
Gjykata e dënoi me burg për lëndë narkotike/ Policia “kap mat” 30-vjeçarin në Peqin
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin E.T., në Peqin i cili ish...
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin E.T., në Peqin i cili ish...
Mjedisi i sigurisë në Europë ka ndryshuar që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Neutraliteti nuk garanton askënd me siguri nga agresioni rus. Në një pikë kthese historike për Finlandën dhe Suedinë, që të dyja vendet nordike kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO.
Edhe pse pranimi i tyre i përbashkët do të forconte arkitekturën e sigurisë së NATO-s, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po kërcënon të vendosë veton kundër aplikimeve të tyre. Mjerisht Turqia po vazhdon që të destabilizojë aleancën, pikërisht në kohën kur NATO ka më shumë nevojë se kurrë për unitet.
Në rast se presidenti Erdogan do të pengojë Finlandën dhe Suedinë të anëtarësohen në NATO, bota e lirë duhet ta dëbojë Turqinë nga aleanca. Neni 2 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, thotë se anëtarët duhet të forcojnë institucionet e tyre demokratike, të promovojnë stabilitetin dhe mirëqenie, si dhe të eliminojnë konfliktet në politikat e tyre ekonomike ndërkombëtare.
Gjatë mandatit të tij të fundit në detyrë, presidenti Erdogan ka bërë pikërisht të kundërtën. Ai i ka dobësuar institucionet demokratike të Turqisë, ka zbatuar politika kontradiktore ekonomike dhe ndërkombëtare si dhe e ka destabilizuar aleancën. Janë të shumtë shembujt se si Turqia ka shkelur këtë dispozitë të Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Turqia ka shantazhuar Suedinë dhe Finlandën, ka burgosur më shumë gazetarë edhe se sa Rusia, ka strehuar anëtarë të organizatave terroriste si Hamas dhe Vëllazëria Myslimane, ka rrezikuar jetën e ushtarëve amerikanë në Siri, ka kërcënuar se do të pushtojë partnerin e NATO-s Greqinë, ka shkelur embargon e armëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Libisë, ka blerë pajisjet ushtarake ruse, ka komprometuan programin e avionëve luftarakë F-35, ka ndihmuar militantët e ISIS që të kalojnë kufirin e Turqisë në Siri, ka sponsorizuar spastrimin etnik të armenëve në Nagorno-Karabakh nga Azerbajxhani, dhe e ka ndihmuar Rusinë dhe Iranin që t’i shmangen sanksioneve të Perëndimit.
Lista e shkeljeve është e gjatë, por një gjë është e sigurt: Turqia e ka shkelur nenin 2 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Për shumicën e vendeve, anëtarësimi në NATO ka shërbyer si një mjet për demokratizim dhe një hap për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por ky nuk është rasti i Turqisë.
Pavarësisht se është anëtare e NATO-s që nga viti 1952 dhe një kandidate për në BE që nga viti 1999, Turqia nuk ka arritur që të përmbushë kriteret për anëtarësim. Duke pasur parasysh krizën financiare të Turqisë, erozionin e demokracisë, pushtimin e vazhdueshëm të një pjese të Qipros dhe kërcënimet e vazhdueshme kundër Greqisë, Turqia nuk ka gjasa të anëtarësohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian.
Ankaraja është e vetëdijshme për këtë realitet, ndaj e ka llogaritur këtë gjë në përllogaritjet e saj strategjike. Për Turqinë, anëtarësimi në NATO nuk është një mjet për demokratizim dhe as një hap drejt anëtarësimit në BE, por një instrument për të rritur ndikimin e saj.
Ajo i jep mundësi Ankarasë të ndjekë interesat kombëtare turke duke qenë një partner i keq për aleatët e saj, dhe jo një kundërshtare e drejtpërdrejtë e aleancës, siç është sot Rusia. Sigurisht, përjashtimi i Turqisë nga NATO për shkeljen e nenit 2 të Traktatit të Atlantikut të Veriut do të kishte pasoja të rënda për Aleancën.
Për shembull, do të reduktonte aftësinë e NATO-s për të projektuar fuqi në Detin e Zi, Kaukaz dhe Lindjen e Mesme. Aleanca do të humbiste ushtrinë e saj të dytë më të madhe “në letër”. Teksa do të kufizohej qasja në ngushticat turke dhe në Detin e Zi. Me shumë gjasa do të ndërprirej ndarja e paçmuar e të dhënave të inteligjencës midis Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Organizatës Kombëtare turke të Inteligjencës (MIT).
Së fundmi, ndikimi i reduktuar i Uashingtonit mbi Ankaranë, do të rriste gjithashtu gjasat që Turqia të pushtonte Greqinë. Megjithatë për shumicën e këtyre problemeve, ka zgjidhje afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Aleanca e ruan qasjen në Detin e Zi përmes Rumanisë dhe Bullgarisë.
Ngarkesat mund të anashkalojnë ngushticat turke, duke kaluar tranzit në portin rumun të Konstancës apo në portin bullgar të Burgasit, dhe më pas të transferohet përmes linjës hekurudhore në portin grek të Aleksandropolisit për eksport në tregjet ndërkombëtare. Marrëveshjet bazë me Nikozian në Qiprio, mund të zëvendësojnë bazën ajrore turke Incirlik dhe t’i japin sërish mundësinë aleancës që të projektojë fuqinë e saj në të gjithë Lindjen e Mesme.
