Zyrtari rus: 10.000 punëtorë emigrantë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë
Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastryki...

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, njoftoi se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tubimit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”.
“Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, tha Daçiç, por edhe Ministria e Brendshme.
Daçiq tha se nuk do të lejohen tubime në këtë zonë.
“Organizatorët janë informuar për këtë urdhër”, tha Daçiç.
Hapja e festivalit është paraparë të ndodhte në orën 18:30 të 27 qershorit në sheshin Dorqol dhe disa orë para hapjes, një grup i madh i djathtistëve u mblodhën në hyrje të zonës, duke valëvitur flamuj serbë.
Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, ky grup protestuesish janë dëgjuar duke brohoritur “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë fyer qytetarët e Kosovës.
Në sheshin Dorqol, ku mbahet festivali dhe i cili është i mbyllur për trafik, janë parë një numër i vogël i policëve.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë nuk është lejuar të hyjë në hapësirën ku festivali pritet të nisë sonte nga protestuesit që po qëndrojnë në hyrje të kësaj zone.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që janë organizatorë të festivalit, pritet që të dalin me një njoftim shumë shpejt.
Lëvizja opozitare e Qytetarëve të Lirë (PSG) tha se kërkesa e Ministrisë së Brendshme dhe e Ivica Daçiqit për ndalimin e festivalit “është një urdhër i turpshëm”.
Kjo lëvizje tha se Qeveria e Serbisë është drejtpërdrejt përgjegjëse për pasigurinë e pjesëmarrësve, duke shtuar se ministrat dhe kryetari i Beogradit, Aleksandër Shapiç, bënë “deklarata të papranueshme përmes së cilave u vunë në pikëpyetje motivet e organizatorëve dhe i akuzuan ata se po tradhtojnë interesat kombëtare në një formë të keqe neofashiste”.
“Liria e tubimit është e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët e Serbisë dhe duke urdhëruar ndalimin e festivalit ‘Mirëdita, dobar dan’, Ivica Daçiç, si përfaqësues i regjimit SNS-SPS, tregon se shteti rreshtohet me nacionalitët të cilët janë kundër pajtimit rajonal”, tha PSG.
Që nga themelimi i tij më 2014, festivali në Beograd, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Serbisë dhe Kosovës, është shoqëruar me protesta nga organizatat e krahut të djathtë dhe partitë që kanë tentuar të ndalojnë mbajtjen e festivalit.
Disa përfaqësues të autoriteteve serbe kanë bërë thirrje për anulimin e mbajtjes së festivalit gjatë këtij vitit, që është paraparë të mbahet nga 27 deri më 29 qershor.
Më 26 qershor, Daçiç deklaroi se festivali paraqet “rrezik të sigurisë”.
Disa javë para hapjes së festivalit, në media dhe rrjete sociale ka pasur njoftime për këtë ngjarje, që kanë qenë të shoqëruara me gjuhë të urrejtjes.
“Mirëdita, dobar dan” mbahet një herë në vit, në mënyrë alternative në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim që ta afrojë skenën kulturore serbe me Kosovën dhe anasjelltas, për të prezantuar skenën bashkëkohore kulturore dhe artistike të Kosovës para publikut nga Serbia.
Ngjarja organizohet nga organizatat joqeveritare - Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova./ REL
Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleksandr Bastryki...
Në Leposaviç është arrestuar një person, i cili dyshohet p...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha ...
Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për sht...
Forcat e Armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se ës...
Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presi...
Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve...
Ka dështuar takimi i radhës në Bruksel mes kryeministr...
Qeveria e koalicionit në Berlin ka rënë dakord për ref...
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Eva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi...
Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje t...
Bashkimi Evropian pritet t’i bëjë bashkë të mërkurën k...
Disa pjesë të parlamentit të Kenias u dogjën të martën...
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë të martën një pake...
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi njëzëri të martën q...
Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut ...
Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim “të fuqishëm” ...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë R...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...