“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...

Udhëheqës të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë thanë sot se forcimi i pozitës dhe bashkëpunimit të shqiptarëve në rajon dhe integrimi në familjen euro-atlantike, është një mision për të cilin duhet punuar me përkrahjen e aleatëve perëndimorë.
Ata i bënë këto komente gjatë shënimit të 145-vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, që llogaritet si një nga ngjarjet kryesore të historisë shqiptare.
Lidhja ishte themeluar më 10 qershor të viti 1878, për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha sot se e ardhmja e kombit shqiptar do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse luftohen ndasitë dhe përçarjet mes njëri-tjetrit.
“Zhvillimi dhe fuqizimi i popullit shqiptar në të gjitha trojet e tij dhe integrimi në familjen e madhe euro-atlantike është një mision për të cilin të gjithë ne duhet të punojmë bashkërisht. Dhe për të mbushur këtë detyrim jemi me fat që të parët tanë përveç gjuhës dhe kulturës na kanë trashëguar edhe miqësi të vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë”, tha presidenti Begaj.
Udhëheqësit e Kosovës theksuan bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë në përmbushjen e synimeve të popullit shqiptar.
“Pra liria e Kosovës erdhi nëpërmjet luftës çlirimtare të shtetit të Kosovës, të popullit të Kosovës por edhe me përkrahjen të pakushtëzuar të shteteve aleate të cilat edhe sot i kemi pranë nesh, e për të cilat do të jemi gjithmonë falënderues”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona bashkë me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë evropianë e amerikanë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kosova po përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për mungesë të bashkërendimit lidhur me veprimet në veri dhe paralajmëruan pasoja. Përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet "Defender Europe 2023", ishte hapi i parë ndëshkues.
Zyrtarë evropianë nuk kanë përjashtuar mundësinë që edhe Bashkimi Evropian të vendosë ndonjë masë ndëshkuese për Kosovën në rast të mospërmbushjes së kërkesave për uljen e tensioneve ne veri.
Diplomatët perëndimorë thonë se Kosova dhe Serbia duhet t’i hapin rrugë zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve, që nënkutpon edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Të enjten kryeministri shqiptar Edi Rama tha se i ka dorëzuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një projekt statut të asociacionit. Ai tha se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës.
Nisma e kryeministrit Rama për Asociacionin u prit me qëndrime të ndara në Prishtinë, ndërsa kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e cilësoi veprim i njëanshëm.
“Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes, do të thotë një difekt në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ul me kryeministrin e Kosovës dhe pa i sqaruar të gjithë këto probleme”, tha zoti Konjufca.
Kryeministri Kurti i cili të mërkurën pritet që bashkë me kryeministri Rama të udhëheqë mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, nuk deshi të komentojë nismën.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të premten se “çdo ndihmesë konstruktive në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja, në kuadër të të cilit është duke u diskutuar edhe për Asociacionin është e mirëpritur”, por çështja mund të trajtohet vetëm në kuadër të këtyre bisedimeve./ REL
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kome...
Pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi, rezultatet e votimi...
Fotografi nga një protestë në kryeqytetin e Islandës, ...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vizitoi Kievin t...
Forcat speciale italiane kanë shpëtuar nga rrëmbimi një an...
Një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara të Turq...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se ...
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqj...
Katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi janë gj...
Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin O...
Zyra e Kosovës ka reaguar në lidhje me propozimin e kryemi...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka arritur një marrëveshje p...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten, më 9 ...
Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë amerikane të z...
Kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ism...
Në filllim të muajit maj, revista javore e gazetës Nju...
Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO...
Sipas raporteve të mediave amerikane, prokurorët e Departa...
Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën ...
Kosova dhe Serbia ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...