...
Numërimi mbrapsht në fushatën rraskapitëse mbi gjashtëjavo...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, qëndron të hënën në...
Një tërmet 6.6 shkallë të Rihterit ka goditur të hënën pje...
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plago...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi Europë...
Ambasada amerikane në Rusi, njoftoi largimin nga Moska...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të premten se do ...
Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të g...
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjer...
Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë d...
Sulmet me artileri nga ana e forcave ruse goditën gjat...
Islamistët e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan pesë...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme n...
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, bëri thirrje ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...