Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump, një gjykatëse federale pranoi të hënën kërkesën e tij që një ekspert i pavarur ligjor të shqyrtojë dokumentet e sekuestruara nga FBI-ja nga shtëpia e tij në Florida, si edhe ndaloi përkohësisht përdorimin nga Departamenti i Drejtësisë të të dhënave për qëllime hetimi.
Vendimi i gjykatëses Aileen Cannon autorizon një ekspert të jashtëm për të shqyrtuar të dhënat e marra gjatë kontrollit të 8 gushtit dhe për të përjashtuar nga hetimi çdo dokument që mund të mbrohet nga privilegji avokat-klient ose privilegji ekzekutiv. Disa nga ato dokumente ka mundësi që t'i kthehen ish-presidentit Trump, por gjykatësja e shtyu vendimin për një gjë të tillë.
Gjykatësja e dha urdhrin pavarësisht kundërshtimeve të forta të Departamentit të Drejtësisë, i cili tha se një ekspert i jashtëm ligjor nuk ishte i nevojshëm dhe një nga arsyet ishte se zyrtarët e kishin përfunduar tashmë shqyrtimin dokumenteve që mund të mbroheshin nga marrëdhënia avokat-klient ose privilegji ekzekutiv.
Emërimi i një eksperti ka gjasa ta ngadalësojë ritmin e hetimit të Departamentit të Drejtësisë për praninë e informacioneve tepër sekret në Mar-a-Lago, veçanërisht duke pasur parasysh udhëzimin e gjyqtares që Departamenti i Drejtësisë nuk mund të përdorë për momentin asnjë nga materialet e sekuestruara si pjesë e hetimit të tij për mbajtjen e sekreteve qeveritare në rezidencën e Floridës.
"Gjykata konstaton se këto rrethana të pashembullta kërkojnë një pauzë të shkurtër për të lejuar rishikimin e paanshëm nga palë të treta, për të siguruar një proces të drejtë, me masa të pështatshme", shprehet gjykatësja Cannon, e cila është emëruar nga ish-presidenti, në urdhrin e saj prej 24 faqesh.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse vendimi do të ketë një efekt të konsiderueshëm afatgjatë te hetimi apo përfundimet e tij.
Një vlerësim i veçantë nga komuniteti i zbulimit amerikane për rrezikun e paraqitur nga keqpërdorimi i mundshëm të dhënave të klasifikuara do të vazhdojë me urdhër të gjyqtares.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka komentuar ende dhe një avokat i zotit Trump, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Avokatët e zotit Trump kishin argumentuar se ishte i nevojshëm emërimi i një eksperti të posaçëm ligjor, për të garantuar një analizë të pavarur të të dhënave të marra gjatë kontrollit dhe në mënyrë që informacione ose dokumente personale të mund të shqyrtoheshin dhe t'i ktheheshin zotit Trump.
Në këtë rast, të dhënat e sekuestruara "përfshijnë dokumente mjekësore, korrespondencë në lidhje me taksat dhe informacione financiare”, sipas urdhrit të gjyqtares.
Gjyqtarja tha se ishte shumë herët për të ditur nëse ndonjë nga dokumentat apo objektet do t'i kthehet zotit Trump, por "për momentin, rrethanat që lidhen me sekuestrimin në këtë rast dhe nevoja për masa mbrojtëse procedurale të përshtatshme janë mjaft bindëse."
Departamenti i Drejtësisë kishte argumentuar kundër emërimit, duke thënë se ishte i panevojshëm sepse kishte shqyrtuar tashmë dokumente që mund të ishin të mbrojtura nga privilegji dhe kishte identifikuar një numër të kufizuar materialesh që mund të mbuloheshin nga privilegji avokat-klient.
"Mendoj se pengesa kryesore, është se dokumentet me privilegj ekzekutiv janë përfshirë në vendimin e gjyqtares", tha Richard Serafini, një ish-prokuror i Departamentit të Drejtësisë dhe avokat në Florida. Ai tha se priste që departamenti ta apelonte urdhrin.
Departamenti i Drejtësisë kishte argumentuar gjithashtu se zoti Trump nuk kishte të drejtë ligjore të pretendonte privilegj ekzekutiv për asnjë prej të dhënave presidenciale që ishin marrë pasi ai nuk është më president dhe për rrjedhojë dokumentet nuk i përkasin atij. Po ashtu Departamenti tha se objektet personale që u gjetën ishin përzierë me informacione të klasifikuara, duke u dhënë atyre vlerë të mundshme si prova.
Megjithëse Departamenti i Drejtësisë kishte argumentuar se zoti Trump, si ish-president, nuk kishte bazë ligjore për të pretenduar privilegjin ekzekutiv mbi dokumentet, gjyqtarja tha se ai kishte të drejtën ta ngrinte shqetësimin dhe lejoi që eksperti i posaçëm të kontrollonte për dokumenta që mund të mbulohen nga ai privilegj.
Gjykatësja Cannon, e cila u emërua nga zoti Trump në vitin 2020, kishte sinjalizuar me një urdhër të shkurtër muajin e kaluar se ajo ishte e prirur të emëronte një ekspert të posaçëm./ VOA
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë...
Vaksina e parë nga hundët për COVID-19 është miratuar ...
Një 19-vjeçar është bërë viral në rrjet gjatë një përp...
Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul ishin mes gjash...
Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfr...
Rishi Sunak pak më parë ka reaguar pas fitores së Liz ...
Me thirrjet “Shkarkoni gjyqtarët dhe prokurorët patriarkal...
Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë s...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pasardhësit e...
Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët jashtë am...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka mbërritur në Mit...
Numërimi mbrapsht në fushatën rraskapitëse mbi gjashtëjavo...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, qëndron të hënën në...
Një tërmet 6.6 shkallë të Rihterit ka goditur të hënën pje...
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plago...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi Europë...
Ambasada amerikane në Rusi, njoftoi largimin nga Moska...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të premten se do ...
Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të g...
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjer...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...