"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jetën në Gazë nga sulmet e bëra nga ushtria izraelite gjatë natës dhe orëve të para të së shtunës. Ndërkaq, ushtria izraelite njoftoi se avionët e saj goditën vendet e kontrabandës së armëve të Hezbollahut përgjatë kufirit të Sirisë me Libanin. Përshkallëzimi vjen pasi udhëheqësit e Hamasit pritej të mbërrinin në Kajro të shtunën, për bisedime armëpushimi me zyrtarët egjiptianë.
Ushtria izraelite tha të shtunën se vrau një palestinez të akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist të Hamasit në 7 tetorin e vitit të kaluar dhe se po hetonte njoftimet se individi ishte punonjës i organizatës së ndihmave World Central Kitchen. Organizata me qendër në Shtetet e Bashkuara pati njoftuar më herët se tre nga punonjësit e saj u vranë kur ishte goditur një makinë civile në Khan Younis.
Ndërkaq, ushtria izraelite njoftoi se avionët e saj goditën vendet e kontrabandës së armëve të Hezbollahut përgjatë kufirit të Sirisë me Libanin. Sulmi ishte testi i fundit i një armëpushimi të brishtë disa-ditor, që ndali luftimet disa-mujore mes palëve, por që është shoqëruar nga shkëmbime zjarri sporadike. Përshkallëzimi vjen pasi udhëheqësit e Hamasit pritej të mbërrinin në Kajro të shtunën për bisedime armëpushimi me zyrtarët egjiptianë.
Në qytetin e Gazës, banorët e lagjes Sheikh Radwan u rikthyen për të pastruar rrënojat dhe për të nxjerrë trupat e të vrarëve nga një sulm ajror izraelit i bërë në orët e para të së shtunës.
Sulmi ajror goditi në një godinë apartamentesh duke vrarë 10 civilë. Sipas banorëve, aty jetonte një familje që ishte zhvendosur nga Jabaliya dhe kishin gjetur strehim në godinë.
“Nuk ka vend të sigurtë. Banorët bombardohen në shtëpitë e tyre, në tregje, në rrugë, në shkolla. Ku duhet të shkojnë këta njerëz? Nuk ka asnjë vend të sigurt”, thotë Mohammed Al-Zaytouniyeh, pronar i apartamentit të goditur nga sulmi ajror.
Pjesë të mëdha të Gazës janë shndërruar tashmë në rrënoja.
“Jeta nuk është e mundur këtu. Është një ferr. Përveçse që nuk ka spitale ku të dërgohen të plagosurit, nuk ka as varreza për të vrarët, as nuk ka njerëz të aftë për të tërhequr trupat nga rrënojat... Gaza po shkatërrohet”, thotë zoti Al-Zaytouniyeh.
Sipas zyrtarëve në Gazë, fushata e Izraelit ka vrarë të paktën 44,200 persona dhe ka zhvendosur gati të gjithë popullsinë të paktën një herë.
Lufta u shkaktua nga militantët e Hamasit, të cilët sulmuan komunitetet në jug të Izraelit 13 muaj më parë. Sipas autoriteteve izraelite, ata vranë 1,200 persona dhe morën peng mbi 250 të tjerë./ VOA
Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një p...
Autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe ...
Uji i cili kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit është i pap...
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasa...
Zonë gjigande e tregtisë së lirë Është fjala për krijimin...
Luftëtarët rebelë sirianë kanë marrë kontrollin e pjesës m...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar për lirimin e kryet...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për...
Kryeministri i Kosovës, njoftoi të shtunën se disa të dysh...
Për shpërthimin në Zubin Potok në kanalin e ujit në I...
Një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga stuhia ...
Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente...
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha të...
Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sig...
Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin e së premtes në kanali...
Policia e Kosovës tha të premten në mbrëmje se një shpërth...
Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha do...
Irani dhe tri fuqi evropiane janë pajtuar që të vazhdojnë ...
Një dron i paidentifikuar që fluturoi mbi ambasadën ruse n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...