Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se blloku duhet të vazhdojë punën për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, një zotim i kahershëm, i cili ka fituar në peshë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Këto komente u bënë në prag të një takimi të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian me ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe punëve të jashtme.
Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani tha se Bashkimi Evropian duhet të ecë përpara me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në bllok.
“Ne duhet të vazhdojmë drejt anëtarësimit të plotë përpara vitit 2030 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë”, tha ai duke nënvizuar se vendet e Ballkanit janë kandidatë prej shumë vitesh.
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të vazhdojë të mbajë vrullin për anëtarësimin e vendeve fqinje.
“Ne e pranojmë se kemi palë të treta, qoftë Rusia, Kina apo të tjera, të cilët po ushtrojnë ndikimin e tyre. Ballkani dhe Evropa Lindore janë fqinjësia jonë e afërt. Të dyja rajonet janë rreth pesëqind kilometra larg Vjenës. Ne duhet të arrijmë t'i kundërvihemi kësaj unaze zjarri që na rrethon ne, Bashkimin Evropian, me një unazë qëndrueshmërie dhe sigurie. Për mua, kjo është detyra më e madhe gjeostrategjike e Bashkimit Evropian”, tha ministri i jashtëm austriak.
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se integrimi i vendeve që mbështesin vlerat evropiane nuk është vetëm çështje politike.
“Por, janë më shumë çështje sigurie në Evropë, në një kohë kur përballemi me agresionin rus kundër Ukrainës dhe një Bashkim Evropian më i fortë është një përgjigje më e mirë ndaj sfidave të sotme dhe në të ardhmen”, tha ministrja Gërvalla.
Bashkimi Evropian kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të tejkalojnë problemet mes tyre dhe të angazhohen për fqinjësi të mirë. Blloku ka kushtëzuar integrimet evropiane për Kosovën dhe Serbinë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët u pajtuan vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
Në përpjekje për të nxitur zbatimin, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka ftuar për pasditen e së mërkurës në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas paralajmërimit, në orën 15 do të mbahen takimet e ndara të tyre me zyrtarët evropianë dhe më pas një takim trepalësh.
Të dy udhëheqësit nuk janë takuar që nga shtatori i vitit të kaluar ndërsa ende nuk kanë ndërmarr hapa në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshja me gjithe trysninë e bllokut. Kosova nuk ka filluar ende procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ka thënë se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ apo ‘de jure’ të Kosovës.
Bashkimi Evropian ka theksuar disa herë se marrëveshja, ndonëse nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët.
Ndonëse asnjëri nga udhëheqësit nuk ka folur për pritjet nga takimi i së mërkurës, partitë opozitare në Kosovë kritikuan të hënën qasjen e kryeministrit Albin Kurti kundruall procesit të bisedimeve ndërsa shprehën bindjen se çështja e asociacionit pritet të jetë në qendër të takimit./ Voa
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se ës...
Më shumë se 15 oficerë policie dhe disa civilë, duke përfs...
Bashkimi Evropian e ka miratuar të hënë një pako të re...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë n...
Kryetari i grupit parlamentar të CSU-së bavareze në Bu...
Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck,...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u miratua të dielë...
Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e ...
Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe m...
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati l...
Që kur filloi sulmin në Ukrainë, Kremlini ka bërë fush...
Një sulm me dronë dëmtoi një anije tregtare 120 kilome...
Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e M...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi kabinet...
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me...
Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhe...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar p...
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, është nderuar të die...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...