“Berisha nuk do njeri”/ Spaho degjeneron Mulin: Arrogant, nepotist, filli na ndau nga përplasja fizike
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Më 7–8 gusht 2025, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës, presidentët e të dy vendeve nënshkruan një “Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me krijimin e një Grupi Pune Strategjik për hartimin e një Karte të Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Azerbajxhanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” me synim ngritjen e marrëdhënieve Azerbajxhan–SHBA në nivel partneriteti strategjik.
Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, do të krijohet një Grup Pune Strategjik ndërmjet dy vendeve për hartimin, brenda një periudhe gjashtëmujore, të një Karte të Partneritetit Strategjik që do të shërbejë për forcimin e partneritetit strategjik në fusha me interes të përbashkët. Në Grupin e Punës, përparësi do t’u jepet fushave si lidhjet rajonale, përfshirë energjinë, tregtinë dhe transporti tranzit; investimet ekonomike, përfshirë inteligjencën artificiale dhe infrastrukturën digjitale; si dhe mbrojtjen, sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit. Kjo ka rëndësi të veçantë në krijimin e një kuadri institucional për bashkëpunim praktik dypalësh.
Një pikë kryesore e vizitës ishte edhe Urdhri Ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti i SHBA për zgjatjen e heqjes së nenit 907 të Aktit për Mbështetjen e Lirisë, gjatë takimit dypalësh të dy presidentëve. Neni 907 i këtij akti, i lobuar nga komuniteti armeno-amerikan në SHBA, ndalonte që nga viti 1992 çdo lloj ndihme të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Azerbajxhanit. Ky ndalim e bëri Azerbajxhanin shtetin e vetëm post-sovjetik që nuk merrte ndihmë të drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane për të lehtësuar stabilitetin ekonomik dhe politik.
Heqja e kësaj dispozite, një trashëgimi me pasoja negative në marrëdhëniet Azerbajxhan–SHBA, ka një rëndësi të thellë simbolike. Vizita dha gjithashtu rezultate të rëndësishme në kuadrin e procesit të normalizimit Azerbajxhan–Armeni. U mbajt një samit trepalësh me pjesëmarrjen e liderëve të Azerbajxhanit, Shteteve të Bashkuara dhe Armenisë, që kulmoi me nënshkrimin e një Deklarate të Përbashkët nga liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, me Presidentin e SHBA si dëshmitar. Për më tepër, ministrat e jashtëm të të dy vendeve inicializuan Projekt-Marrëveshjen për Vendosjen e Paqes dhe Marrëdhënieve Ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës së Armenisë, dhe nënshkruan një shkresë të përbashkët drejtuar Kryetarit të OSBE-së, duke kërkuar mbylljen e Procesit të Minskut dhe strukturave të lidhura me të. Kjo thirrje e përbashkët përbën një hap tjetër të rëndësishëm drejt eliminimit të një prej pengesave kryesore për paqe dhe normalizim.
Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët në Uashington konfirmoi sërish agjendën e paqes së Azerbajxhanit. Në kuadër të dispozitës për inicializimin e Marrëveshjes për Vendosjen e Paqes dhe Marrëdhënieve Ndërshtetërore, u pranua se nevojiten hapa të tjerë për arritjen e nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes. Në këtë kontekst, për të mundësuar nënshkrimin e Marrëveshjes, pala azerbajxhanase pret që në Kushtetutën e Armenisë të bëhen ndryshime për të hequr pretendimet territoriale ndaj Azerbajxhanit.
Një tjetër dispozitë e rëndësishme në Deklaratën e Përbashkët është angazhimi për hapjen e lidhjeve të transportit dhe komunikimit ndërmjet dy vendeve. Ajo thekson domosdoshmërinë e sigurimit të një lidhjeje të pakufizuar ndërmjet pjesës kryesore të Azerbajxhanit dhe eksklavës së tij, Republikës Autonome të Nakhchivan.
Dokumenti gjithashtu përcakton një projekt të veçantë lidhjeje që do të zbatohet brenda territorit të Armenisë: “Rruga Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare.” Kjo nismë, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, synon të krijojë një lidhje pandërprjerje ndërmjet pjesës kryesore të Azerbajxhanit dhe Republikës Autonome të Nakhchivan përmes territorit të Armenisë.
Gjithashtu, në kuadër të vizitës, në prani të Presidentit të Azerbajxhanit dhe të dërguarit special të Presidentit të SHBA, z. Steve Ëitkoff, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet SOCAR dhe korporatës ExxonMobil. Dokumenti synon të forcojë marrëdhëniet pozitive ekzistuese ndërmjet kompanive dhe të shqyrtojë mundësi të reja bashkëpunimi për vlerësimin e potencialeve të naftës dhe gazit, si në format tradicionale, ashtu edhe në ato jo-tradicionale në Republikën e Azerbajxhanit.
Në përgjithësi, marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së Presidentit Ilham Aliyev në Shtetet e Bashkuara dhe rezultatet në kuadër të procesit të normalizimit Azerbajxhan–Armeni kanë rëndësi historike./CNA
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë sërish ka rekomanduar i...
Australia do të njohë Palestinën si shtet në Asamblenë e P...
Për më shumë se 20 vjet arkeologët kanë zhvilluar gërmime ...
Kancelari i Gjermanisë, Merz, i kritikon planet e qeverisë...
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuven...
Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë reporterin e shqu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar këtë mbrëmj...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se do të mbahet...
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha këtë të diel se çd...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Balikes...
Në një takim urgjent të kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar, ...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance deklaroi sot se një...
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Gjilan ku u regjistrua...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se I...
Duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën...
Disa rajone në të gjithë Ukrainën u goditën nga dronë rusë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan ku janë regjistru...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është përballur m...
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thën...
Ministrja në detyrë Albulena Haxhiu në një deklaratë për m...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...