PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Ushtria e Ukrainës lejohet t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjata veprimi për t’i goditur caqet më brenda Rusisë, jo vetëm pranë vijave të frontit afër Harkivit, nëse e bën këtë për t’u vetëmbrojtur, tha Pentagoni të premten.
Fillimisht, presidenti amerikan Joe Biden javë më parë i dha leje Ukrainës të përdorë municione me të cilat e furnizon SHBA-ja për ta mbrojtur qytetin lindor, Harkiv, nga sulmet e pareshtura raketore ruse.
Prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur qëndrim që Kievi të mos i përdorte armët amerikane për t’i goditur caqet brenda Rusisë, për shkak të frikës se kjo do ta përshkallëzonte luftën.
LEXONI EDHE KËTË:SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore të planifikuara për vendet e tjera aleate
Rusia është duke i goditur caqet ukrainase nga brendësia e kufijve të vet, duke e trajtuar territorin e saj si “zonë të sigurisë”, tha gjeneralmajori Pat Ryder, sekretar për media i Pentagonit.
“Derisa po i shohim ato forca duke kryer operacione të tilla nga territori i tyre, ne kemi shpjeguar se Ukraina mundet dhe ka të drejtë për t’u përgjigjur në mënyrë që ta mbrojë veten”, tha Ryder për gazetarë.
Pentagoni tha se ky nuk është qëndrim i ri në politikën e saj për armët.
“Kjo nuk ka të bëjë me gjeografi. Ka të bëjë me logjikën. Nëse Rusia po e sulmon apo është duke dashur ta sulmojë Ukrainën nga territori i vet, atëherë ka logjikë ta lejojmë Ukrainën të përgjigjet kundër forcave të cilat po e godasin atë nga matanë kufirit”, tha ai.
LEXONI EDHE KËTË:Disa të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë
Një ditë më parë, të enjten, Shtëpia e Bardhë se do ta përshpejtojë furnizimin e Ukrainës me raketa për mbrojtje ajrore duke ia dërguar asaj dërgesat e planifikuara për vendet e tjera aleate.
Vendimi nënkupton se dërgesat e “raketave që dalin nga linja e prodhimit” do të shkojnë në Ukrainë, në vend se të shkojnë në vende të tjera të planifikuara./REL
Vuçiç shkroi në Instagram se ato duhet të jenë pjesë e...
Presidenti Joe Biden fillon të premten në vendpushimin...
Koreja e Jugut thirri të premten ambasadorin rus në shenjë...
Forcat izraelite goditën sot qytetin e Rafahut me sulme aj...
Bashkimi Evropian (BE) do t’i fillojë bisedimet e anët...
Vendet e Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht të pre...
Zjarret në Turqinë juglindore kanë marrë jetën e të pa...
Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmë...
Vladimir Putin ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do t...
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përp...
Luiziana është bërë shteti i parë amerikan që kërkon q...
Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) besojnë se politika...
Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e pë...
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për An...
Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i nënshkroi së paku d...
Tregu bullgar i punës po përballet me një mungesë punë...
Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Uk...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu tashmë i...
Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...