"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të shtunën se kishte patur një takim "shumë produktiv" me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, në të cilin diskutuan çështje të lidhura me kufirin dhe tema të tjera, përfshirë tregtinë, energjinë dhe Arktikun.
"Diskutuam shumë tema të rëndësishme për të cilat do të duhet që të dyja vendet të punojnë së bashku për t'i trajtuar, si kriza e fentanilit dhe e drogës, që ka shkatërruar kaq shumë jetë si rezultat i emigracionit të paligjshëm, marrëveshjet e tregtisë së drejtë që nuk do të rrezikojnë punëtorët amerikanë, si dhe deficitin masiv tregtar që Shtetet e Bashkuara kanë me Kanadanë”, tha Presidenti i zgjedhur Trump në një postim në rrjetin Truth Social.
"(Kryeministri) Trudeau u angazhua për të punuar me ne për t'i dhënë fund këtij shkatërrimi të tmerrshëm të familjeve amerikane", shtoi ai.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau udhëtoi me avion drejt Floridas të premten, për një darkë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në klubin e tij Mar-a-Lago, pasi zoti Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa masive ndaj produkteve kanadeze.
Presidenti i zgjedhur Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa për produktet nga Kanadaja dhe Meksika, nëse këto dy vende nuk ndalin atë që ai e quajti fluksin e drogës dhe emigrantëve nëpërmjet kufijve të tyre. Ai tha se do të vendoste një taksë 25% për të gjitha produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja dhe Meksika, si një nga urdhrat e tij të parë ekzekutivë.
Një person i njohur me detajet e quajti një "darkë pozitive të zgjeruar, që zgjati tre orë". Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht dhe foli për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti, tha se temat përfshinin tregtinë, sigurinë kufitare, fentanilin, mbrojtjen, Ukrainën, NATO-n, Kinën dhe naftësjellësat, si dhe takimin e G7-ës në Kanada vitin e ardhshëm.
Megjithëse gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump e quajti Kryeministrin Trudeau "të dobët" dhe "të pandershëm", lidhjet mes dy vendeve kanë mbetur ndër më të afërtat në botë. Kryeministri kanadez Trudeau bëhet kështu udhëheqësi i parë nga vendet e G7-ës që viziton Presidentin e zgjedhur Donald Trump, pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Së bashku me Presidentin e zgjedhur Trump dhe Kryeministrin Trudeau në darkë merrnin pjesë edhe Howard Lutnick, i emëruari i Presidentit të zgjedhur Trump për sekretar të tregtisë; guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, i përzgjedhur për të drejtuar Departamentin e Brendshëm; Mike Waltz, i përzgjedhur për detyrën e këshilltarit për sigurinë kombëtare; si dhe bashkëshortet e tyre.
Gjithashtu në darkë ishin David McCormick, senatori i sapozgjedhur nga Pensilvania, dhe bashkëshortja e tij, Dina Powell, ish-zëvendës këshilltare për sigurinë kombëtare në administratën e parë Trump, si dhe ministri kanadez i sigurisë publike Dominic LeBlanc, në portofolin e të cilit përfshihet edhe siguria kufitare, si dhe Katie Telford, shefe e kabinetit të Kryeministrit Trudeau.
Zoti McCormick postoi një foto në rrjetin X të grupit të ulur në një tryezë të rrumbullakët në oborrin e Mar-a-Lagos.
Ekipi i tranzicioni i Presidentit të zgjedhur Trump nuk iu përgjigj pyetjeve rreth çështjeve që ishin diskutuar, ose nëse biseda zbuti shqetësimet e presidentit të zgjedhur për kufirin./ VOA
Grupi militant palestinez Hamas ka publikuar të shtunën vi...
Irani pritet të jetë lart në axhendën e politikës së jasht...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i t...
Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jet...
Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një p...
Autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe ...
Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i pap...
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Zonë gjigande e tregtisë së lirë Është fjala për krijimin...
Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës m...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar për lirimin e kryet...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për...
Kryeministri i Kosovës, njoftoi të shtunën se disa të dysh...
Për shpërthimin në Zubin Potok në kanalin e ujit në I...
Një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga stuhia ...
Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente...
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të...
Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sig...
Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin e së premtes në kanali...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...