Policia bllokon armatime në veri të Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla k...

Sipas një anketimi të agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë së sondazheve IPSOS gjysma e amerikanëve besojnë se Hunter Biden, djali i Presidentit Joe Biden u trajtua në mënyrë preferenciale për arritjen e një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë ku ai pritet të pranojë fajësinë për akuzat federale që lidhen me mospagim të taksave federale dhe për armëmbajtje pa leje gjatë kohës që ishte përdorues droge. Falë kësaj ujdie ai pritet të shmangë dënimin me burg.
Sondazhi tregon se amerikanët ishin të ndarë sipas bindjeve partiake në mënyrën si e shihinin këtë çështje. Konkretisht, nga personat e anketuar, 75 për qind e tyre me bindje republikane besonin se zoti Hunter Biden u trajtua në mënyrë preferenciale, krahasuar me vetëm 33 për qind të demokratëve.
Shumica e të anketuarave thanë se rasti me djalin e zotit Biden nuk do të ndikonte në vendimarrjen e tyre për të votuar vitin e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale.
David Weiss, prokuror i shtetit të Dellauerit, i cili kreu hetimet ndaj djalit të Presidentit njoftoi të martën arritjen e marrëveshjes. Zoti Weiss u emërua nga ish-Presidenti Donald Trump, dhe u mbajt në detyrë edhe pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden-it, me synimin për të vazhduar të trajtojë këtë çështje me ndjeshmëri politike.
Zoti Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë ngritur kritika për marrëveshjen e prokurorëve me zotin Hunter Biden dhe shqetësimet për standardet e dyfishta në sistemin e drejtësisë amerikane janë tashmë një temë në fushatën presidenciale të vitit 2024.
Djali i zotit Biden ka punuar si avokat, këshilltar për kompani të huaja, investitor bankar dhe i ka pranuar publikisht problemet e tij me përdorimin e lëndëve narkotike.
Sipas akuzës, zoti Hunter Biden pati të ardhura prej më shumë se 1.5 milion dollarësh në vitin 2017 dhe 2018. Por ai nuk pagoi tatimet mbi të ardhurat për ato vite, pavarësisht detyrimeve prej më shumë se 100,000 dollarësh.
Ai akuzohet se zotëronte në mënyrë të paligjshme një armë zjarri për disa ditë në tetor të vitit 2018, kohë kur ai përdorte dhe kishte varësi ndaj drogës. Në Shtetet e Bashkuara është e paligjshme që përdoruesit e drogës të mbajnë armë zjarri. Ai arriti një marrëveshje paraprake me prokurorinë, një procedurë që përdoret në disa raste pë t’i lejuar të pandehurit që të shmangin burgun ose dënimin penal.
Marrëveshjet e Hunter Biden-it me Departamentin e Drejtësisë tashmë duhet të miratohen nga një gjykatës federal. Ai pritet të dalë para gjykatës së shtetit të Dellauerit në 26 korrik, ku pritet të pranojë fajësinë dhe të zyrtarizojë marrëveshjen. Nëse nuk do të ketë ndërlikime të minutës së fundit, gjasat janë që ai të mos dënohet me burg./ VOA
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla k...
Përcaktimi nga Departamenti i Shtetit për kryetarin e ...
Bregu i pushtuar Perëndimor po vuan nga dhuna më e rëndë n...
Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur ak...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gje...
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfu...
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, ka arritur në S...
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të ...
Të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie t...
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativ...
Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Ze...
Kombet e Bashkuara vendosën forcat ruse në listën e zezë v...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të ...
Nëndetësja “Titan” me turistë që u zhduk në ujërat e Oqean...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkëthemeluesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lir...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Në Bruksel po mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...