Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...

Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Evan Gershkovich, ka filluar të mërkurën, për akuza për spiunazh, të cilat ai, "Wall Street Journal" dhe qeveria amerikane i hedhin poshtë si të motivuara politikisht.
Gershkovich u pa me kokë të rruar teksa qëndroi mbrapa xhamave në një paraqitje të shkurtër para gazetarëve në sallën e gjyqit.
Gjyqi ndaj tij po mbahet me dyer të mbyllura në një gjykatë në Jekaterinburg, në qytetin Ural, ku Gershkovich u arrestua më 29 mars 2023 gjatë një vizite për reportazh dhe u akuza se tentoi të siguronte të dhëna të fshehta ushtarake.
Mediat, miqtë, anëtarët e familjes, e as pjesëtarë të ambasadës amerikane nuk lejohen të marrin pjesë në seancat gjyqësore.
Gershkovich, i lindur në Amerikë nga prindër emigrantë nga ish-Bashkimi Sovjetik, është gazetari i parë amerikan që arrestohet për akuzat për spiunazh në Rusi që prej Luftës së Ftohtë.
Ai rrezikon të dënohet me burgim deri në 20 vjet, nëse shpallet fajtor, gjë që është pothuajse e sigurt.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë dëshmi për t’i mbështetur akuzat ndaj tij për spiunazh.
E përditshmja amerikane "Wall Street Journal" – për të cilën ka punuar gazetari – dhe qeveria amerikane, i hedhin poshtë vazhdimisht pretendimet e Rusisë.
Të dyja institucionet kanë deklaruar disa herë që Gershkovich, 32-vjeçar, ka qenë duke e bërë punën e tij kur është arrestuar.
Gershkovich është duke u mbajtur në burgun famëkeq të Moskës, Lefortovo, prej se u arrestua dhe të gjitha ankesat e tij për lirim janë hedhur poshtë.
Shefi ekzekutiv i Dow Jones dhe botuesi i "Wall Street Journal", Almar Latour, dhe kryeredaktorja e gazetës, Emma Tucker, thanë në një komunikatë më 13 qershor se Gershkovich po përballet me “akuza të rrejshme dhe të pabaza”.
Qeveria amerikane ka thënë se Gershkovich dhe një amerikan tjetër, ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, i cili po e kryen një dënim me 16 vjet burgim i akuzuar për spiunazh, janë “ndaluar padrejtësisht”.
Një tjetër shtetase amerikane që aktualisht po mbahet prej autoriteteve ruse është edhe Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë.
Ajo u arrestua në Kazan të Tatarstanit në tetor të vitit 2023 dhe akuzohet se ka dështuar të regjistrohet si “agjente e huaj”, si dhe për shpërndarje të të pavërtetave për ushtrinë ruse.
Nëse dënohet, ajo përballet me 10 vjet burgim.
Autoritetet amerikane kanë thënë se Kurmasheva është arrestuar në shenjë hakmarrjeje për punën që ka bërë./ REL
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi...
Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje t...
Bashkimi Evropian pritet t’i bëjë bashkë të mërkurën k...
Disa pjesë të parlamentit të Kenias u dogjën të martën...
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë të martën një pake...
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi njëzëri të martën q...
Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut ...
Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim “të fuqishëm” ...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë R...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e ...
Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, paralajmëroi në mars ...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, pritet ta pran...
"1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion gjatë mu...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka emëru...
Një oficer policie 61-vjeçar ka humbur jetën dhe një t...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të hënën me 15 muaj heq...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut filloi sot detyrën pas...
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë të hënën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...