PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e mundshme përdorimi i vendeve të treta për dëbimin e refugjatëve afganë dhe sirianë dhe shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuese jashtë vendit, janë kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut.
Kjo çështje ishte tema kryesore e bisedimeve mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe liderëve të 16 landeve të Gjermanisë në Berlin më 20 qershor.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha gjatë një takimi të ministrave të brendshëm rajonalë në ditën e njëjtë se kanë nisur “bisedimet konkrete” dhe se ajo është “e bindur” se do të gjendet një mënyrë për t’i dëbuar emigrantët afganë dhe sirianë të dënuar për krime të rënda.
Faeser tha se vendimi do t’i prekte vetëm një numër të vogël njerëzish dhe se në rastin e shtetasve afganë, dëbimet do të kryheshin përmes vendeve të treta, si Uzbekistani.
Para takimeve, të cilat u mbajtën në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, më shumë se 300 organizata ia dërguan një letër të hapur Scholzit, në të cilën ato e kritikuan ashpër nismën.
“Ju lutem kundërshtojini qartazi planet për shqyrtim jashtë vendit të procedurave për azil”, shkruhet në letër, e cila mban nënshkrimet e Amnesty International Germany, Mjekëve pa Kufij dhe të grupit gjerman për avokim për emigrantët, Pro Asyl.
“Planet për dëbimin e refugjatëve në vendet e treta joevropiane, apo për të kryer procedurat për azil jashtë BE-së... nuk funksionojnë në praktikë, janë tejet të kushtueshme dhe përbëjnë kërcënim për sundimin e ligjit”, thuhet në letër.
Politikanë konservatorë dhe të së djathtës ekstreme i kanë rritur kritikat ndaj refugjatëve, pasi një afgan 25-vjeçar u akuzua e se theri me thikë për vdekje një oficer gjerman në fund të majit.
Gjermania e ndërpreu dëbimin e afganëve pasi talibanët e morën pushtetin në Kabul në gusht të vitit 2021.
Gjermania është gjithashtu destinacion i madh për sirianët që kërkojnë t’i ikin luftës civile në Siri dhe sundimit të liderit Bashar al-Assad. Sirianët janë grupi më i madh i refugjatëve në Gjermani, pasi qindra mijëra janë lejuar në vend prej vitit 2015.
Gjendja e sigurisë dhe e të drejtave të njeriut në Afganistan dhe Siri cilësohet si e rëndë nga grupet vëzhguese.
Scholz në të kaluarën e ka mbështetur heqjen e ndalesës së dëbimeve në Gjermani. Më 19 qershor, zëdhënësi i tij, Robert Habeck, tha se e përkrah dëbimin së paku në rastet kur individët janë të dyshuar për terrorizëm, apo të dënuar për krime të rënda si, vrasja.
Mbështetësit e kësaj ideje janë duke vlerësuar nëse është e mundur të kryhen dëbime të tilla përmes vendeve të treta si, Uzbekistani, pa e shkelur ligjin ndërkombëtar.
Ministria e Brendshme po kërkon mënyra për t’i kryer procedurat e azilit në vendet e treta jashtë Bashkimit Evropian, ngjashëm me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë bisedimeve treditore, që përfundojnë më 21 qershor, ministrat e brendshëm të landeve raportohet se e kanë konsideruar edhe ndërprerjen e përfitimeve që u paguhen refugjatëve ukrainas./ REL
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i nënshkroi së paku d...
Tregu bullgar i punës po përballet me një mungesë punë...
Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Uk...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu tashmë i...
Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’...
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë pla...
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjiths...
Në Bashkimin Evropian nuk është rënë dakord për heqjen plo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë nxi...
Irani ka dënuar vendimin e Kanadasë, e cila listoi Gar...
Të paktën 52 persona kanë vdekur në Nju Delhi të Indis...
Më shumë se 880 veta kanë kaluar Kanalin Anglez në një...
Udhëheqësi i grupit militant libanez Hezbollah, Hasan ...
Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa dhe dronë gjatë na...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në kryeqy...
Kanadaja e ka listuar Korpusin e Gardës Revolucionare ...
Prokuroria e Posaçme në Mali të Zi ngriti të mërkurën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të mër...
Këtë javë Merilendi u bë shteti i fundit që njoftoi fa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...