Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të shtunën se ishte informuar nga komisioneri i BE-së, Valdis Dombrovskis, se do të kishte bisedime konkrete për tarifat me Kinën.
Konfirmimi erdhi pasi Ministria e Tregtisë së Kinës tha se kreu i saj Wang Wentao dhe zoti Dombrovskis, nënkryetar ekzekutiv i Komisionit Evropian, kishin rënë dakord të fillonin konsultimet mbi hetimin e BE-së ndaj dyshimeve se qeveria e Kinës po subvencionon kompanitë kineze të prodhimit të makinave elektrike, të cilat po operojnë në Evropë.
Zoti Habeck tha në Shangai se qëllimi i hetimit është krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës në tregun e makinave elektrike. Është mirë të jemi të orientuar drejt eksportit, por për këtë nuk duhet të përdoren subvencionet, tha ai.
Vizita e zotit Habeck është e para e një zyrtari të lartë evropian që kur Brukseli vendosi tarifa me vlerë 38.1 për qind ndaj importit të makinave elektrike kineze për të luftuar subvencionet e tepruara të kompanive kineze nga qeveria në Pekin.
Ministri gjerman i ekonomisë, Habeck, tha se ka kohë për dialogun mes BE-së dhe Kinës mbi çështjen e tarifave para se vendimi i Brukselit mbi importin e makinave elektrike kineze të hyjë plotësisht në fuqi në muajin nëntor.
Një çështje tjetër tensionuese mes Pekinit dhe Berlinit është mbështetja e Kinës për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës. Zoti Habeck vuri në dukje se tregtia mes Kinës dhe Rusisë është rritur me 40 për qind vitin e kaluar.
Tarifat e përkohshme të Bashkimit Evropian mbi importet kineze të makinave elektrike do të hyjë në fuqi më 4 korrik, por hetimi ndaj subvencioneve të kompanive kineze të makinave, që operojnë në Evropë, do të vazhdojë deri më 2 nëntor, kur mund të vendoset për të lënë në fuqi për pesë vjet tarifat ndaj kompanive kineze.
Udhëheqësit e Kinës kanë ndihmuar që vendi të bëhet një nga tregjet më të mëdha të makinave, duke investuar miliarda dollarë në subvencione për të krijuar një avantazh të hershëm në industrinë e prodhimit të makinave elektrike.
Prodhuesit globalë të makinave po përballen me një konkurrencë në rritje në rajonet e tyre nga kompanitë kineze, të cilat kanë rritur eksportet e makinave elektrike për shkak të rënies së kërkesave në Kinë.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian besojnë se automjetet elektrike kineze po ulin çmimet e modeleve vendase me rreth 20 për qind në tregun evropian, duke rritur trysninë mbi kompanitë evropiane për të prodhuar automjete elektrike me kosto më të ulët.
Kina i ka quajtur më parë shqetësimet perëndimore për subvencionet e kompanive elektrike "të pabaza" dhe ka pohuar se suksesi i vendit në tregun ndërkombëtar është arritur falë novacionit./ VOA
Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ...
Mesditën e sotme në Andros, në zonën e Straburgies, në...
Të paktën 42 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Rr...
Gjykata Supreme në Iran e ka përmbysur dënimin me vdek...
Të paktën 42 persona humbën jetën nga sulmet izraelite...
"Ka ardhur koha t'i përveshim mëngët, t’i japim fund k...
Gjykatësja Jennifer Panzer është duke negociuar të ard...
Ministria e Energjisë në Ukrainë dhe operatori kombëtar i ...
Komiteti i Rrjetit Evropian i operatorëve të Sistemit ...
Numri zyrtar i viktimave nga pelegrinazhi i Haxhit të ...
Barcelona, një destinacion kryesor spanjoll për pushim...
Avokatët e zotit Donald Trump, në çështjen e ngritur kundë...
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se zyrat e...
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se ...
Gjenerata e ardhshme e zyrtarëve të BE-së duhet të mbr...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dën...
Ushtria e Ukrainës lejohet t’i përdorë raketat amerika...
Vuçiç shkroi në Instagram se ato duhet të jenë pjesë e...
Presidenti Joe Biden fillon të premten në vendpushimin...
Koreja e Jugut thirri të premten ambasadorin rus në shenjë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...