FOTO/ Momenti dramatik kur fundoset anija 55 milionë dollarëshe e Putin-it
Ukarina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarak...

Ngacmimet seksuale, vetëvrasjet, standardet jo realiste të bukurisë dhe bullizmi janë disa nga çështjet me të cilat të rinjtë ballafaqohen në platformat e mediave sociale. Aktivistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe ligjvënësit amerikanë thonë se kompanitë e mediave sociale nuk po bëjnë mjaft për mbrojtjen e fëmijëve. Drejtuesit e kompanive Meta, TikTok, X dhe të tjerë dëshmuan para Komisionit Juridik të Senatit të mërkurën, ndërsa ligjvënësit dhe prindërit janë gjithnjë e më të shqetësuar nga pasojat e mediave sociale për fëmijët.
Seanca në Komisionin Juridik të Senatit filloi me shfaqjen e dëshmive të regjistruara nga fëmijët dhe prindërit që thonë se ata ose fëmijët e tyre janë shfrytëzuar nga mediat sociale. Gjatë seancës, që zgjati disa orë, prindërit e fëmijëve të cilët kanë bërë vetëvrasje për shkak të bullizmit në mediat sociale, në heshtje mbanin fotografitë e fëmijëve të vdekur.
Në një shkëmbim të tensionuar me drejtuesin e kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, senatori republikan Josh Hawley pyeti zotin Zuckerberg nëse ai do t’i kompensonte familjet e viktimave për vuajtjet e tyre.
“Nuk mendoj se do ta bëjë këtë”, u përgjigje zoti Zuckerberg.
“Kemi disa familje të viktimave këtu. A do t’i kërkoni ndjesë atyre?”, pyeti senatori Hawley.
Zuckerberg u ngrit në këmbë dhe iu drejtua familjeve të viktimave, që i ngritën më lartë fotografitë e fëmijëve të tyre të vdekur.
“Më vjen keq për vuajtjet tuaja. Askush nuk duhet të përballet me gjërat që u kanë shkaktuar vuajtje familjeve tuaja”, tha zoti Zuckerberg, duke shtuar se kompania Meta po bënë investime në shkallë të gjerë për të mbrojtur fëmijët.
Por, aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe prindërit theksojnë se asnjëra nga kompanitë e mediave sociale nuk po bën mjaft për të mbrojtur fëmijët.
“Si mund të prisni që njerëzit këtu në audiencë të besojnë se ne do të ndihmojmë familjet e tyre nëse ne nuk kemi një sistem për të kërkuar llogaridhënie nga këta njerëz?”, pyeti senatori Lindsey Graham.
Ai u tha drejtuesve të kompanive të mediave sociale se ata janë pasuruar nga biznesi i tyre, por tani është koha që të merren me “anën e errët” të platformave të tyre sociale.
“Për shkak të fuqisë së kompanive tuaja nuk janë miratuar projektligjet për këtë çështje. Duhet të jemi të qartë për këtë. Ajo që thoni, fjalët tuaja kanë rëndësi”, tha senatorja Amy Klobuchar.
Kompania Snapchat shprehu mbështetjen mbi projektligjet për llogaridhënie ndaj platformave sociale para fillimit të seancës në Komisionin Juridik të Senatit. Kompanitë e tjera nuk e kanë bërë këtë. Drejtuesi i kompanisë Snapchat, Evan Spiegel përsëriti qëndrimin e kompanisë në mbështetje të projektligjeve për llogaridhënie në seancën e djeshme në Senat.
Drejtuesi i kompanisë TikTok Shou Zi Chew tha se TikTok është vigjilent rreth zbatimit të politikave që ndalojnë përdorimin e aplikacionit të tyre për fëmijë nën moshën 13 vjeç.
Senatorët republikanë dhe ata demokratë, në një shfaqje të rrallë uniteti, shprehën mbështetjen gjatë gjithë seancës për rritjen e sigurisë për fëmijët në platformat e mediave sociale. Por nuk është e qartë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të miratuar projektligjin Siguria për Fëmijët në Internet, të propozuar nga senatori demokrat Richard Blumenthal dhe senatorja republikane Marsha Blackburn.
Drejtuesit e platformës YouTube, e cila kontrollohet nga kompania Google, nuk ishin ftuar në seancën e djeshme në Komisionin Juridik të Senatit, megjithëse, sipas Qenndrës Kërkimore Pew, më shumë fëmijë përdorin platformën YouTube sesa platformat e tjera të mediave sociale./ VOA
Ukarina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarak...
Në gamën e gjerë të destinacioneve të arsimit të lartë...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e s...
Europol ka zhvilluar së fundmi një aksion të mbështetur ng...
Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë nd...
Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur ...
Sindikata e Shërbimeve të Bashkuara (ver.di) ka bërë t...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Ban...
Ndotja e ajrit në Kosovë është e dëmshme për shëndetin në ...
Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë pr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtar...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland mbërriti...
Forcat izraelite të mërkurën kryen sulme ajrore në veri dh...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka gërryer kontrollin e Vla...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kon...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedo...
Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin, i cili hapta...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën ish-ministr...
"Universal Music" po tërheq miliona këngë të saj nga rrjet...
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një grup kriminal, i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...