Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten në mbrëmje për bartësit e posteve kryesore në institucionet e përbashkëta politike, duke riemëruar konservatoren gjermane Ursula von der Leyen si presidente të Komisionit Evropian, për pesë vjet të tjera.
Krahas zonjës Von der Leyen, që kryeson degën ekzekutive të BE-së, Antonio Costa i Portugalisë u zgjodh president i Këshillit Evropian dhe estonezja Kaja Kallas, kryediplomate e bllokut.
"E kënaqshme”, tha kryeministri polak Donald Tusk, ish-president i Këshillit Evropian. "Për Poloninë dhe për Evropën".
Kaja, Ursula and Antonio accepted. Defence plans accepted. Satisfaction. For Poland and for Europe.
— Donald Tusk (@donaldtusk) June 27, 2024
Si zonja Von der Leyen ashtu edhe zonja Kallas, tani duhet të miratohen nga ligjvënësit evropianë. Emërimi i zotit Costa kishte nevojë vetëm për miratimin e drejtuesve dhe ai do të fillojë punën në postin e ri në vjeshtë.
Miratimi i tyre u mundësua pas arritjes së një marrëveshjeje në fillim të javës në mes të tri grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian – partive konservatore, atyre social-demokrate dhe partive liberale, përkundër kritikave të ashpra nga e djathta e skajshme.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e bëri të qartë pakënaqësinë e saj për përjashtimin nga bisedimet përgatitore të një grupi të vogël udhëheqësish që ndanë postet kryesore. Grupi i saj nacionalist i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë doli si forca e tretë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian këtë muaj.
Kryeministrja Meloni votoi kundër zotit Costa dhe kundër zonjës Kallas, i thanë agjencisë së lajmeve "Associated Press" dy burime të afërta me diskutimet, me kushtin që të mos u përmendej emri. Po këto burime thanë se zonja Meloni abstenoi në votimin për zonjën Von der Leyen.
Në fund, vetëm kryeministri nacionalist hungarez, Viktor Orbán, votoi kundër marrëveshjes trepalëshe.
“Votuesit evropianë u mashtruan”, shkroi ai në "Facebook" të enjten në mbrëmje. “Ne nuk e mbështesim këtë marrëveshje të turpshme”! Kundërshtimet e tij ishin të kota, meqë paketa kishte nevojë vetëm për dy të tretat e votave për t’u miratuar.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare evropiane, partitë e djathta shënuan përparim, në veçanti në Gjermani, Francë dhe Itali, por tri grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian vazhdojnë të kenë shumicën.
Antonio Costa, ish-kryeministër portugez, vjen nga grupi i socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë, i cili doli i dyti. Kaja Kallas, kryeministre e vendit të vogël baltik, vjen nga grupi liberal pro biznesit, i cili është gjithashtu shtëpia e presidentit francez Emmanuel Macron dhe humbi vende në zgjedhjet e qershorit, duke u radhitur në vendin e katërt.
Postet kryesore në BE supozohet të sigurojnë ekuilibrin gjeografik dhe ideologjik, por në fund të fundit, janë 27 udhëheqësit e vendeve anëtare që mbajnë frenat në duar.
Ndërsa emërimi i zotit Costa vendoset vetëm nga udhëheqësit e BE-së, si zonja Von der Leyen ashtu edhe zonja Kallas do të duhet gjithashtu të miratohen nga shumica e ligjvënësve. Ky votim mund të ndodhë kur Parlamenti Evropian i sapokrijuar të mblidhet për herë të parë në korrik. Për t’i miratuar nga parlamenti 720 vendesh, atyre u duhen të paktën 361 vota.
Këshilli Evropian është trupi i përbërë nga udhëheqësit e 27 vendeve anëtare. Roli i zotit Costa si president do të jetë ndërmjetësimi i marrëveshjeve brenda një klubi politik shpesh thellësisht të ndarë. Në Portugali, ai njihet si një negociator i zgjuar.
Si shefe e politikës së jashtme, zonja Kallas, vendi i së cilës është fqinje me Rusinë dhe e cila ka mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Moskës për shkak të agresionit rus në Ukrainë, do ta përfaqësojë bllokun në skenën botërore.
Por posti i zonjës Von der Leyen është më i fuqishmi. Si presidente e Komisionit, detyra e saj është të hartojë dhe zbatojë politikën e përbashkët të bllokut për gjithçka, nga emigrimi tek ekonomia dhe rregullat mjedisore./ VOA
Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republi...
Një dron nënujor po përdor inteligjencën artificiale p...
Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar dy ish-ministr...
Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar në n...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar...
Me 25 vota për, 293 kundër dhe 27 abstenime, ligjvënës...
Gjendja në Bolivi sot është e qetë pas arrestimit të i...
Të enjten zhvillohet debati i parë i zgjedhjeve presid...
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshë...
Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastryki...
Në Leposaviç është arrestuar një person, i cili dyshohet p...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha ...
Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për sht...
Forcat e Armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se ës...
Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presi...
Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve...
Ka dështuar takimi i radhës në Bruksel mes kryeministr...
Qeveria e koalicionit në Berlin ka rënë dakord për ref...
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Eva...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...