
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me ngjarjen e rëndë të së dielës në Gjilan, ku tre persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një person tjetër u plagos.
Përmes një njoftimi nga Presidenca, Osmani shpreh keqardhjen e thellë për humbjen tragjike të tre qytetarëve në vrasjen e rëndë të kryer në Gjilan dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.
Gjithashtu, Presidentja kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore.
“Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin. Është po ashtu shqetësues manipulimi me qëllim të keqinformimit të opinionit publik, duke përdorur fotografi të rastit të bëra në ambiente publike që autori i këtyre veprave i kishte bërë me një sërë figurash publike. Nga një hulumtim i thjeshtë del se këto fotografi janë bërë gjatë një organizimi festiv të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e një aktiviteti publik ku morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, personalitete nga politika, të ftuar të tjerë dhe qytetarë. Brenda vitit, Presidentja del në fotografi me mijëra qytetarë e pjesëmarrës në aktivitete publike, të cilët as nuk i njeh e as nuk mund ta dijë se cila është veprimtaria e tyre. Prandaj, aludimet për kinse “shoqërim” janë asgjë tjetër pos shpifje”,-shprehet Osmani./CNA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se do të mbahet...
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha këtë të diel se çd...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Balikes...
Në një takim urgjent të kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar, ...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance deklaroi sot se një...
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Gjilan ku u regjistrua...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se I...
Duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën...
Disa rajone në të gjithë Ukrainën u goditën nga dronë rusë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan ku janë regjistru...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është përballur m...
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thën...
Ministrja në detyrë Albulena Haxhiu në një deklaratë për m...
Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presi...
Një hetim i BBC-së ka zbuluar operacionet franceze dhe bri...
Presidenti i Francës Macron në prag të takimit ndërmjet Pu...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet mi...
Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti sot thirrjen ...
Njerëzit në Japoni po përkujtojnë sot 80 vjetorin e bombar...
Një e shtënë me armë në Times Square të qytetit të Nju Jor...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...