“Kosova është Amerikë”/ Rama: Serbia nuk bën dot luftë
Kosova dhe Serbia ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për të...

Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve në Bruksel dhe Ohër, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga një burim në Bruksel.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) pajtohen që për momentin nuk ka vend për diskutime për organizimin e konferencës së donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte parashikuar në Marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur nga liderët, më 27 shkurt në Bruksel dhe në Aneksin e zbatimit që u dakordua më 18 mars në Ohër.
Teksti i marrëveshjes parashikonte organizimin e konferencës së donatorëve, 150 ditë pas arritjes së marrëveshjes, me qëllim krijimin e një pakoje financiare për Serbinë dhe Kosovën, por pagesa do të bëhej vetëm pasi të konstatohej se të gjitha pikat e marrëveshjes janë zbatuar.
Meqenëse asnjëra palë nuk ka zbatuar asnjërën nga pikat, për momentin nuk ka disponim për mbajtjen e konferencës së donatorëve, mëson REL-i në Bruksel.
Me këtë rast, përfaqësuesit e disa shteteve anëtare të BE-së theksuan se përgjegjësia, për heqjen nga agjenda të planeve për konferencë të donatorëve, është e të dyja palëve, sepse as Kosova e as Serbia nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjeve nga Ohri dhe Brukseli.
Kur bëhet fjalë vetëm për Kosovën, shtetet e BE-së paralajmëruan masa “simbolike” kundër Prishtinës, pasi të dërguarit e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, në raportin që parashtruan, i vlerësuan si “të vështira” bisedimet me kryeministrin e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Zyrtarët e kabinetit të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialog, Mirosllav Lajçak, kanë dorëzuar raportin para diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së, për vizitën e tyre në Prishtinë dhe Beograd. Lajçak ka qëndruar atje, gjatë kësaj jave, me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Siç konfirmuan për REL-in disa burime, të pranishme në diskutim, për shkak të mosmarrjes së hapave drejt shtensionimit, e vetmja masë e menjëhershme që mund të ndërmerret në të ardhmen e afërt kundër autoriteteve të Kosovës është anulimi i takimit të Komisioni Evropian dhe Kosovës në një nënkomision në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.
Anulimi i mundshëm i këtij takimi do të ishte një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e Brukselit ndaj Prishtinës, për shkak të mosrespektimit të kërkesave ndërkombëtare lidhur me shtensioimin e situatës në veri të Kosovës./ REL
Kosova dhe Serbia ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për të...
Departamenti i Drejtësisë ka ngritur padi ndaj ish-preside...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e vlerësoi të papranu...
Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e ...
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it shprehen se Policia e Kosov...
Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar gishtin ish-zë...
a Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave ...
Në orët e para të së premtes, ka ndodhur një shpërthim në ...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të pre...
Bordi i Drejtorëve të PIC doli me konstatimin se B-H vazhd...
Institucionet e BE-së janë goditur nga një numër skandales...
Bashkimi Evropian shpreson të rrisë prodhimin vendas të gj...
Gjatë gjithë ditës së enjte (07.06.2023) 27 ministrat e Br...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është paditur p...
NJU JORK (AP) - Zyrtarët paralajmëruan banorët të qëndrojn...
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, foli mbrëmj...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të en...
Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...