Kryeministri i Kroacisë ka shkuar për vizitë në Serbi
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, ka arritur në S...

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfundoi më 23 qershor stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të dislokimit të forcave ajrore në Evropë, në atë që po cilësohet si një shfaqje e fuqisë kundër kërcënimeve të mundshme, si nga Rusia.
Manovrat “Air Defender 23”, të udhëhequra nga Gjermania, mblodhën rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 vende të NATO-s, si dhe aleate të tjera, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake.
Rreth 10.000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak morën pjesë në stërvitjet që synonin të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t'u mbrojtur nga dronët dhe raketat lundruese në rast të një sulmi brenda territorit të NATO-s.
“Ne donim të tregonim se këto 25 kombe të ndryshme mund të veprojnë së bashku që nga dita e parë dhe ne ia dolëm”, tha kreu i forcave ajrore gjermane, Ingo Gerhartz, në transmetuesin "NTV".
Stërvitja ishte një “sukses i plotë” në nivelet taktike dhe organizative, tha Gerhartz nga baza ajrore Jagel në Gjermaninë veriore.
Nga 2.000 fluturime të planifikuara, rreth 1.800 u ekzekutuan, tha Gerhartz, i cili e quajti këtë shkallë “rekorde” të ekzekutimit për këtë lloj ushtrimi.
“Air Defender” u konceptua në vitin 2018 pjesërisht në përgjigje ndaj aneksimit rus të Krimesë nga Ukraina katër vjet më parë, megjithëse Gerhartz më parë kishte këmbëngulur se këto stërvitje nuk “kishin askënd në shënjestër”.
Në anë tjetër, ambasadorja e SHBA-së në Gjermani, Amy Gutmann, tha se stërvitja do të tregonte “përtej çdo dyshimi shkathtësinë dhe shpejtësinë e forcës sonë aleate” dhe kishte për qëllim të dërgonte një mesazh për disa vende, përfshirë Rusinë.
“Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do ta merrte parasysh atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance, dhe kjo përfshin zotin Putin”, u tha ajo gazetarëve, duke iu referuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka intensifikuar aktivitetet e aleancës ushtarake perëndimore, të krijuar pothuajse 75 vjet më parë për t'u përballur me Bashkimin Sovjetik.
Finlanda dhe Suedia, të cilat për një kohë të gjatë mbajtën një qëndrim zyrtar neutraliteti për të shmangur ndonjë konflikt me Moskën, kanë kërkuar anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Finlanda u anëtarësua në prill, por kërkesa e Suedisë është shtyrë kryesisht për shkak të kundërshtimeve turke./ REL
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, ka arritur në S...
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të ...
Të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie t...
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativ...
Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Ze...
Kombet e Bashkuara vendosën forcat ruse në listën e zezë v...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të ...
Nëndetësja “Titan” me turistë që u zhduk në ujërat e Oqean...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkëthemeluesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lir...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Në Bruksel po mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Kërkimet masive shumëkombëshe për gjetjen e nëndetëses tur...
Para samitit të BE-së javën e ardhshme, kancelari gjer...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gja...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mo...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do të ...
Portugalia është bërë vendi i fundit që po teston të punua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...