“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe “shumë e përgjakshme”, ka thënë oficeri më i lartë ushtarak i SHBA-së, Mark Milley.
“Ajo që kam thënë është se kjo do të zgjasë gjashtë, tetë, dhjetë javë... Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, u shpreh Milley.
Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit tha se nuk ishte i befasuar që përparimi i ushtrisë ukrainase kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte parashikuar, por shtoi se Ukraina po “përparonte në mënyrë të qëndrueshme”.
“Shkon pak ngadalë, por kjo është pjesë e natyrës së luftës”, i tha ai një audience në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, sipas transmetuesit publik britanik BBC.
Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e pranoi se ofensiva po bënte përparim të ngadaltë.
Gjatë takimit të organizuar në Uashington më 30 qershor, Milley tha se kundërofensiva “po përparonte në mënyrë të qëndrueshme, duke kaluar qëllimshëm nëpër fusha shumë të vështira e të minuara... 500 metra në ditë, 1.000 metra në ditë, 2.000 metra në ditë”.
“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, njerëzit e vërtetë vdesin. Njerëz të vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëz të vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga eksplozivët e fortë”, tha ai.
Ushtarët ukrainas “po sulmonin nëpër fusha të minuara dhe në llogore”, tha ai, duke shtuar se kjo kundërofensive “është fjalë për fjalë një luftë për jetën e tyre”.
Ai tha se SHBA-ja po i jepte Ukrainës ndihmë “aq sa është e mundur”.
Gjenerali Milley është këshilltari kryesor ushtarak i presidentit amerikan, sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës, Valery Zaluzhny, tha se kundërofensiva ishte penguar nga mungesa e fuqisë adekuate të zjarrit.
Në një intervistë për mediumin amerikan Washington Post të publikuar më 30 qershor, ai tha se ishte i irrituar nga dërgesat e ngadalta të armëve të premtuara nga Perëndimi, nga avionët luftarakë modernë te municionet e artilerisë.
“Nuk më duhen 120 avionë. Nuk do ta kërcënoj të gjithë botën. Një numër shumë i kufizuar do të mjaftonte”, tha ai.
Ndërsa, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, William Burns, raportohet ta ketë bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë muajin e kaluar, ku u takua me Presidentin Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase./ REL
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, Willia...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizit...
Një ndër 3 më të kërkuarit nga forcat e policisë në SHBA s...
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin urdhëroi t...
Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Kievi po luft...
Qytetarët që kanë plane për të fluturuar përmes qendrave kry...
Shtetet e Bashkuara ngritën në ajër bombarduesit me aftësi...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko u ka bërë ...
Komisioni Evropian lançoi dje një paketë të re financiare ...
Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nx...
Një grevë e skenaristëve në Hollivud po vazhdon prej dy mu...
Ndryshimet në ligjin kinez për kundërspiunazhin, që hyjnë ...
Ish-presidenti Donald Trump tha se ai mund të mos marr...
Shumica konservatore në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Ba...
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian bënë t...
Turqia dënoi djegien publikisht të një kopje të Kuranit, d...
Gjermania është treguar kritike ndaj vendimit të qever...
Në një dalje për mediat, Presidenti i Francës Emmanuel Mac...
Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën në Rusi të zëven...
Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevg...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...