"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ra sot kambanës së alarmit për sfidat madhore me të cilat përballet bota. Zoti Guterres tha në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, se krizat “e ndërlidhura”, përfshirë ndryshimet e klimës dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë shkaktuar “një gjendje për të ardhur keq” në botë, siç u shpreh ai.
Sekretari Guterres paraqiti një tablo pesimiste në fjalimin e tij në ditën e dytë të Forumit, duke thënë se ndasitë e thella gjeopolitike dhe shkalla e lartë e mosbesimit, po minojnë përpjekjet për të trajtuar problemet globale.
"Shumë pjesë të botës përballen me recesion dhe e gjithë bota përballet me ngadalësim. Po shohim thellimin e pabarazive dhe një krizë të përshpejtuar të kostos së jetesës që prek më së shumti gratë dhe vajzat; ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe një krizë energjie, rritje të çmimeve, rritje të normave të interesit së bashku me inflacionin dhe nivelet e larta të borxhit që godasin vendet më të dobëta", tha ai.
Zoti Guterres shton se gjendja bëhet edhe më e mjerueshme nga konflikti, dhuna dhe lufta.
“Sidomos agresioni rus ndaj Ukrainës, jo vetëm për shkak të vuajtjeve të jashtëzakonshme të popullit ukrainas, por për shkak të implikimeve të thella në çmimet globale të ushqimit dhe energjisë, mbi tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit, tek çështjet e sigurisë bërthamore, themelet e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara", tha ai.
Duke folur për pandeminë e COVID-19, zoti Guterres paralajmëroi se bota nuk ka nxjerrë mësime prej saj dhe nuk është gati të përballet me pandemi të ardhshme.
Ai veçoi ndryshimet e klimës si një "sfidë ekzistenciale".
"Çlirimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë është në nivele rekord dhe në rritje. Angazhimi për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius pothuajse po dështon. Pa veprime të mëtejshme, ne po shkojmë drejt një rritjeje prej 2.8 gradësh dhe pasojat do të ishin shkatërruese", tha ai.
Zoti Guterres, iu referua një studimi të fundit që nxorri në pah se shkencëtarët e kompanisë Exxon Mobil bënë parashikime jashtëzakonisht të sakta në lidhje me efektet e ndryshimeve klimatike që në vitet 1970, edhe pse kompania publikisht vazhdoi të shprehte dyshime për rrezikun e ngrohjes globale.
"Ne mësuam javën e kaluar se disa prodhues të lëndëve djegëse fosile ishin plotësisht të vetëdijshëm në vitet '70 se produkti i tyre kryesor po e zhuriste planetin tonë," tha ai në fjalimin e tij.
Ai shtoi se disa përfaqësues të industrisë së naftës, përhapën “një gënjeshtër të madhe."
Kritikët kanë vënë në pikëpyetje ndikimin e takimit katër-ditor, ku politikanët, drejtuesit e korporatave dhe elita të tjera, diskutojnë për problemet e botës — dhe bëjnë marrëveshje pas dyerve të mbyllura— por ku rezultatet konkrete janë më të vështira për t'u matur.
Ambientalistët, për shembull, e konsiderojnë hipokrizi faktin që shumë pjesëtarë të Forumit i japin përparësi betejës kundër ndryshimeve të klimës, ndërkohë që përdorin avionë privatë që çlirojnë sasi të mëdha karboni./ VOA
Në më pak se tri javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 18 janar se nuk ka ...
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shpeshherë ka dëshmua...
Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe një herë: Ukraina dhe partn...
Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksione...
Në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg ës...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialog, Miro...
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gats...
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyy, d...
Deri 2 muaj më parë, një nga pyetjet kryesore me të cilat ...
Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës, Greta Thu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se do t'i përgjigjet në mën...
Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollar...
Viti i ri ka nisur me shumë telashe për kancelarin Ola...
Prokurori federal i Belgjikës tha të martën se ish-anë...
Një kandidat i dështuar republikan, për të cilin autor...
Ka arritur në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmit të R...
Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...