FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Takimet midis Aleksandër Llukashenkos dhe Vladimirit Putin janë shpeshherë të sikletshme. Në shtatorin e vitit të kaluar, kur diktatori bjellorus foli për burrat që “po i shmangeshin” mobilizimit ushtarak në Rusi, homologu i tij nisi të lëvizte me nervozizëm karrigen e tij.
Ai moment është një shembull që pasqyron më së miri marrëdhënien e tyre të ndërlikuar. Llukashenko mbështetet tek Putini për ndihmën ekonomike, politike dhe ushtarake që merr vendi i tij. Ai bën shpesh gafa dhe mburret vazhdimisht në publik. Por nga ana tjetër është një njeri që nuk heq dorë asnjëherë nga negociatat.
Kështu më 24 qershor ai ndërmjetësoi një marrëveshje për t’i dhënë fund rebelimit të shkurtër të mercenarëve rusë të Grupit Vagner. I etur që të tregonte fuqinë e tij, Llukashenko ka deklaruar se ishte pikërisht ai që e bindi Putinin t’i falte jetën shefit të Vagnerit, Jevgeni Prigozhin.
Presidenti bjellorus ka qenë përfituesi më i madh i rebelimit ushtarak. Por sa fuqi ka ai në të vërtetë? Aleksandër u ngrit gati nga hiçi si një figurë kombëtare. Ish-drejtues i fermave kolektive, ai u zgjodh president i Bjellorusisë në vitin 1994, 3 vite pas lindjes së vendit nga nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik.
Dhe në fakt Llukashenko kopjon ende shumë prej praktikave të vjetra të asaj epoke: simbolikën komuniste, terrorin politik dhe ekonominë e kontrolluar nga shteti. Bjellorusia jeton me kredi dhe energji të blerë me një çmim të lirë nga Rusia, dhe Llukashenko ia detyron edhe fqinjit mbijetesën e tij politike.
Në vitin 2020, kur protestat e mëdha përfshinë vendin pasi lideri autorokrat bjellorus vodhi sërish zgjedhjet presidenciale, Vladimir Putin i premtoi se policia ruse do të mbështeste shtypjen e dhunshme të Lukashenkos ndaj lëvizjes opozitare. Demonstratat, të cilat kërcënuan që ta rrëzonin atë dhe regjimin e tij, filluan që të shuheshin.
Në këmbim, Rusia nisi që ta trajtonte Bjellorusinë si një provincë të sajën. Në shkurtin e vitit 2022, trupat ruse e pushtuan Ukrainën nga Bjellorusia. (Të dy vendet ndajnë një kufi 1.084 km të gjatë).
Po ashtu, ushtria ruse është mbështetur në rrjetin logjistik të Bjellorusisë për të çuar armë dhe njerëz në Ukrainë, si dhe për të transportuar fshehtazi trupat në shtëpi. Në qershor të këtij viti, Rusia dhe Bjellorusia njoftuan se Moska ka vendosur disa nga armët e saj bërthamore në territorin bjellorus.
Roli i Llukashenkos në dhënien fund të përpjekjes për grusht shteti nga ana e Grupit Vagner nxiti një ndryshim të rrallë, teksa ai i shkoi në ndihmë Putinit. Marrëveshja që u arrit me ndërmjetësimin e liderit bjellorus, thuhet se përfshinte një kalim të sigurt dhe një amnisti në Bjellorusi për Prigozhin.
“Paqebërësi i qytetërimit sllav!” e cilësonin mediat bjelloruse presidentin e tyre. Në fakt, roli i Llukashenkos ishte më shumë ai i lajmëtari sesa i një negociatori. Sepse atij iu kërkua t’i bashkohej me vonë bisedimeve. Gjithsesi Kremlini e ka lejuar të marrë meritat për arritjen e marrëveshjes Putin-Prigozhin.
Represioni dhe izolimi ndërkombëtar, e ka bërë Llukashenkon dhe Putinin më të varur se kurrë më parë nga njëri-tjetri. Megjithatë, ata ishin dhe mbeten shtrati i sikletshëm me njëri-tjetrin. Udhëheqësi bjellorusi ka reaguar kundër përpjekjes së Rusisë për ta integruar vendin e tij në perandorinë e saj.
Nga viti 1995 e tutje, një sërë traktatesh i lidhën shumë të dyja vendet, duke kulmuar me një marrëveshje “krijimit të një unioni ndërshtetëror” në vitin 1999. Ajo u nënshkrua në kohën e një realiteti tjetër politik, me Boris Jelcinin të dobësuar si president i Rusisë dhe kur Llukashenko duket si një burrështetas i vjetër.
Ky ishte fillimi i një procesi të ngadaltë të integrimit ekonomik dhe ushtarak. Por sipas dokumenteve presidenciale të zbuluara së fundmi, Rusia synon që t’i përshpejtojë gjërat dhe ta gllabërojë Bjellorusinë deri në vitin 2030, një plan që me siguri do ta refuzohet nga Llukashenko.
Dhe dihet tashme se një Llukashenko disi i pabindur e zemëron Vladimir Putin. Në vitin 2014, diktatori bjellorus kritikoi aneksimin e Krimesë nga Rusia duke thënë se ky akt krijon “një precedent të keq”. “Ukraina duhet të qëndrojë një shtet i bashkuar, i pandarë, i pa rreshtuar me ndonjë aleancë”- tha ai.
Por më më vonë ndryshoi mendje kur Bjellorusia e gjeti veten në krizë financiare për shkak të sanksioneve perëndimore. Të dy udhëheqësit autokratë janë grindur për shumë gjëra, nga taksat dhe deri tek çmimi i qumështit.
“Ata e urrejnë njëri-tjetrin. Megjithatë kanë nevojë për njëri-tjetrin”- thotë Franak Viacorka, një politikan opozitar bjellorus. Një kryengritje e armatosur në Rusi e vendosi Llukashenkon në qendër të vëmendjes për herë të parë në më shumë se 2 dekada dhe e rikonfirmoi qëndrueshmërinë e tij politike.
Pozitat e Putinit janë dobësuar. Por ekuilibri themelor i fuqisë në këtë marrëdhënie nuk ka ndryshuar. Që nga fillimi i pushtimit, Llukashenko ka qenë 14 herë në Moskë, ndërsa Putin e ka vizituar Bjellorusinë vetëm një herë.
Thellimi i izolimit ndërkombëtar të Bjellorusisë ndërsa regjimi atje po e shtyp shoqërinë civile, e ka lënë atë plotësisht të varur nga Rusia për mbijetesën e tij. Aleksandër Llukashenkos mund të mos i pëlqejnë planet perandorake të Rusisë, por ai nuk di se kujt t’i drejtohet tjetër për ndihmë./ Pershtatur nga CNA
Rikthimi i vapës së stinës së verës, na rikthen në vëmendj...
Rusia është një burim i pafund mësimesh për Kinën. Në ...
“E majta po shkon drejt pushtetit në të gjithë Evropën...
Familjarët e 17 vjeçarit që u vra nga një polic në Francë ...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Amerikane dhe ushtari i Forcave S...
Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin ru...
Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin ...
Të shtëna me armë ka pasur në qytetin amerikan të Baltimor...
Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar ...
Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar sa...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili i sheh trazirat në ver...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka...
Francezët vijojnë me protestat e dhunshme në Paris pas vra...
Dështimi i forcave ukrainase për të bërë përparime të shpe...
NATO do të zgjedhë një udhëheqës të ri, pasi mandati i Sek...
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, ...
Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje ...
Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vësht...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, Willia...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...