Kaos me udhëtimet në Gjermani/ Nga sot greva në aeroportet e 11 qyteteve
Sindikata e Shërbimeve të Bashkuara (ver.di) ka bërë t...

Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur me krijimin e një shteti të pavarur palestinez që ofron garanci sigurie për Izraelin dhe po bashkëpunojnë me partnerët në rajon lidhur me të gjitha alternativat, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Matthew Miller nuk pranoi të jepte detaje mbi punën e brendshme që po zhvillonte departamenti për këtë çështje, por tha në një konferencë shtypi se përpjekja ka qenë objektiv i administratës së Presidentit Joe Biden.
“Po përpiqemi në mënyrë aktive për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për Izraelin, për palestinezët dhe për rajonin”, tha zëdhënësi Miller.
“Ka një numër mënyrash për ta arritur këtë, një sërë hapash që mund të kryhen për ta përmbushur këtë objektiv. Kemi një gamë të gjerë alternativash të cilat po i diskutojmë me partnerët tanë në rajon si dhe me partnerët e tjerë brenda qeverisë amerikane”, tha zëdhënësi Miller.
Portali Axios njoftoi herët të mërkurën se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që të zhvillojë një analizë dhe të ofrojë alternativa lidhur me politikat mbi një njohje të mundshme amerikane dhe ndërkombëtare të një shteti palestinez pas luftës në Gazë.
Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, i tha një grupi ligjvënësish të Mbretërisë së Bashkuar se Londra, aleatët e saj dhe Kombet e Bashkuara “do ta shqyrtojnë çështjen e njohjes së një shteti palestinez”, njoftoi rrjeti BBC të martën.
Uashingtoni e ka lidhur krijimin e një shteti palestinez me përpjekjet që Arabia Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. Përpjekjet kanë marrë një shtysë edhe më të madhe pas sulmit të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit, ku i vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë.
Ndërkohë, muajt e fundit kanë shënuar rifillimin e dialogut. Zyrtarët amerikanë e shohin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm si element thelbësor që mund të ndikojë në përparimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Gjatë një fjalimi në Davos në fillim të këtij muaji, zoti Blinken tha se për Lindjen e Mesme kishte një "ekuacion të ri", në të cilin fqinjët arabë dhe myslimanë të Izraelit ishin të përgatitur për ta integruar Izraelin në rajon, por ishin po aq të përkushtuar për një rrugë drejt një shteti palestinez.
Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshton propozimin e administratës së Presidentit Biden për krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ai tha gjatë fundjavës se nuk do të bënte kompromis mbi “kontrollin e plotë të sigurisë izraelite në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”./ Voa
Sindikata e Shërbimeve të Bashkuara (ver.di) ka bërë t...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Ban...
Ndotja e ajrit në Kosovë është e dëmshme për shëndetin në ...
Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë pr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtar...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland mbërriti...
Forcat izraelite të mërkurën kryen sulme ajrore në veri dh...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka gërryer kontrollin e Vla...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kon...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedo...
Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin, i cili hapta...
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën ish-ministr...
"Universal Music" po tërheq miliona këngë të saj nga rrjet...
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një grup kriminal, i ...
Një sulmues i armatosur me thikë, shpatë dhe me parzmo...
Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi janë dënuar me 14 ...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për "veprime ...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradi...
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratu...
Hamasi tha të martën se po shqyrtonte një propozim të ri p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...