Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi, rezultatet e votimit të votuesve me origjinë turke në Gjermani kanë ndezur shumë debate. Ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mundi me një epërsi të vogël kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu në balotazhin e zgjedhjeve të 28 majit me rreth 52 % të votave, dy të tretat e atyre që kanë të drejtë vote në Gjermani kanë votuar për kreun autokratik të shtetit. Dhe kjo pavarësisht se votuesit e tij në Gjermani gëzojnë një liri që vetëm mund ta ëndërrojnë në Turqi. Votimi në zgjedhjet e vitit 2018 ishte i ngjashëm.
Nga vjen mospërputhja midis sjelljes së votimit në Gjermani dhe në vendin e tyre të origjinës? Një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në faktin se turqit e parë që erdhën në Gjermani në vitet 1960 erdhën nga Anadollia rurale, konservatore. Yunus Ulusoy nga Qendra për Studime Turke në Universitetin e Duisburg-Essen tha së fundi për DW se vlerat konservatore fetare të këtyre njerëzve "u ruajtën veçanërisht në diasporë”.
Por Ulusoy sheh arsye edhe tek pala gjermane: "Pas 60 vitesh, politikanët e kanë ende të vështirë të identifikohen qartë me këta njerëz”. Nga ana tjetër, Erdogani është përkushtuar ndaj tyre, pavarësisht se jetojnë në një vend tjetër dhe kanë ndoshta nënshtetësi të një vendi tjetër.

Situata është shumë e ndryshme për amerikanët që jetojnë në Gjermani. Revista në gjuhën angleze "Exberliner" pati vështirësi të mëdha për të gjetur mbështetës të hapur të Donald Trumpit, që jetojnë në Gjermani në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe 2020. Kërkimi për "speciet jashtëzakonisht të rralla të Berlinit, përkatësisht republikanët amerikanë" është një "punë e kotë", shkruante revista. Nuk ka shifra zyrtare për sjelljen votuese të emigrantëve nga SHBA, por shumica e tyre mund të ketë votuar për demokratët.
Organizata Demokratët jashtë vendit (DA) është pikë referimi për mbështetësit e demokratëve të Presidentit Joe Biden jashtë vendit. Zëdhënës i shtypit i DA në Berlin është Pegi Jones. Animin drejt pozicioneve të majta dhe demokratëve, ajo e shpjegon pjesërisht me nivelin e arsimimit: "Shumë emigrantë amerikanë kanë diplomë universitare ose janë duke studiuar”, shkruan ajo për DW. Kjo përkon me statistikat nga zgjedhjet më të fundit presidenciale në SHBA. Sipas kësaj, votuesit kryesisht të rinj dhe të arsimuar votuan për demokratin Joe Biden.
Jones sheh edhe një arsye tjetër të mundshme: "Shumica e amerikanëve jashtë vendit janë më shumë të majtë për shkak të asaj që shohin në vendin pritës (të paktën në Evropë): sigurim shëndetësor universal, ligje të rrepta për armët, të drejta të forta për LGBTQ+, etj." Zgjedhja e Donald Trump do të thoshte "që edhe më shumë njerëz e kuptuan se çfarë ishte në rrezik".

Përgjigje nga DW është kërkuar edhe nga organizata përkatëse e republikanëve jashtë vendit, republikanët jashtë shtetit, por ata nuk janë përgjigjur.
Studimi ndërkombëtar "External Voting” trajtoi edhe pyetjen se pse sjellja e votuesve të grupeve të emigrantëve me të drejtë vote mund të ndryshojë nga ajo në vendet e tyre. Por kjo ka të bëjë ekskluzivisht me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si Bullgaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Republika Çeke, si dhe komunitetet e tyre përkatëse të emigrantëve në vendet perëndimore të BE-së si Gjermania.
Sipas këtij studimi, grupet përkatëse të emigrantëve "në përgjithësi votojnë për parti më të orientuara nga tregu dhe janë më pak të prirur ndaj forcave joliberale, anti-imigruese, populiste dhe autoritare-nacionaliste sesa elektorati në vendin e tyre", përmbledh Kacper Szulecki nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare, një nga autorët e studimit.
Por ai paralajmëron kundër konstatimeve të nxituara: Pjesëmarrja e votuesve të huaj është shpesh shumë më e ulët se në vendin e tyre, ndonjëherë me 30 për qind ose më shumë. "Kjo do të thotë se sjellja votuese e komuniteteve të diasporës nuk është domosdoshmërisht edhe përshkrim i saktë i votimit të këtyre komuniteteve".
Por çfarë e përcakton saktësisht këtë sjellje të ndryshme në votim? Studimi arrin në përfundimin "se përcaktuesi më i rëndësishëm...është socio-demografik dhe jo ideologjik”. Votuesit e diasporës nga këto shtete, për shembull, janë mesatarisht më të rinj dhe shpesh më të suksesshëm ekonomikisht se mesatarja.

Kacper Szulecki përmend arsyet e mundshme për devijimin e sjelljes së votimit: Emigrantët jashtë vendit, "pasi kanë jetuar në një shtet social funksional për vite të tëra", mund të votojnë për partitë në vendin e tyre që i mbështesin ata - ose ata përjetojnë të kundërtën dhe nxjerrin pasoja nga kjo në zgjedhje. Ose ata mund të "radikalizohen sepse ndihen të lënë pas dore në vendin pritës" - një shpjegim i mundshëm për popullaritetin e Erdoganit midis disa turqve gjermanë, siç dyshon edhe Sulecki.
Nga vendet e Evropës Lindore-Qendrore, veçanërisht në Poloni, sjellja e votimit në vendin e origjinës ndryshon nga ajo e komuniteteve të emigrantëve në vendet e vjetra të BE-së si Gjermania. Studimi e ka vëzhguar këtë veçanërisht që kur partia konservatore kombëtare Ligj dhe Drejtësi, PiS, mori detyrën në 2015.
Sipas Kacper Sulecki, vetë PiS mori pothuajse 44 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 2019 në Poloni, por vetëm 24 për qind nga polakët në Gjermani. Aleanca e partisë liberale Koalicioni Qytetar bëri pikërisht të kundërtën: në Poloni me rreth 27 për qind, ndërsa tek polakët në Gjermani 43 për qind. Edhe këtu, Szulecki e sheh arsyen në përbërjen e komunitetit të emigrantëve polakë: Këta njerëz janë "shpesh shumë të kualifikuar, e përcaktimin e tyre e determinon jo vetëm mundësia më e mira e punës, por edhe mundësia më tërheqëse për stilin e jetës".
Por a po zvogëlohen me kalimin e kohës dallimet midis sjelljes së votimit në diasporë dhe në vendin e origjinës apo po rriten? "Në përgjithësi, dallimet po rriten”, thotë Kacper Szulecki./ DW
Fotografi nga një protestë në kryeqytetin e Islandës, ...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vizitoi Kievin t...
Forcat speciale italiane kanë shpëtuar nga rrëmbimi një an...
Një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara të Turq...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se ...
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqj...
Katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi janë gj...
Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin O...
Zyra e Kosovës ka reaguar në lidhje me propozimin e kryemi...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka arritur një marrëveshje p...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten, më 9 ...
Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë amerikane të z...
Kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ism...
Në filllim të muajit maj, revista javore e gazetës Nju...
Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO...
Sipas raporteve të mediave amerikane, prokurorët e Departa...
Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën ...
Kosova dhe Serbia ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për të...
Departamenti i Drejtësisë ka ngritur padi ndaj ish-preside...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...