Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...

Kryetari i grupit parlamentar të CSU-së bavareze në Bundestag Alexander Dobrindt, bën thirrje që refugjatët ukrainas të luftës të kthehen në vendin e tyre të origjinës, kur nuk gjejnë punë në Gjermani. Të Gjelbrit dhe SPD reagojnë me kritika të ashpra.
CSU, Bashkimi Krisjansocial, parti simotër e CDU-së, ka bërë thirrje që refugjatët ukrainas të luftës të kthehen në vendin e tyre të origjinës, nëse nuk gjejnë punë në Gjermani. "Më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës, duhet të zbatohet parimi: fillim i punës në Gjermani ose kthim në zonat e sigurta të Ukrainës perëndimore," tha kreu i grupit parlamentar të CSU-së, Alexander Dobrindt për gazetën "Bild am Sonntag".
SPD dhe të Gjelbrit e kritikuan ashpër këtë kërkesë. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të SPD, Dirk Wiese, i tha gazetës se presidenti rus, Vladimir Putin, bombardon vazhdimisht objektiva në të gjithë Ukrainën. "Dobrindti tani dëshiron të kthejë atje gra dhe fëmijë, që mund të kenë humbur prindërit e tyre në front," tha Wiese. "CSU-së duhet t'i vijë turp për kërkesa të tilla dhe duhet ta heqë njëherë e mirë 'C'-në për 'e krishterë' nga emri i saj”.

Bashkëkryetari i të Gjelbërve, Omid Nouripour, tha: "Insinuata se ukrainasit vijnë te ne për të marrë kompensimin financiar për qytetarin nuk merr parasysh tmerrin e luftës së Putin-it". Nouripouri hodhi poshtë edhe propozimet e CDU/CSU për të mos u dhënë menjëherë ukrainasve kompensimin për qytetarin, por për t'i kaluar ata së pari në procedurën e zakonshme të azilit. "Sigurisht që ne duhet t'u mundësojmë ukrainasve që të punojnë edhe më shpejt," tha ai. "Por pengesat e reja ligjore, siç dëshiron CDU, nuk ndihmojnë, por dëmtojnë”.
Disa ministra të Brendshëm të landeve gjermane kohët e fundit kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund dhënies së kompensimit të qytetarëve refugjatëve të luftës nga Ukraina dhe që atyre t'u jepen vetëm pagesa më të ulëta sipas Ligjit të Përfitimeve të Azilkërkuesve. Qeveria gjermane tashmë e ka refuzuar këtë.

Dobrindt u bashkua me kritikat për rregulloret aktuale. Sipas politikanit të CSU-së, kompensimi i qytetarëve u konceptua si ndihmë e shpejtë në fillimin e luftës ruse të agresionit kundër Ukrainës, por prej kohësh ai është kthyer në një frenim për të punuar. Ai i ka mbajtur shumë njerëz nga Ukraina në ndihmë sociale.
Martin Rosemann, politikan i SPD-së i specializuar në tregun e punës, theksoi gjithashtu në "Bild am Sonntag" se shumë nga refugjatët ukrainas janë nëna që i rrisin të vetme fëmijët: "Pengesat për refugjatët ukrainas që të fillojnë të punojnë janë mungesa e çerdheve, mungesa e njohurive të gjermanishtes dhe vështirësia në njohjen e kualifikimeve profesionale". Ai e cilësoi propozimin për kalimin e tyre nga kompensimi i qytetarit në procedurën e azilit si "marrëzi populiste”./ DW
Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck,...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u miratua të dielë...
Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e ...
Autoritetet ruse thanë se gjashtë persona vdiqën dhe m...
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati l...
Që kur filloi sulmin në Ukrainë, Kremlini ka bërë fush...
Një sulm me dronë dëmtoi një anije tregtare 120 kilome...
Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e M...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi kabinet...
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me...
Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhe...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar p...
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, është nderuar të die...
Rusia ka nisur tri raketa drejt rajonit të Kievit në o...
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha ...
Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ...
Mesditën e sotme në Andros, në zonën e Straburgies, në...
Të paktën 42 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Rr...
Gjykata Supreme në Iran e ka përmbysur dënimin me vdek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...