Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

NATO do të zgjedhë një udhëheqës të ri, pasi mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual Jens Stoltenberg do të përfundojë më vonë këtë vit. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, disa vende anëtare duan që zoti Stoltenberg të qëndrojë më gjatë në detyrë për t'i dhënë stabilitet aleancës perëndimore ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg ka udhëhequr NATO-n për nëntë vjet. Mandati i tij tashmë është zgjatur dy herë, së fundmi në vitin 2022, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
Gjatë një takimi me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Uashington muajin e kaluar, Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti udhëheqjen e tij.
“Falë kontributit tuaj jo të vogël dhe udhëheqjes suaj, madje përtej NATO-s, ne siguruam përkushtimin e 40 vendeve për të mbështetur pavarësinë e Ukrainës”, tha Presidenti Biden.
Mandati i zotit Stoltenberg do të përfundojë në shtator. Tradicionalisht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është evropian. Por aleatët e NATO-s duken të pavendosur mbi kandidatin që do të pasojë udhëheqësin aktual, 64 vjeçarin Jens Stoltenberg.
“Ata do të duhet të jenë në gjendje të respektojnë shumë interesa të ndryshme kombëtare konkurruese të mbi 30 vendeve anëtare të NATO-s. Kandidatët gjithashtu do të duhet të jenë në gjendje të sigurojnë mbështetje nga popujt e vendeve aleate, veçanërisht ato të anëtarëve të rinj”, thotë Joel Hickman nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shihet si një kandidate favorite për postin.
Gjatë një vizite të fundit në Uashington, ajo theksoi mbështetjen e vendit të saj për Kievin.
"Ne, sigurisht, do të vazhdojmë, nga këndvështrimi danez, mbështetjen tonë shumë të fortë për Ukrainën", tha ajo.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace shihen gjithashtu si pretendentë seriozë, megjithëse zoti Wallace ka thënë se nuk beson se është në garë për këtë post.
“Është e rëndësishme që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të jetë një zë i vendosur dhe i qartë në mbështetje të Ukrainës dhe mund të vazhdojë të ruajë solidaritetin e aleancës për Ukrainën. Por kandidatët duhet gjithashtu të kenë besueshmëri kur bëhet fjalë për objektivin e shpenzimeve prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të NATO-s në fushën e mbrojtjes”, thotë Joel Hickman nga Qendra për Analizimin e Politikave Evropiane.
NATO do të mbajë takimin e saj vjetor më 11 korrik. Disa aleatë duan që zoti Stoltenberg të vazhdojë punën edhe për një mandat tjetër, megjithëse ai nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta bëjë këtë.
“Për momentin mendoj se ka shumë pasiguri në Ukrainë. Ka gjithashtu shumë pasiguri për sa i përket politikës së Shteteve të Bashkuara dhe se kë mund të kemi president vitin e ardhshëm; padyshim që kemi dëgjuar qëndrime të ndryshme nga disa prej kandidatëve republikanë. Duke patur parasysh gjithë këtë pasiguri, një numër i madh aleatësh po kërkojnë një vazhdimësi të stabilitetit”, thotë analisti Joel Hickman.
Analistët thonë se udhëheqësi i ardhshëm i NATO-s, pavarësisht se kush do të jetë, do të përballet me sfida të shumta përfshirë kërcënimin e një lufte tokësore në shkallë të gjerë në Evropë, rreziqet e përhapjes së armëve bërthamore, një Kinë gjithnjë e më këmbëngulëse dhe fusha të reja të konkurrencës në teknologjinë kibernetike dhe hapësinore./ VOA
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, ...
Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje ...
Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vësht...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, Willia...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizit...
Një ndër 3 më të kërkuarit nga forcat e policisë në SHBA s...
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin urdhëroi t...
Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Kievi po luft...
Qytetarët që kanë plane për të fluturuar përmes qendrave kry...
Shtetet e Bashkuara ngritën në ajër bombarduesit me aftësi...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko u ka bërë ...
Komisioni Evropian lançoi dje një paketë të re financiare ...
Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nx...
Një grevë e skenaristëve në Hollivud po vazhdon prej dy mu...
Ndryshimet në ligjin kinez për kundërspiunazhin, që hyjnë ...
Ish-presidenti Donald Trump tha se ai mund të mos marr...
Shumica konservatore në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Ba...
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian bënë t...
Turqia dënoi djegien publikisht të një kopje të Kuranit, d...
Gjermania është treguar kritike ndaj vendimit të qever...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...