Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...

Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar digën ukrainase që u shemb më herët këtë muaj, ndërsa ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në këtë përfundim ka arritur agjencia e lajmeve Associated Press, bazuar në pamje ekskluzive të marra me dronë dhe informacione të tjera.
Shkatërrimi i digës shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse, rrezikoi të korrat në zonën më prodhuese të botës, ndërpreu furnizimin me ujë për mijëra persona dhe shkaktoi një katastrofë mjedisore.
Komandantët ukrainas thonë se u prishën kështu edhe disa nga planet e tyre për të marrë pozicionet që mbaheshin nga forcat ruse në një kundërofensivë që është tashmë në fazat e saj fillestare.
Secila palë ka akuzuar tjetrën për shkatërrimin e digës, por aludimet e ndryshme të Rusisë, se u godit me një raketë, apo se u rrëzua me eksplozivë, nuk arrijnë të shpjegojnë shpërthimin, i cili ishte aq i fortë sa që u regjistrua në monitorët sizmikë në rajon.
Rusia ka përfituar nga momenti kur u shkaktua përmbytja masive që pasoi shpërthimin – megjithëse përmbytje pati edhe në zonat e pushtuara nga forcat ruse dhe pasojat mund të kenë qenë më të gjera nga ç’pritej. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Në rajonin përreth digës, Lumi Dnipër përbën vijën e frontit mes forcave ruse dhe ukrainase; forcat ruse kanë nën kontroll vetë digën.
“Nuk ka asnjë dyshim që forcat ruse hodhën në erë hidrocentralin me duart e tyre. Regjimenti i 205-të i mekanizuar kishte përgjegjësinë për stacionin dhe ishte vendosur aty që në fillim; ai mbante aty zyrën e komandës. Ajo çfarë ndodhi është se kuptuan se kishte filluar faza e kundërofensivës aktive. Pati lëvizje dhe luftime për marrjen e iniciativës në fronte të tjera, kështu që ata thjesht vendosën t’i paraprijnë dhe të hedhin në erë digën”, thotë komandanti ukrainas Illia Zelinskyi.
Gjatë javëve të fundit, forcat ukrainase kanë raportuar përparim të kufizuar në fillimet e kundërofensivës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i sulmit në shkurt 2022.
Në ditët përpara shpërthimit të 6 qershorit, videot e dronëve ushtarakë ukrainas tregonin dhjetëra ushtarë rusë të vendosur në bregun e lumit Dnipër, ndërsa ecnin të qetë përgjatë digës, duke sugjeruar kështu se kishin kontrollin e zonës dhe në veçanti të digës, që ishte me rëndësi strategjike.
Kakhovka është ndër digat e epokës sovjetike përgjatë Lumit Dnipër që u ndërtuan për t’i rezistuar goditjeve me forcë të madhe, deri madje edhe goditjeve me mijëra kilogramë eksplozivi, duke nxjerrë mësime nga shkatërrimi i digave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për të shkatërruar p.sh. digën në Mohne në vitin 1943, u deshën 4.5 tonë bomba të posaçme. Ukraina nuk mendohet të ketë ndonjë raketë me këtë lloj fuqie. Gjithashtu nuk duket e besueshme që komandot ukrainas të kenë futur fshehurazi mijëra kilogramë eksploziv për të shkatërruar digën që kontrollohej krejtësisht nga brenda dhe nga jashtë nga ushtarët rusë prej disa muajsh.
“Mendoj se rusët nuk përllogaritën mirë fuqinë e eksplozivëve. E shohim tek vetë reagimi i tyre. Jo të gjitha njësitë e tyre ishin të përgatitura. Disa mbetën nëpër pemë, shumë u mbytën në lumin Dnipër. Ata në fakt shkatërruan vetë vijën e frontit të tyre, që e kishin përforcuar prej gjashtë muajsh”, thotë komandanti ukrainas.
Instituti i Studimit të Luftës thotë se “balanca e evidencës, arsyetimit dhe retorikës sugjerojnë se rusët dëmtuan me qëllim digën”. Shpërthimi në orën 2:54 të mëngjesit u regjistrua në monitorët sizmikë të Norvegjisë, si i përmasave 2 ballë.
“Ata e hodhën në erë që të mos përparonin forcat tona ukrainase... Ata sulmonin nga ajo anë. Të gjitha shtëpitë u dëmtuan dhe disa nga predhat vinin nga Nova Kakhovka”, thotë Valentyna Ivanivna, banore në Kozatske.
Shërbimet ukrainase të zbulimit qarkulluan biseda të regjistruara mes ushtarëve rusë ku thonin se “grupet tona të sabotazhit gjendeshin atje. Donin të krijonin një frikësim me digën, por nuk shkoi krejtësisht sipas planit”./ VOA
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur ak...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gje...
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfu...
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, ka arritur në S...
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të ...
Të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie t...
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativ...
Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Ze...
Kombet e Bashkuara vendosën forcat ruse në listën e zezë v...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të ...
Nëndetësja “Titan” me turistë që u zhduk në ujërat e Oqean...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkëthemeluesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lir...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Në Bruksel po mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Kërkimet masive shumëkombëshe për gjetjen e nëndetëses tur...
Para samitit të BE-së javën e ardhshme, kancelari gjer...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gja...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...