“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Bregu i pushtuar Perëndimor po vuan nga dhuna më e rëndë në vite, pasi qindra kolonë izraelitë hynë në një qytet palestinez të mërkurën për t'u hakmarrë për vdekjen e katër izraelitëve të vrarë nga persona të armatosur palestinezë atë pasdite. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se presin që qeveria izraelite të ndjekë penalisht personat përgjegjës për sulmet e paautorizuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton.
Cikli i dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor u përshkallëzua këtë javë, ndërsa kolonët izraelitë u futën nëpër fshatrat ku jetojnë edhe palestinezo- amerikanë, duke tërhequr edhe Uashingtonin në konflikt.
Të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj vrasjes me armë zjarri të katër izraelitëve në Bregun Perëndimor, duke thënë: "Kushdo që na dëmton, do të përfundojë, ose në varr ose në burg".
Në Departamentin amerikan të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Vedant Patel dënoi sulmet e palestinezëve ndaj izraelitëve, duke thënë se nuk ka justifikim për terrorizmin, por shtoi këtë paralajmërim për Izraelin:
((Vedant Patel, Principal Deputy State Department Spokesperson))
“Ka njoftime shqetësuese për dhunën e kolonëve ekstremistë kundër civilëve palestinezë, duke përfshirë vdekjen e një fëmije palestinez dhe lëndime të tjera. Ne i dënojmë këto akte të dhunshme dhe gjithashtu shprehim ngushëllimet tona për familjet e të prekurve. Përgjegjësia dhe drejtësia duhet të ndiqen me të njëjtin rigorozitet për të gjitha rastet e dhunës ekstremiste. Ne mirëpresim dënimin e këtyre akteve nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes dhe presim që qeveria izraelite të mbajë përgjegjës dhe të ndjekë penalisht autorët e këtyre sulmeve, përveç kompensimit për shtëpitë dhe pronën e humbur”.
Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se situata në Bregun Perëndimor është më e keqja që ai ka parë për një kohë të gjatë.
((Khaled Elgindy, Middle East Institute)) ((Zoom))
“Ka zona që janë izoluar për shkak të bllokadave izraelite rreth disa qyteteve. Është shumë e vështirë të lëvizësh mes qyteteve të ndryshme në Bregun Perëndimor. Dhe sigurisht, ka njerëz që kanë humbur shtëpitë e tyre sepse ato janë djegur nga kolonët izraelitë”, thotë Khaled Elgindy me Institutin për Lindjen e Mesme.
Eksperti tha se zgjidhja me dy shtete, Izraeli dhe Palestina, e mbështetur ende zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara nuk është më një realitet i mundur dhe se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t'iu përgjigjur realitetit në terren dhe për të frenuar dhunën vdekjeprurëse.
((Khaled Elgindy, Middle East Institute)) Zoom Courtesy
“Mendoj se shumica e njerëzve e dinë se Shtetet e Bashkuara i ofrojnë ndihma të mëdha ushtarake Izraelit, pothuajse 4 miliardë dollarë çdo vit, përveç shumë përfitimeve të tjera që lidhen me marrëdhëniet speciale. Dhe asgjë nga këto nuk ka ndryshuar, edhe me këtë qeveri radikale izraelite në fuqi. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht shmangin kritikat zyrtare në organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara”.
Ushtria izraelite tha se vrau tre anëtarë të një "celule terroriste" të mërkurën, në një sulm me dron në Bregun Perëndimor. Të paktën 13 palestinezë dhe katër izraelitë janë vrarë këtë javë, me të dyja palët që po përdorin armë të reja dhe më të fuqishme./ VOA
Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar ...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur ak...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gje...
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfu...
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviç, ka arritur në S...
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të ...
Të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie t...
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativ...
Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Ze...
Kombet e Bashkuara vendosën forcat ruse në listën e zezë v...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të ...
Nëndetësja “Titan” me turistë që u zhduk në ujërat e Oqean...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bashkëthemeluesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lir...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Në Bruksel po mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës...
Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra ng...
Kërkimet masive shumëkombëshe për gjetjen e nëndetëses tur...
Para samitit të BE-së javën e ardhshme, kancelari gjer...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...