Për më tepër, anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës, Gjeorgjisë ose Armenisë - që të gjitha nënshkruese të Partneritetit për Paqe të NATO-s - mund t’i sigurojë aleancës sërish një prani më të gjerë në Detin e Zi dhe Kaukaz. Pavarësisht nga pasojat që do të kishte për NATO-n dëbimi i Turqisë, dëmet do të ishin shumë më të mëdha për Ankaranë, në aspektin e dobësimit të pozitës së saj ndërkombëtare.
Tek e fundit, ambicia e Turqisë në këtë shekull, është të jetë një fuqi globale në udhëkryqin midis Evropës dhe Azisë, dhe anëtarësimi në NATO, i jep Ankarasë levën e nevojshme për ta arritur këtë objektiv në kurriz të aleatëve të saj.
Në kontrast me planet hegjemoniste të Turqisë, Finlanda dhe Suedia janë demokraci të plota liberale, të cilat ndajnë interesat e përbashkëta dhe vlerat demokratike të NATO-s. Helsinki dhe Stokholmi kanë marrë vendimin e vështirë, edhe pse të nevojshëm, për të braktisur neutralitetin në favor të anëtarësimit në NATO.
Ky është një moment kritik në historinë finlandeze dhe suedeze. Për Turqinë, anëtarësimi në NATO nuk është një mjet për demokratizim apo një hap për t'u bashkuar me BE-në, por një instrument për të forcuar ndikimin e saj. Nga njëra anë, Finlanda ka qenë neutrale që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht ankesave legjitime në lidhje me territoret që i janë dhënë Bashkimit Sovjetik në periudhën e pasluftës, ajo e ruajti neutralitetin e saj gjatë gjithë Luftës së Ftohtë.
Sot Finlanda ndan një kufi prej 1340 kilometra të gjatë me Rusinë. Kjo rrit rrezikun e Helsinkit për t’u pushtuar nga Moska. Për të penguar agresionin rus, pranimi i këtij vendit në NATO do ta vendoste Shën Petersburgun - qytetin e dytë më të madh të Rusisë - brenda 200 kilometrave nga kufijtë e NATO-s nga një pikë e dytë e favorshme.
Për më tepër, Finlanda ka një industri të mbrojtjes të sofistikuar, mburret me arsenalin më të madh të artilerisë në Evropë, ka një sistem rekrutimi të detyrueshëm, dhe mund të ketë deri në 1 milionë rezervistë të gatshëm për luftim brenda pak javësh.
Nga ana tjetër, neutraliteti i Suedisë daton që nga Luftërat Napoleonike. Për shekuj me radhë, Stokholmi u mbështet tek Finlanda që shërbente si një shtet tampon midis Rusisë dhe Suedisë. Kjo gjë i dha mundësi Suedisë të ndiqte një politikë të jashtme më neutrale, dhe madje të shmangte hyrjen në Luftën e Dytë Botërore.
Suedia ka një sistem rekrutimi ushtarak të detyrueshëm, ka një industri të mbrojtjes të sofistikuar, dhe krenohet me marinën e pestë më të fortë në botë. Për më tepër, pranimi i Suedisë do t’i siguronte NATO-s një prani të përhershme në ishullin Gotland.
Vendndodhja strategjike e këtij ishulli në mesin e Detit Baltik është thelbësore për sigurinë e linjave kabllore nënujor që sigurojnë komunikim, për monitorimin e transportit detar, instalimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe projektimin e fuqisë shumë pranë enklavës ruse të Kaliningradit. Kjo do ta kthente Detin Baltik në një “liqen” tjetër të NATO-s në Evropë.
Për të qenë i qartë: NATO është më shumë se një aleancë ushtarake. Ajo është një komunitet i demokracive liberale me interesa dhe vlera të përbashkëta demokratike. Por për fat të keq, presidenti Erdogan ka treguar vazhdimisht se Turqia nuk i ndan ato interesa apo vlera demokratike.
Dhe si për ta përkeqësuar më tej situatën, Turqia vazhdon ta destabilizojë NATO-n, pikërisht në një kohë kur Aleanca ka më shumë nevojë për unitet. Megjithatë, Finlanda dhe Suedia refuzojnë që të kompromentojnë sundimin e ligjit në vendet e tyre përkatëse për të plotësuar kërkesat e presidentin Erdogan.
Stokholmi dhe Helsinki nuk do t’i nënshtrohen shantazhit të një një autokrati, edhe nëse kjo do të thotë që të sakrifikojnë anëtarësimin e tyre në NATO. Vetëm për këtë arsye, Finlanda dhe Suedia meritojnë të jenë anëtarë të aleancës. Nëse presidenti Erdogan bllokon aplikimet e tyre për anëtarësimin në NATO, bota e lirë duhet që ta përjashtojë Turqinë nga aleanca./ Përshtatur nga CNA.al
Pse Britania është ekonomia kryesore me performancën m...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahle...
Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të s...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetë...
Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmos...
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugal...
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në encikloped...
Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër sh...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret ...
Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë ...
Balona u pa të mërkurën (01.02.2023) mbi shtetin Monta...
Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, ...
Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël ...
Presidentin turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia ësh...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin E.T., në Peqin i cili ish...
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për veprën pena...
Rreth orës 09:40, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, dysho...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Grams...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...