Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Forcat e Armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati presidencial në La Paz të mërkurën në mbrëmje dhe policia e arrestoi gjeneralin në krye të një grushti shteti të dështuar.
Të mërkurën gjatë ditës, njësi ushtarake, të udhëhequra nga gjenerali Juan Jose Zuniga, ishin mbledhur në sheshin qendror Plaza Murillo, ku ndodhen pallati presidencial dhe Kongresi.
Presidenti bolivian Luis Arce e dënoi tentim-puçin dhe i bëri thirrje popullit për mbështetje.
“Sot, vendi po përballet me një përpjekje për grusht shtet. Ne i bëjmë thirrje popullit bolivian të mblidhet sot. Ne kemi nevojë që populli bolivian të organizohet dhe të mobilizohet kundër grusht shtetit dhe në të mirë të demokracisë”, tha presidenti Luis Arce nga pallati presidencial.
Më vonë, ushtarët, së bashku me një varg automjetesh ushtarake, u tërhoqën nga sheshi, duke i dhënë fund rebelimit pas vetëm tri orëve.
Qindra mbështetës të Arces u mblodhën pastaj në sheshin pranë pallatit, duke valëvitur flamuj bolivianë, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke brohoritur.
Pas tërheqjes së ushtrisë, policia e arrestoi gjeneralin Juan Jose Zuniga, pasi prokurori i përgjithshëm nisi një hetim.
Ministri qeveritar, Eduardo del Castillo, tha se përveç Zunigas, u arrestua edhe ish-zëvendësadmirali i marinës, Juan Arnez Salvador.
“Cili ishte synimi i këtij grupi? Synimi ishte rrëzimi i autoriteteve të zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha Del Castillo për gazetarë pas arrestimeve.
Më vonë të mërkurën, ministri i Mbrojtjes, Edmundo Novillo, tha se “gjithçka është nën kontroll tani”.
I rrethuar nga shefat e rinj të ushtrisë, të emëruar nga Arce, Novillo theksoi se Bolivia e përjetoi një “grusht shteti të dështuar”.
Përpjekja për puç ndodhi në një kohë kur vendi po përballet me tensione dhe me grindje politike mes Arces dhe dikur aleatit të tij, ish-presidentit majtist, Evo Morales, për atë se kush duhet ta kontrollojë partinë në pushtet. Bolivia po përballet gjithashtu me një krizë të madhe ekonomike.
Mospajtimet e tyre kanë bërë që qeveria të mos jetë në gjendje ta luftojë krizën ekonomike. Për shembull, aleatët e Morales në Kongres ia kanë pamundësuar vazhdimisht Arces të marrë borxh për ta luftuar krizën.
Arce dhe Morales kanë luftuar për të ardhmen e Lëvizjes për Socializëm të Bolivisë, e njohur si MAS, para zgjedhjeve të vitit 2025./ Rel
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se ës...
Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presi...
Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve...
Ka dështuar takimi i radhës në Bruksel mes kryeministr...
Qeveria e koalicionit në Berlin ka rënë dakord për ref...
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Eva...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi...
Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje t...
Bashkimi Evropian pritet t’i bëjë bashkë të mërkurën k...
Disa pjesë të parlamentit të Kenias u dogjën të martën...
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë të martën një pake...
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi njëzëri të martën q...
Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut ...
Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim “të fuqishëm” ...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë R...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e ...
Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, paralajmëroi në mars ...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, pritet ta pran...
"1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion gjatë mu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...