James Rubin: Qëllimi afatgjatë i normalizimit Kosovë-Serbi nënkupton njohjen
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për An...

Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e përdorimit të një pajisjeje që u jep mundësi armëve gjysmë-automatike të qëllojnë me breshëri të ngjashme me mitralozët. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, vendimi lë në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale çështjen e armëmbajtjes.
Këto pajisje blihen më vete dhe montohen për të intensifikuar breshërinë e armëve, duke qëlluar qindra plumba në një minutë. Ato u ndaluan nga ish-presidenti Trump në 2018 pas një sulmi në një festival muzikor në 2017 në Las Vegas, ku për pasojë u vranë 60 persona.
“Mëngjesin e sotëm përmbyllëm rregulloren e re për të ndaluar pajisjet që intensifikojnë breshëritë e armëve”, u shpreh zoti Trump.
Autori i sulmit përdori një pajisje të tillë dhe qëlloi pa ndërprerje me më shumë se 1 mijë plumba nga dritarja e një hoteli.
Shumica konservatore e Gjykatës së Lartë tha në vendimin e saj se administrata e zotit Trump tejkaloi autoritetin e saj kur e shpalli të jashtëligjshëm përdorimin e këtyre pajisjeve.
Vendimi i Gjykatës e mban çështjen e përdorimit të armëve në qendër të fushatës presidenciale.
Ekipi i fushatës elektorale të ish-presidentit Trump tha se amerikanët duhet të respektojnë vendimin e gjykatës. Të premten, zoti Trump u tha të pranishmëve të mbledhur për të festuar ditëlindjen e tij në Florida, se rizgjedhja e tij do të bëjë të mundur mbrojtjen e të drejtave lidhur me armët, që mundëson Amendamenti i Dytë i Kushtetutës.
“Është e nevojshme që njerëzit, armëmbajtësit të votojnë. Sepse po nuk votuat, nuk do ta mbani dot armën dhe për shumë kohë, sepse ata duan t’ju marrin gjithçka. Ata duan t'ju heqin armët. Ata duan t'ju marrin municionet. Ata duan ta shkatërrojnë Amendamentin e Dytë”, ka thënë zoti Trump.
Ekipi i fushatës elektorale të presidentit Biden i bëri thirrje Kongresit të rikthejë në fuqi ndalimin e pajisjeve që intensifikojnë breshërinë e armës.
"Ka një kontrast të qartë midis qëndrimit tonë dhe ish-presidentit. Të mos harrojmë, ish-presidenti tha fjalë për fjalë tha se njerëzit duhet ta pranojnë vendimin dhe të vazhdojnë përpara. Por kjo lidhet me çështjen e dhunës me armë në SHBA. Duhet ta marrim seriozisht. Le ta kuptojmë se të gjithë kemi fuqinë të luajmë rolin tonë në këtë çështje”, tha nënpresidentja Kamala Harris.
Përkrahësit e zotit Trump në Kongres mbështesin të drejtat e armëmbajtësve për të përdorur pajisjet që intensifikojnë breshërinë e armëve.
“Kjo pajisje u shërben atyre që janë dëmtuar nga armët, por që vazhdojnë t’i përdorin ato në mënyrë aktive. Kjo nuk do të thotë se ata do të shtien duke patur si objektiv qytetarët. Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, tha Byron Donalds, ligjvënës republikan.
Përkrahësit e zotit Biden në Kongres thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë do të çojë në humbjen e më shumë jetëve.
“Nuk ka asnjë dyshim se do ketë tragjedi të tjera për shkak të këtyre pajisjeve. Dhe ne duhet të pyesim veten se përse është e nevojshme një gjë e tillë”?, thotë Adam Schiff, ligjvënës demokrat
Sipas të dhënave të qendrës së anketimit Pew Research, gati një e treta e amerikanëve thonë se zotërojnë një armë.
Përpara zgjedhjeve të nëntorit, Gjykata e Lartë pritet të vendosë edhe për një çështje që ka në qendër të drejtën e armëmbajtjes për individë ndaj të cilëve janë vendosur urdhra ndalimi për shkak se kanë ushtruar dhunë në familje./ VOA
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për An...
Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i nënshkroi së paku d...
Tregu bullgar i punës po përballet me një mungesë punë...
Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Uk...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu tashmë i...
Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’...
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë pla...
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjiths...
Në Bashkimin Evropian nuk është rënë dakord për heqjen plo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë nxi...
Irani ka dënuar vendimin e Kanadasë, e cila listoi Gar...
Të paktën 52 persona kanë vdekur në Nju Delhi të Indis...
Më shumë se 880 veta kanë kaluar Kanalin Anglez në një...
Udhëheqësi i grupit militant libanez Hezbollah, Hasan ...
Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa dhe dronë gjatë na...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në kryeqy...
Kanadaja e ka listuar Korpusin e Gardës Revolucionare ...
Prokuroria e Posaçme në Mali të Zi ngriti të mërkurën ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...