Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...

Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i papijshëm, si pasojë e një shpërthimi që e goditi kanalit një ditë më parë në një fshat në veri të vendit, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tha se furnizimi me rrymë është i qëndrueshëm dhe se puna e termocentraleve të saj po vazhdon normalisht.
Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke ngjallur frikë se është rrezikuar furnizimi me ujë dhe rrymë pjesë të vendit.
Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Në një njoftim në Facebook, Ministria e Shëndetësisë tha se Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” kanë marrë mostrat e ujit të patrajtuar për të kryer analizat e nevojshme.
“Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe parametra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë”, thuhet në njoftim.
Një pjesë e Mitrovicës së Jugut ka mbetur pa furnizim me ujë nga ora 22:00 të premten, si pasojë e këtij sulmi për të cilin autoritetet kosovare e fajësojnë Serbinë.
Ndërkohë, KEK njoftoi se Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë e ka njoftuar se kapacitetet e destinuara nga ky kanal për Mitrovicën dhe Prishtinën mund të sigurohen nga burime të tjera, duke na siguruar që kapaciteti prej Ibër-Lepenci do të shfrytëzohet vetëm nga KEK.
Në pjesën e dëmtuar të kanalit të Ibër-Lepencit janë vendosur gjashtë gypa 900mm që, sipas KEK-ut, mund të furnizojnë sasinë e nevojshme për funksionimin normal të dy njësive të termocentralit Kosova B.
“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), KRU Prishtina (në koordinim me të gjitha KRU-të), janë mobilizuar me pajisje si autobote (cisternat e ujit) për të siguruar furnizimin e termocentralit me ujë në rast nevoje dhe për të garantuar rezervat e nevojshme të ujit”, tha KEK.
KEK-u theksoi se po vazhdon të operojë me dy njësi të termocentralit Kosova B dhe dy njësi të termocentralit Kosova A, të cilat nuk janë prekur nga mungesa e ujit nga kanali.
“Operimi i termocentraleve vazhdon normalisht dhe menaxhimi i furnizimit me energji elektrike është stabil dhe i qëndrueshëm”, tha KEK.
Korporata njoftoi gjithashtu se siguruar kapacitetin prej 150 MW nga Korporata Energjetike e Shqipërisë, për ta mbështetur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.
Sulmi i së premtes ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dënuar nga Bashkimi Evropian si “akt terrorist dhe sabotimi” ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës.
Kurti njoftoi të shtunën se disa të dyshuar janë arrestuar dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me shpërthimin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për "sulm kriminal dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Serbia i ka mohuar akuzat e autoriteteve kosovare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në kanal i ujit i Ibër-Lepencit, duke shtuar se “këtë e di edhe Prishtina”, raporton transmetuesi shtetëror serb, RTS./ REL
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Zonë gjigande e tregtisë së lirë Është fjala për krijimin...
Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës m...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar për lirimin e kryet...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për...
Kryeministri i Kosovës, njoftoi të shtunën se disa të dysh...
Për shpërthimin në Zubin Potok në kanalin e ujit në I...
Një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga stuhia ...
Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente...
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të...
Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sig...
Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin e së premtes në kanali...
Policia e Kosovës tha të premten në mbrëmje se një shpërth...
Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha do...
Irani dhe tri fuqi evropiane janë pajtuar që të vazhdojnë ...
Një dron i paidentifikuar që fluturoi mbi ambasadën ruse n...
Forcat opozitare sirianë kanë hyrë në Alepo, qytetin e dyt...
Autoritetet britanike dhe amerikane po hetojnë rreth disa ...
Parada e Ditës së Falenderimeve është një tranditë në SHBA...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...