Shpërthen një tjetër tren në hekurudhën ruse në Siberi
Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekur...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka ardhur koha që ajo ta lejojë Suedinë të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.
Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetme të NATO-s që nuk e kanë aprovuar ende formalisht anëtarësimin e Suedisë në aleancë.
Stoltenberg tha për Associated Press se i bëri thirrje Turqisë ta finalizojë procesin gjatë një takimi me presidentin Erdogan të premten në margjinat e samitit të klimës në Dubai.
“E takova presidentin Erdogan mëngjesin e sotëm dhe ia përsërita mesazhin se ka ardhur koha për ta finalizuar procesin e pranimit për Suedinë”, tha Stoltenberg.
Turqia e ka vonuar ratifikimin për më shumë se një vit, duke e akuzuar Suedinë se nuk po i merr seriozisht shqetësimet e Turqisë, përfshirë luftën e saj kundër militantëve kurdë dhe grupeve të tjera të cilat Ankaraja i vlerëson si kërcënim për sigurinë e vet.
Gjërat ndryshuan gjatë një samiti të NATO-s në korrik, ku Erdogani pati njoftuar se do t’i dorëzonte në Parlamentin turk dokumentet e pranimit të Suedisë, por një debat rreth kësaj çështje në Komisionin e Punëve të Jashtme përfundoi pa ndonjë vendim muajin e kaluar.
Stoltenberg nuk ishte në gjendje të thoshte se kur mund të kompletohet procesi i ratifikimit.
“Nuk jam në gjendje ta jap një datë të saktë, por e mirëpres faktin se para disa javëve presidenti Erdogan i dorëzoi dokumentet për ratifikim në Parlamentin turk”, tha shefi i NATO-s.
Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Finlanda iu bashkua NATO-s në prill.
Pranimi i një anëtari të ri duhet të aprovohet nga të gjithë anëtarët ekzistues të aleancës./ REL
Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekur...
Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit globa...
Regjisorët e filmave dokumentarë, Yvonne Drebert dhe Z...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten...
Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli, ka tregua...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me personin që humb...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Ho...
Mary Cleave, astronautja e NASA-s, e cila në vitin 198...
Një i arratisur nga autoritetet italiane i lidhur me r...
Departamenti amerikan i Shtetit tha se në Kosovë gjatë...
Komisioni Evropian ka shtuar linjën ajrore irakiane, F...
Gjermania është në prag të një hapi të madh: Për herë ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ...
Pak para përfundimit të afatit të marrëveshjes për arm...
Vladimir Putin u ka bërë thirrje grave ruse që të kenë tet...
Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti ...
Plenari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë votoi sot pro zgj...
Një gjykatë gjermane mbajti anën e grupeve mjedisore t...
Ndryshimet e legjislacionit për të huajt në Gjermani kanë ...
Ushtria e Izraelit tha të enjten se dy pengje të tjera izr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...