
Moska lëshoi dy raketa në drejtim të qytetit ukrainas të Kharkivit të dielën, një prej të cilave goditi një ndërtesë banimi. Kievi njoftoi se si pasojë u plagosën 5 persona.
Të shtunën, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se situata po bëhet edhe më e ashpër në Ukrainën lindore, për shkak të një vale të re bombardimesh ruse, në rajonet Chernihiv, Zaporizhia, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Luhansk, Donetsk dhe Mykolaiv.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, udhëheqësi ukrainas tha se Rusia “po i hedh gjithnjë e më shumë në sulm forcat e saj, me synimin për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase”.
Kievi tha se ia doli të zmbrapsë një sulm të ri rus në qytetin lindor të rrethuar të Bakhmutit të shtunën. Zoti Zelenskyy tha se trupat ukrainase nuk do ta dorëzojnë këtë qytet dhe se do të luftojnë për aq kohë sa të munden.
Gjatë një bisede telefonike të shtunën, zoti Zelenskyy diskutoi me kryeministrin britanik Rishi Sunak rreth situatës më të fundit në terren. Ata ranë dakord për përshpejtimin e mbështetjes shtesë ushtarake nga Perëndimi e cila do të shërbejë për zmbrapsjen e forcave ruse. Zelenskyy-Sunak diskutuan gjithashtu edhe rreth forcimit të kapaciteteve afatgjata ushtarake të Ukrainës.
Presidenti ukrainas falënderoi zotin Sunak dhe Britaninë për ndihmën.
“Tashmë, në Mbretërinë e Bashkuar, djemtë tanë kanë filluar stërvitjen në tanket Challenger”, tha zoti Zelenskyy, i cili i konsideroi këto tanke si mjaft të rëndësishme për fushën e betejës.
Në fillim të kësaj jave Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se vendi i tij do të merrte 120 deri në 140 tanke perëndimore pjesë e "valës së parë" të dërgesave nga një koalicion prej 12 vendesh.
Perëndimi ka garantuar të furnizojë Kievin me automjete të blinduara të rëndësishme për fushë-betejën në një kohë kur Moska ka rritur përpjekjet për të përparuar në Ukrainën lindore.
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do të ofrojnë një ndihmë ushtarake shtesë prej 2.175 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin raketa konvencionale dhe me rreze të gjatë veprimi. Sipas një zyrtari amerikan, raketat me rreze më të gjatë dhe me saktësi të madhe goditëse, do të dyfishojnë rrezen e sulmit ukrainas, për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë./ VOA
Gjatë kësaj fundjave, dhjetë persona kanë humbur jetën nga...
Pas njoftimeve nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së,...
Bashkimi Europian ka filluar të zbatojë një vendim për...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Mjedisi i sigurisë në Europë ka ndryshuar që kur Rusia...
Pse Britania është ekonomia kryesore me performancën m...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahle...
Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të s...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetë...
Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmos...
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugal...
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në encikloped...
Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër sh...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret ...
Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...