Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha se moszbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë “është mundësi e humbur nga të dyja vendet”.
Ai i bëri këto komente në një postim në rrjetin "X" duke shpërndarë deklaratën e shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas përpjekjeve të së mërkurës për një takim të përbashkët me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që dështuan pasi Kosova refuzoi të marrë pjesë dhe vendosi disa kushte për një takim trepalësh.
“Së pari, zyrtarizimin e marrëveshjes themelore përmes nënshkrimit nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive përkatëse. Së dyti, tërheqjen e letrës së paraqitur zyrtarisht në BE nga ish-kryeministrja (serbe Ana) Bërnabiç, e datës 13 dhjetor 2023. Dhe së treti, dorëzimin e Milan Radojçiçit dhe grupit të tij paraushtarak-terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, citoi zoti Borrell kushtet e zotit Kurti i cili nga ana e tij tha se bëhet fjalë për “garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve”.
Duke paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve mes palëve në nivel të kryengeociatorëve, javën e ardhshme, zoti Borrell tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zoti O’Brien tha se takimi i së mërkurës “nënvizoi faktin se palët duhet të ripërkushtohen për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, pak ditë para ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie.
Ngjarja ngriti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon dhe diplomacia perëndimore u vu në përpjekje për të nxitur palët që të zbatojnë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, për të cilën palët u dakorduan në shkurt dhe mars të vitit 2023 në Bruksel dhe në Ohër.
Marrëveshja nuk parasheh njohje të ndërsjellë, po kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës, çka është konsideruar njohje de fakto, por jo de jure e Kosovës nga Serbia. Marrëveshja kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese si dhe të përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura më parë mes tyre.
Me 27 tetor të vitit të kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të përbashkët i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që të njohë ‘de-facto’ shtetësinë e Kosovës, që nënkupton zbatimin e parimeve të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
Por, procesi i themelimit të Asociacionit ende nuk ka filluar, ndërsa Serbia tha se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ apo ‘de jure’ të Kosovës.
Bashkimi Evropian ka theksuar disa herë se marrëveshja, ndonëse nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe nga zbatimi i saj varet përparimi drejt integrimit evropian të tyre.
Zoti Borrell, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë, tha të mërkurën se “në periudhën e një konflikti të pashembullt në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshjeje për paqe, qëndrueshmëri dhe fqinjësi të mirë është e rëndësisë së lartë”./ VOA
Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për sht...
Forcat e Armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se ës...
Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presi...
Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve...
Ka dështuar takimi i radhës në Bruksel mes kryeministr...
Qeveria e koalicionit në Berlin ka rënë dakord për ref...
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Eva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi...
Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje t...
Bashkimi Evropian pritet t’i bëjë bashkë të mërkurën k...
Disa pjesë të parlamentit të Kenias u dogjën të martën...
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë të martën një pake...
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi njëzëri të martën q...
Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut ...
Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim “të fuqishëm” ...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë R...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e ...
Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, paralajmëroi në mars ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...