Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Rikthimi i vapës së stinës së verës, na rikthen në vëmendje një fakt: në të ardhmen, nevoja për t’i bërë më të freskëta shtëpitë, zyrat dhe dyqanet tona do të jetë një emergjencë e re, me të cilën duhet të përballemi. Një situatë me të cilën do të detyrohemi të përballemi gjithnjë e më shpesh për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme klimatike.
Siç e dimë kondicionerët nuk mund të jenë një zgjidhje afatgjatë. Ata kanë jo vetëm të metën e konsumimit të energjisë, por edhe atë të ngrohjes së ajrit të jashtëm. Megjithatë, gjatë 5 dekadave të fundit është zhvilluar shumë praktika e ndërtesave të gjelbra.
Dhe kjo ka ndodhur duke vjedhur disa “truke” nga paraardhësit tanë për të projektuar sisteme termoizoluese gjithnjë e më efikase dhe të qëndrueshme (pra me më shumë efikasitet dhe më pak dëmtim të mjedisit). Por si përballohej vapa në kohët e lashta me një ndikim zero mbi mjedisin?
Në Persinë e vitit 3000 Para Krishtit, sot Irani, njerëzit mbroheshin nga nxehtësia me Kullat e Erës (të quajtura bagdir në gjuhën vendase). Arkitektët e kohës projektuan kulla të larta mbi ndërtesa, të cilat ishin në gjendje të sillnin ajër të pastër nga jashtë gjatë natës dhe ta largonin ajrin e nxehtë gjatë ditës.
Përdorimi i rezervuarëve të ujit, të vendosura nën strukturë, ndihmoi në lagështimin dhe ftohjen e ajrit. Edhe në fshatrat e Palestinës vapa e jashtëzakonshme mposhtej falë ujit, por me një sistem ftohje të vendosur brenda godinave. Në fakt, çdo dhomë ishte e pajisur me një jarrah, një enë prej terrakote që varej nga tavani.
Ajri i ngrohtë favorizonte avullimin e ujit, që në këtë mënyrë ftohte dhe lagështonte mjedisin përreth. NAVE, një projekt i krijuar në vitin 2022 nga stilisti izraelit Jael Isakarov, është gjithashtu i frymëzuar nga jarrah.
Ai është një panel që funksionon në një mënyrë shumë të thjeshtë: mjafton që brenda tij të derdhni një sasi uji. Ky i fundit kalon nëpër tubat e zgavruar përmes mureve poroze të terrakotës. Gjatë kësaj kohe ai avullon gradualisht dhe shndërrohet në avull uji, një reagim që thith nxehtësinë nga ajri përreth, duke e ftohur terrakotën, ujin dhe mjedisin përreth.
E gjithë kjo ndodh pas konsumimit të energjisë elektrike apo gazrave. Një teknologji e tillë është testuar edhe në ftohjen e stacioneve të metrosë. Koncepti i përbashkët i shumë prej sistemeve të lashta të ftohjes, ishte shfrytëzimi i freskisë që vinte nga toka përmes dhomave-bodrum, ku kishte prani të ujit.
Kështu ndodhte në kriptoportikun e projektuar në rezidencat e Romës së lashtë. Ishte një korridor, tërësisht ose pjesërisht nën tokë, shpeshherë me një qemer dhe të çarave të vogla. Në këtë rast, ajri i ftohtë ngrihej përgjatë mureve dhe qarkullimi i ajrit sigurohej nga dritaret e vogla.
Disa shekuj më vonë, arkitekti i Rilindjes Andrea Paladio (1508-1580), përshkroi një sistem të zgjuar të përdorur në Villa Trento afër Vicenzës. Rreth vitit 1560 rezidenca u lidh me shpellat e ku ishin grumbulluar ujërat e freskëta të shiut me anë të një sistemi tunelesh, një labirint nëntokësor i përshkruar nga Paladio si një “burg i erërave”, ku temperatura e ajrit mbetej 12 gradë gjatë gjithë vitit.
Pastaj nga bodrumet ajri lëvizte nëpër të çarat e gurit të hapura në dysheme dhe dritaret e ngritura të vendosura në dhomat e ndryshme. Midis shekujve XVI-XVIII, familjet e pasura siçiliane krijonin shpella përmes gërmimeve në shkëmbinjtë nën shtëpitë e tyre, me një planimetri katrore ose rrethore dhe ndenjëse të gdhendura po në shkëmb.
Një shkallë e brendshme të çonte në një kriptoportik (kalim i fshehtë) që të çonte në “dhomat e shirokut”: dhoma nëntokësore të freskëta dhe të ajrosura, ndoshta të shpikura nga arabët, ku mund të strehoheshin njerëzit kur frynte era e nxehtë e juglindjes.
Sistemet natyrore të ftohjes së përdorur në vilat siçiliane të shekullit XVIII u frymëzuan nga një sërë sistemesh të zgjuara të ventilimit, të projektuara për rezidencën normane të Zisa (në arabisht do të thotë të shkëlqyera), një pallat luksoz i vendosur në periferi të Palermos ndërtimi i të cilit daton në vitin 1165.
Sistemi i vaskave me ujë, tunelet e e mëdha për të shfrytëzuar erën e detit që të krijonte rryma ajri, daljet e ndryshme në kopsht dhe një sistem ajrimi e bënë atë një model të bio-arkitekturës, që vlen ende sot. Ndërkohë, ekziston një mënyrë tjetër për të izoluar shtëpitë nga nxehtësia.
Ajo duket shumë e lehtë, por edhe jashtëzakonisht efektive: çatitë e lyera me ngjyrë të bardhë. Të përdorura që nga koha e Greqisë së lashtë, dhe që ende sot mund të shihen në shumicën e shtëpive në ishujt e Mesdheut, ato mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të ngrohjes globale.
Në fakt ngjyra e bardhë, ka aftësinë të ulë temperaturat e brendshme dhe të jashtme, sepse reflekton rrezet e diellit, duke reduktuar nxehtësinë hyrëse dhe refuzon rrezet. Hashem Akbari profesor i inxhinierisë civile në Universitetin Konkordia në Montreal të Kanadasë, i specializuar në studimin e materialeve miqësore me mjedisin, i propozoi që në vitin 2009 Kombeve të Bashkuara lyerjen me ngjyrë të bardhë të çative të ndërtesave në qytetet e mëdha për të luftuar ngrohjen globale.
Në fakt, profesori së bashku me stafin e Laboratorit Kombëtar Lorenc Berkli në Kaliforni, llogariti se lyerja me ngjyrë të bardhë e një çatie prej rreth 90 metrash katrorë, redukton me 10 ton dyoksid karboni (CO2) emetimin e gazrave të dëmshëm në mjedis./ CNA
Rusia është një burim i pafund mësimesh për Kinën. Në ...
“E majta po shkon drejt pushtetit në të gjithë Evropën...
Familjarët e 17 vjeçarit që u vra nga një polic në Francë ...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Amerikane dhe ushtari i Forcave S...
Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin ru...
Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin ...
Të shtëna me armë ka pasur në qytetin amerikan të Baltimor...
Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar ...
Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar sa...
Deputeti i 362 votave Petrit Vasili i sheh trazirat në ver...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka...
Francezët vijojnë me protestat e dhunshme në Paris pas vra...
Dështimi i forcave ukrainase për të bërë përparime të shpe...
NATO do të zgjedhë një udhëheqës të ri, pasi mandati i Sek...
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, ...
Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje ...
Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vësht...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, Willia...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...