Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Rusia është një burim i pafund mësimesh për Kinën. Në vitin 1991, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, Partia Komuniste Kineze prodhoi një film dokumentar për të nxjerrë disa mësime nga ajo që ndodhi, duke ua propozuar të gjithë kuadrove të saj si një kundër-model.
Tridhjetë vjet më vonë, Rusia tregon edhe një herë gabimet që nuk duhen bërë nëse dëshirohet të ndërtohet një diktaturë e cila të jetë e aftë për të qëndruar në këmbë për një kohë të gjatë. Më 24 qershor, ndërsa shpërtheu rebelimi i milicisë së mercenarëve të Vagner, Kina qëndroi në heshtje.
Pekini priti fundin e revoltës, për të minimizuar përmes një deklarate zyrtare atë që e përshkroi si “një ngjarje thjesht aksidentale”. Të nesërmen, një zëvendësministër rus udhëtoi drejt kryeqytetit kinez për ta siguruar vendin më të rëndësishëm për Moskën në kohën e sanksioneve ekonomike, se gjithçka është nën kontrollin e Putinit.
Por fakti që Vladimir Putin është në telashe nuk është domosdoshmërisht një lajm i keq për Pekinin. Pesha e Kinës në marrëdhëniet mes dy vendeve është forcuar ndjeshëm. Megjithatë, kinezët kanë frikë se Rusia do të dobësohet shumë, diçka që nuk do t’i pëlqente Pekinit në kontekstin e Luftës së Ftohtë me Shtetet e Bashkuara. Tani ky rrezik është absolutisht real.
Një aleancë formale
Kina dhe Rusia janë afruar prej të paktën një dekade, bazuar tek një armiqësi e përbashkët ndaj dominimit të Perëndimit në skenën globale. Ajo përfaqëson themelin ideologjik të “miqësisë së pakufishme” midis Moskës dhe Pekinit, sa për t’iu referuar frazës së përdorur në një deklaratë të përbashkët të 2 udhëheqësve Vladimir Putin dhe Xi Jinping pak javë para fillimi të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Por në realitet ajo është një aleancë thjesht formale, siç ishte në kohën e Josif Stalinit. Sepse mosbesimi i ndërsjellë është gjithmonë aty pranë. Një udhëheqës i huaj në Azinë Qendrore raportoi kohët e fundit se presidentët e vendeve ish-sovjetike marrin rregullisht telefonata nga Putini, mesazhi i të cilit është i qartë: mos u nxitoni të hidheni në krahët e kinezëve, sepse ne do të fitojmë në Ukrainë. Kjo qasje është dukshëm shenjë e nervozizmit të Moskës përballë ndikimit gjithnjë në rritje të Kinës në rajon.
Do të forcohet Vizioni i Xi Jinping për një parti të centralizuar që drejton gjithçka
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, revolta e mercenarëve të Wagner u shtua në listën e bezdisjeve që Kina ndjen për shkak të hapave të gabuar të regjimit në Rusi. Për të dhënë një shembull tjetër, Pekini ka dënuar publikisht çdo hipotezë mbi përdorimin e shantazhit me armët bërthamore.
Në tetor të vitit të kaluar në samitin e Samarkand, Putini u kap në kamera teksa po i premtonte Xi Jinping se do t’i përgjigjej “shqetësimeve” të tij për Ukrainën, të cilat megjithatë nuk ishin shprehur kurrë publikisht.
Në prill, Xi i tha presidentit francez Emanuel Makron gjatë një takimi midis tyre në Pekin, se ai nuk do ta kritikonte asnjëherë Putinin në publik për shkak të armiqësisë së SHBA-së ndaj Kinës, por ai shtoi një fjali shumë interesante për Ukrainën: “Kjo nuk është lufta ime!”.
Sigurisht, buja që kanë shkaktar telashet e njëpasnjëshme të Rusisë, e ka forcuar besimin e udhëheqësit kinez ndaj nevojës për të mbajtur distancën e tij nga Moska në lidhje me luftën në Ukrainë.
Duke krahasuar autoritarizmin kinez me atë rus, shfaqet një kontrast i dukshëm: në Kinë, brenda regjimit, ka vetëm një udhëheqës, dhe ai është Xi Jinping. Në Pekin, një Prigozhin kinez nuk do të gjente kurrë hapësirë, sepse ai të kujton shumë “zotat e luftës” kinezë të fillimit të shekullit XX-të.
Një skenar shumë i rrezikshëm. Është e sigurt që Xi do të mësojë të paktën një mësim nga ngjarjet e ditëve të fundit: do të forcohet vizioni i tij për një parti të centralizuar që drejton gjithçka, duke filluar nga ushtria. Deri më tani, për Pekinin Rusia është padyshim një shembull se si nuk duhet të sillet./ Pershtatur nga CNA
“E majta po shkon drejt pushtetit në të gjithë Evropën...
Familjarët e 17 vjeçarit që u vra nga një polic në Francë ...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Amerikane dhe ushtari i Forcave S...
Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin ru...
Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin ...
Të shtëna me armë ka pasur në qytetin amerikan të Baltimor...
Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar ...
Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar sa...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili i sheh trazirat në ver...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka...
Francezët vijojnë me protestat e dhunshme në Paris pas vra...
Dështimi i forcave ukrainase për të bërë përparime të shpe...
NATO do të zgjedhë një udhëheqës të ri, pasi mandati i Sek...
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, ...
Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje ...
Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vësht...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, Willia...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizit...
Një ndër 3 më të kërkuarit nga forcat e policisë në SHBA s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...